11.3 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Agim Ademi: FFK përmbyll kaptinen e parë me sukses në të gjitha garat e futbollit ne Kosove!

Në anën tjetër, FFK, do të vazhdojë në realizimin e projekteve të ndryshme me qëllim të progresit të mëtutjeshëm të lojës së futbollit në të gjitha segmentet, ka thene kryetsri i FFK-se Agim Ademi, transmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ne vazhdim z. Afemi ka pohuar se « sot e përmbyllëm kaptinën e parë në të gjitha garat e futbollit tonë. Perdja e stinorit vjeshtor u mbyll me një ndeshje përplot emocione në Suharekë, ku u vendos skuadra lidere e BKT Superligës për pjesën e parë të garave. E ndeshjet e këtilla në këtë stinor nuk ishin të pakta, anipse për shkak të pandemisë numri i tifozëve ishte i limituar, e në disa stadiume ende është duke u punuar në krijimin e kushteve më të volitshme si për lojtarët ashtu edhe për tifozët. »

Edhe ky stinor ishte i vështirë duke pasur parasysh përballjen e vazhdueshme me pandeminë Covid-19, por një lehtësim i madh për të gjithë të përfshirët në futbollin tonë ishte aplikimi i sistemit VAR në ndeshjet e BKT Superligës. VAR-i e bëri garën shumë më korrekte dhe i eliminojë gabimet në ndarjen e drejtësisë. Ishte ky një projekt i kushtueshëm, por tejet i domosdoshëm për futbollin tonë.

Përgëzoj të gjitha klubet për futbollin e shfaqur dhe garën korrekte, si dhe zyrtarët e ndeshjeve për kryerjen e detyrave në mënyrë të dinjitetshme. Shpresoj e besoj se stinori pranveror do të na sjellë garë edhe më interesante dhe emocione të pafundme me prani më të madhe te tifozëve në stadiume.

Tani të gjithë futbollistëve dhe të përfshirëve tjerë në futboll u dëshiroj pushim të këndshëm dhe ditë të lumtura për festat e fundvitit, derisa uroj që pushimin ndërmjet dy stinorëve klubet ta shfrytëzojnë për rritje të mëtejme të nivelit organizativ, në mënyrë që në pranverë të kemi garë edhe më joshëse.

Derniers articles