12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Challandesi: Nuk e kemi ndërmend t’i lusim ata e t’u biem në gjunjë, ne jemi Kosova dhe jemi krenarë

Bernard Challandes sot është paraqitur në konferencë për shtyp, ku ka folur edhe për futbollistët që po zgjedhin të përfaqësojnë shtetet e tjera para Kosovës.

Rasti i fundit ishte ai i Andi Zeqirit, i cili ka pranuar ftesën që t’i bashkohet Zvicrës për Kampionatin Evropian.

Përzgjedhësi i Kosovës ka thënë se nuk është i lumtuar aspak që Zeqiri ka marrë këtë vendim.

“Nuk jam i lumtur aspak që ai është te Zvicra sepse Andi është një lojtar i së ardhmes për ne. Ende asgjë nuk ka përfunduar, por mbetet të shihet. Mirëpo, kemi rastin e Albian Ajetit që zgjodhi Zvicrën, por tani nuk është në listë për Evropian” – tha fillimisht zvicerani.

“Jo vetëm për rastin e Andit, por edhe lojtarët tjerë që janë në të njëjtën pozitë. Ne si federatë dhe unë si trajner duhet t’i tregojmë atyre se i duam, të tregojmë interesin tonë dhe t’i bëjmë ftesa. Për të luajtur për Kosovën, ata duhet të ndjenjë krenari dhe nder. Ne nuk e kemi ndërmend t’i lusim ata dhe t’u biem në gjunjë pasi ne jemi Kosova dhe kemi ekipin tonë me lojtarë shumë të mirë. Nuk jemi skuadra më e mirë në Evropë, por jemi krenar. Edhe lojtarët duhet të ndihen krenar dhe jo pasi të mbesin pa opsion, ta zgjedhim pastaj Kosovën”, ka thënë Challandesi.

Derniers articles