New York, 20 tetor -Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mblidhet sot për të shqyrtuar raportin gjashtëmujor mbi zhvillimet në Kosovë dhe punën e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Kosova në seancën e sotme te KS të OKB-së do te perfaqëshet nga shefi i diplomacise se Republikes së Kovoës z. Glauk Konjufca. Kurse Serbia do përfaqësohet nga ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriç, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Kosova dhe Serbia përballë njëra-tjetrës në OKB
Kosova në seancën e sotme te KS të OKB-së do te perfaqëshet nga shefi i dplomacise ksovare z. Glauk Konjufca. Kurse Serbia prtet të përfaqësoeht nga ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriç.
Edhe këtë herë pritet që çështja e Kosovës të rikthejë në të njëjtën tryezë qëndrimet e kundërta të Prishtinës dhe Beogradit.
Në qendër të diskutimit pritet të jenë situata e sigurisë, tensionet në veri, marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Prishtinës dhe komunitetit serb, si dhe ngërçi institucional dhe dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja.
Sipa burimeve te gaztes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch, pos situates politike dhe te sigurise ne Kosovë në seancen e sotme te KS te OK-së ne qender te debatit edhe diskriminimi shqiptareve ne Luginën e Preshevës sidmos me fenomenikn e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës kur behet fjale err reth 7.000 sish.
Raporti do të paraqitet nga Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, i cili mori detyrën në janar të këtij viti.
Dokumenti mbulon periudhën 16 mars – 15 shtator dhe vlerëson se situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë ka mbetur relativisht e qëndrueshme. Megjithatë, krahas këtij vlerësimi, raporti evidenton një sërë zhvillimesh që, sipas tij, kanë rritur tensionet politike dhe pasigurinë, veçanërisht në veri të vendit.
OKB-ja: tensionet mbeten të pranishme
Sipas raportit, gjatë periudhës së shqyrtuar ka vazhduar bllokada institucionale, ndërsa progresi në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel ka mbetur i kufizuar.
Raporti vëren gjithashtu rritje të tensioneve ndërmjet autoriteteve të Prishtinës dhe strukturave lokale, veçanërisht në komunat veriore të Kosovës.
Një pjesë e rëndësishme e dokumentit i kushtohet situatës së komunitetit serb në Kosovë. Sipas vlerësimit të UNMIK-ut, gjatë periudhës së raportimit janë regjistruar arrestime të serbëve, mbyllje ose ndërprerje të veprimtarisë së institucioneve që funksiononin brenda sistemit serb, kufizime lidhur me simbolet fetare dhe kulturore, pretendime për sjellje të pahijshme të policisë, dëmtime të pronave dhe dëbime.
Sipas raportit, këto zhvillime kanë kontribuar në krijimin e një ndjenje pasigurie dhe të trajtimit të pabarabartë te një pjesë e komunitetit serb të Kosovës.
Për Kosovën, çështja lidhet me shtrirjen e autoritetit të institucioneve të saj në të gjithë territorin dhe funksionimin e rendit kushtetues. Për komunitetin serb dhe Beogradin, në qendër janë çështjet e sigurisë, të drejtave të komunitetit dhe funksionimit të institucioneve serbe.
Pikërisht për këtë arsye, çdo raport i UNMIK-ut i paraqitur në Këshillin e Sigurimit merr një rëndësi të veçantë politike.
Ndërsa Kosova thekson institucionet e saj shtetërore dhe sovranitetin në territor, Kosova vazhdon ne largimine misonit te OKB-së (UNMIK) nga rajoni.
Greqia kryeson seancën
Seanca e sotme do të drejtohet nga Ambasadori i Greqisë në OKB, pasi Greqia mban presidencën e Këshillit të Sigurimit për muajin përkatës, në kuadër të sistemit të presidencës me rotacion.
Në një kohë kur tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit mbeten të pranishme dhe zbatimi i marrëveshjeve të dialogut vazhdon të jetë i ngadaltë, vëmendja e komunitetit ndërkombëtar rikthehet edhe një herë te Kosova.
Seanca e Këshillit të Sigurimit do të jetë një tjetër moment ku do të përballen dy narrativa të ndryshme për situatën në Kosovë — ajo e Republikes së Kovoës dhe ajo e Beogradit — ndërsa OKB-ja do të kërkojë të vlerësojë zhvillimet e gjashtë muajve të fundit dhe ndikimin e tyre në sigurinë dhe stabilitetin e vendit.
