Gjenevë, 26 maj -Kompania ajrore Swiss International Air Lines është duke tërhequr dhe pezulluar fluturimet në linjën direkte nga Gjeneva në Prishtinë (dhe anasjelltas) për shkak të problemeve teknike me flotën e saj të avionëve Airbus A220, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Pavarësisht kësaj tërheqjeje nga linja « Swiss », ju mund të udhëtoni direkt ndërmjet Gjenevës dhe Prishtinës duke përdorur opsionet e tjera alternative: EasyJet: Ofron fluturime të rregullta dhe të shpeshta direkte ndërmjet Gjenevës dhe Prishtinës, të cilat i gjeni dhe i rezervoni përmes easyJet.
Agjencitë dhe operatorët çarter: Fluturime direkte nga Gjeneva në Prishtinë ofrohen gjithashtu në mënyrë periodike nga agjenci të specializuara udhëtimi.
Për oraret më të fundit dhe për të rezervuar biletën tuaj, ju rekomandojmë të kontrolloni faqet zyrtare të këtyre operatorëve ose të përdorni platformat e krahasimit si obilet dhe Skyscanner.
