Zëvendësimi i ushtarëve të KFOR-it, pranim i reciprocitetit dhe njohje e pavarësisë së Kosovës
“Qveria e Kosovës ka të drejtë në reciprocitet dhe kjo ka qenë e ditur. Por, u zumë shumë në befasi me mënyrën e zbatimit. Por, këtë e prisnim që të ndodhë në një moment. Jemi të lumtur që siguruam uljen e tensioneve”, tha ai duke shtuar se duhet gjetur zgjidhje afatgjate për çështjen e targave.
Këtë deklarim zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar e ka bërë kur u pyet se a kanë qenë të informuar nga pala kosovare se do ta vendosin masën e reciprocitetit për targat me Serbinë, zyrtari amerikan tha se “Kosova ka pasur të drejtë ta bëjë këtë”, por se u befasuan me mënyrën e zbatimit të këtij vendimi.
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar tha se ishte e rëndësishme që Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.
Ai po ashtu tha se Kosova ka pasur të drejtë të vendosë reciprocitetin, por Uashingtoni u befasua me mënyrë e zbatimit të këtij vendimi.
“Dialogu i udhëhequr nga BE-ja është vendi i duhur për të gjetur zgjidhjen dhe falënderoj të dërguarin e Posaçëm të BE-së, (Mirosllav) Lajçak dhe ekipin e tij për punën e madhe që kanë bërë”, tha Escobar gjatë një konference për media në Bruksel më 30 shtator.
“Mësimi është që në partneritet me BE-në mund të bëjmë një përparim në ndihmën e Ballkanit që të integrohet më shumë me BE-në pas një periudhe të vështirë në të cilën kaloi rajoni”, shtoi ai.
Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Escobar, që njëherësh është i dërguar i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, tha se ka ende shumë punë për t’u bërë dhe se varet nga vullneti politik i palëve