Bernë, 30 shtator -Krenar dhe i lumtur për suksesin e Kombëtares U17, që qysh në debutimin e saj arriti ta kalojë fazën e parë kualifikuese dhe të promovohet në Ligën A të kualifikimeve për Evropianin 2022, ka dekalruar kryetari i FFK-së z.Agim Ademi, transmton gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Urime për vajzat dardane, për prindërit e tyre që i mbështesin dhe për klubet dhe stafin e trajnerëve që punojnë me përkushtim në ngritjen e tyre profesionale.
Zhvillimi dhe masovizimi i futbollit të vajzave ka qenë dhe mbetet ndër prioritetet tona, derisa sukseset e tilla na ndihmojnë në rritjen e mëtejme. Le të punojmë së bashku në vazhdimësi për suksese tjera!