Prizren, 6 shtator – Prizreni prinë, pastaj Prishtina, Gjakova, Peja..jane qendrat e Kosovës qe njihet si qytetet me te vizituara jo vetem nga shgqipatret , por edhe nga truistet e huaj. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për muajin maj 2022. Në maj 2022 pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës, njofton nga Prishtina korrespdneit i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Sipas anketës, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 32 444, prej të cilëve 37.12% ishin vendorë dhe 62.88% ishin të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve ishte 50 247, prej tyre 32.10% nga vendorët dhe 67.90% nga të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 15 223 vizitorë dhe 24 358 net-qëndrime.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh ishte nga Zvicra, pastaj vjen Gjermania, Franca, Ialéa etj.. etj.