Shkruan: Nefail MALIQI
Një nga faktet më befasuese për Zvicrën: vendi që njihet në mbarë botën për stabilitetin dhe organizimin e tij politik, zyrtarisht nuk ka një kryeqytet. Atëherë, cili qytet e drejton Zvicrën? Nëse kjo pyetje do t’u bëhej qytetarëve në rrugë, përgjigjja më e zakonshme do të ishte Berna. Të tjerë mund të përmendnin Cyrihun, për shkak të rëndësisë së tij ekonomike. Por, juridikisht, asnjëri nuk është kryeqytet i Zvicrës, shkruan gezat zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Berna është “qyteti federal” dhe aty janë të vendosura Qeveria Federale dhe Parlamenti. Për këtë arsye, ajo konsiderohet në praktikë qendra politike e vendit. Por Zvicra nuk e ka shpallur kurrë zyrtarisht Bernën kryeqytet.
Kjo situatë lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si është ndërtuar shteti zviceran. Konfederata përbëhet nga 26 kantone, të cilat gëzojnë një autonomi të konsiderueshme dhe kanë institucionet e tyre politike e juridike.
Në vend që të gjitha institucionet kryesore të përqendroheshin në një qytet të vetëm, Zvicra ka ndjekur një model të shpërndarjes së pushtetit.
Lozana është selia e Gjykatës Federale, ndërsa Bellinzona është selia e Gjykatës Federale Penale. Në anën tjetër, Cyrihu mbetet qendra më e madhe ekonomike dhe financiare e vendit, ndërsa Gjeneva ka një rol të jashtëzakonshëm në diplomacinë ndërkombëtare.
Pra, Zvicra është një rast i veçantë në Evropë: nuk ka një kryeqytet zyrtar, por ka një qytet federal – Bernën – ku përqendrohet jeta politike e vendit.
Ky model është një pasqyrim i drejtpërdrejtë i federalizmit zviceran, ku ndarja e pushtetit, autonomia e kantoneve dhe kompromisi politik kanë një rol qendror.
Kështu, herën tjetër kur dikush t’ju pyesë se cili është kryeqyteti i Zvicrës, përgjigjja më e saktë është: Zvicra zyrtarisht nuk ka kryeqytet. Berna është qyteti federal.
Te gjithe mendjne, madje edhe une vete, para se me ardhe në Gjeneve, kam menduar se ky qytet ehste kryeqytet ja pse…
International Geneva – Gjeneva Ndërkombëtare me 42 organizata boterore – Ne Gjenevën me 40% te huaj janë edhe mbi 30 mije shqiptare shembull integrimi dhe suksesi me 200 policë sqhiptare dhe mbi 5000 firma, kompani qe drejtohen nga shqiptaret dhe një gazetar i vetem shqiptar në OKB
