17.9 C
Berne
samedi 20/07/2024

Futbollistet kosovar me zemër të madhe, me karakter dhe dinjitet befasuan Zvicrën e Shaqirit dhe Xhakës

Në minutën e 52-të, Milot Rashica, nga afërsia kalon në epërsi (0:1) Kosovën

Kombëtarja e Kosovës ka barazuar me rezultat 1:1 me Zvicrën, në ndeshjen miqësore, ç’është e vërteta e luftuar deri në minutën e fundit, raportin gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch drejoersedrejtin nga stadiumi i “Letzigrund” në Zurich.

Djelmoshat e Kosovës me lojë e rezultat befasuan Zvicrën e selektorit Murat Yakin.

Ndeshje për t’u mbajtur mend mes Zvicrës dhe Kosovës, sidomos pjesa e dytë përveç dy golave pati edhe raste të mira qoftë të njëra pala apo Kombëtarja tjetër.

Kosova ka treguar zemër të madhe në përballje me Zvicrën në stadiumin “Letzigrund” në Zurich.

Futbollistet kosovar me zemër të madhe, me ksrakter dhe dinjitet befasuan Zvicrën e Shaqirit dhe Xhakës, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Spektakël futbollit, djelmoshat treguan angazhim të pashoq duke kënaqur edhe mijëra shqiptarë që ishin në stadium me fanella, plisa të bardhë e flamuj të Kosovës.

Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u paraqitën nga minuta e parë e Andi Zeqiri nga minuta e 81-të për Kombëtaren e Zvicrës.

Xhaka u zëvendësua në minutën e 63-të e Shaqiri në atë të 75-tën.

Shaqiri ka qenë jashtëzakonisht i rrezikshëm për Kosovë, madje goli i barazimit rrodhi nga veprimi i tij.

Në minutën e 13-të, Amir Rrahmani pati rast të mirë, por goditja e tij me kokë u ndal nga portieri zviceran.

Në stadiumi vazhdimisht u dëgjuan brohoritjet, Kosova, Kosova, Kosova, duam fitore.

Derniers articles