11.7 C
Berne
jeudi 24/10/2024

Dua Lipa sot ne mbremje ne Cyrih dhezi mijera zvicerane dhe shqiptare

Berne, 20 maj -Një nga yjet më të mëdhenj të estradës së momentit po viziton Zvicrën të premten: Dua Lipa (26) do të ndalet te temten ne mbremje në Hallenstadion të Cyrihut, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Ilira nga Berna është përvëluar për idhullin e saj para performancës zvicerane. Dua Lipa është një nga yjet më të mëdha të estradës në botë. Ajo që e kishte parashikuar tashmë karrierën e saj të madhe në vitin 2015 ishte këngëtarja berneze Ilira, ka shkruar kazteta Blick.ch, citon Le Canton27.ch

Ylli me famë botërore e me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, mbrëmë ka performuar para publikut në Zvicër, në Cyrih, ku ishin të pranishëm mijëra fansa të saj, e padyshim që në mesin e tyre kishte shumë shqiptarë.

Dua Lipa ndezi skenën e Hallenstadion Zürich, ku argëtoj mbi 13 mijë persona, të cilët ishim mbledhur për ta dëgjuar dhe parë me ëndje Lipën, e cila si çdo herë tjetër, edhe mbrëmë shkëlqeu.

Këngëtarja berneze Ilira (27), e cila ashtu si anglezja i ka rrënjët në Kosovë, nuk është befasuar me suksesin e saj të madh.

“Dua Lipën e kam takuar dy herë personalisht. Një herë motra ime i shkroi duke e pyetur nëse mund të vinim në koncertin e saj në Berlin, në vitin 2015”, thotë Ilira. “Ajo na bëri të mundur vizitën. Po, edhe ne duhet t’i takojmë në prapaskenë!»

Këngë me Calvin Harris, Miley Cyrus dhe Elton John

Në atë kohë, Dua Lipa kishte publikuar vetëm këngën e saj debutuese « Be the One », por ende nuk ishte e përfaqësuar në top listat zvicerane. Megjithatë, Ilira – para karrierës së saj muzikore – ka vendosur në internet një foto nga takimi me Dua Lipën dhe ka shkruar: “Kjo është artistja më e mirë shqiptare, Dua Lipa. Ajo do të shkojë larg! ».

Sot Dua Lipa mbush sallat anembanë botës, është mysafire e përhershme në paradën e hiteve dhe publikon këngë me të mëdhenjtë e muzikës si Calvin Harris (38, « One Kiss »), Miley Cyrus (29, « Prisoner ») madje edhe Elton John ( 75, « Zemër e Ftohtë »).

Ilira, e cila gjatë verës do të këndojë në Festivalin e Gurtenit, ka lënë përshtypje të veçantë karriera e Dua Lipës. “Në fakt, ajo ishte në rrugë vetëm si modele dhe erdhi në muzikë vetëm më vonë”, thotë një banore nga Berna. “Ajo gjithmonë bënte atë që i pëlqente. Dhe ajo kurrë nuk ishte vetëm për famën, ajo gjithashtu donte të shprehej artistikisht.»

Shumë këngëtarë me rrënjë shqiptare kosovare

Dua Lipa është vetëm njëra prej shumë artisteve me rrënjë kosovaro-shqiptare që aktualisht po gëzon famë botërore. Një prej tyre është edhe Rita Ora (31). “Ka një arsye më të thellë për mua që ka shumë këngëtarë të njohur nga ky cep i botës. Kombit tonë i është dashur gjithmonë të dëgjohet zëri dhe të luftojë për pavarësi. Pra, ne jemi të dhënë që në moshë të vogël për të luftuar për ëndrrat tona”, thotë Ilira.

Kur Dua Lipa të performojë hite si « New Rules », « Physical » dhe « Levitating » në Cyrih të premten, Ilira, e cila tani jeton në Londër, nuk do të jetë aty. “Por unë kam parë shumë turne në mediat sociale. Do të jetë një spektakël”.

Derniers articles