6.9 C
Berne
samedi 9/11/2024

Pas Tiranës edhe në Prishtinë, hapet Oda Ekonomike Zvicerane

Pamje gjatë ceremonisë së hapjes së Odes Ekonomike Zvicerane në Kosovë

Berne, 28 maj Berna dhe Prishtina ditëve të fundit ka intensifikuar bashkëpunimin edhe në fushën ekonomike dhe biznesit.

Si kurorëzim i këtij bashkëpunimi është themelimi i Odes Ekonomike Zvicerano-Kosovare në Prishtinë, në të cilën ceremoni, pos autoriteteve helvetike murrën pjesë edhe ato të Kosovës.

Një zyrë e të njëjtit karakter para katër vitesh (2017) ishte hapur edhe në Tiranë me emrin Oda Ekonomike Zvicerano-Shqiptare.

Sot, me iniciativë të ndërmarrësve dhe me përkrahje nga Ambasada Zvicerane u themelua Oda Ekonomike Zvicerano – Kosovare.

Marrë parasysh shkëmbimin intensiv tregtar në mes të Kosovës dhe Zvicrës ky mekanizëm ka për qëllim të shërbej si adresë lehtësuese për investitorët nga Zvicra si dhe për ndërmarrjet kosovare që kanë shkëmbim tregtar me kompanitë zvicerane, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

President i Bordit u zgjodh ndërmarrësi i suksesshëm Fikret Murati, ndërsa, pozita e Zëvendës Kryetarit të Bordit ju është besuar  Granit Vokshit.

Fikret Murati, si një ndërmarrës që është rritur në Zvicër,  Murati u kthye në Kosovë për ta hapur kompaninë e suksesshme “Speeex”. Për të, ceremonia e sotme është fillimi i një zhvillimi ekonomik të bazuar në praktikat zvicerane.

Para të pranishmëve, Murati u shpreh optimist se do të jetësojë projektet që pritet të rrjedhin nga bashkëpunimi i mirëfilltë në mes palëve.

“Ju falënderoj përzemërsisht. Jam shumë optimist për këtë bashkëpunim për mundësi të reja, rrjetëzim të ri dhe një bazament thelbësor që do ta ndërtojmë së bashku. Sot jam qytetar i Zvicrës dhe Kosovës, andaj tash po më kujtohet dhe mund të them se i kam bërë prindërit dhe paraardhësit e mi krenarë. Na pret një rrugëtim i ndritur dhe i bardhë, që së bashku me ekipin që do të përzgjidhet me anëtarët e tjerë të bordit do të punojmë që ta jetësojmë rrugëtimin tonë në integrim me ekonominë zvicerane”, ka shtuar Murati

Ndërsa, zëvendëse ambasadorja Zvicerane, Pauline Menthonnexi, e cila e hapi këtë promovim, tha se “deri më tani nuk ka pasur një iniciativë të tillë, prandaj ajo pret që kjo odë do t’i mbështet edhe kompanitë kosovare dhe zvicërane në formësimin e raporteve të ardhme ekonomike.”

Menthonnexi tha po ashtu se “bizneset kanë nevojë psundim të ligjit dhe për një ambient konkurrues. Teksa shtoi se përveç diasporës së Kosovës, Qeveria e Zvicrës, së bashku me investitorët zviceran ka qenë shumë aktive në Kosovë, prandaj, në vitin e kaluar Zvicra ka qenë investuesi i dytë më i madh në Kosovë pas Gjermanisë dhe para Turqisë…” transmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Në këtë ceremoni të themelimit është zgjedhur edhe kryesuesi i Thesarit, Armend Osaj nga “ACA” (Bashkëpunëtorët e Auditimit dhe Këshillimit), teksa Zëvendës President është zgjedhur Granit Vokshi nga “Koci&Vokshi” me 13 vota PËR, teksa Bekim Kasumi nga ”Smart Bits” mori 7 vota.

Themelimi i organizatës është përshëndetur edhe nga të pranishmit tjerë, si përfaqësuesja qeveritare Fëllanza Podrimja dhe zëvendësambasadorja e Zvicrës, Pauline Menthonnex Gacaferri dhe përfaqësues të Odës Gjermane.ër stabilitet në aspektin politik, për

Nje zyre e te njejti karakter para kater vitesh (2017) ishte hapur edhe ne Tirane me emrin Oda Ekonomike Zvicerano-Shqiptare, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Derniers articles