15.9 C
Berne
samedi 30/09/2023

Sofia Loren me gazetarin shqiptar: Ju shqiptarët jeni jo vetëm racë e mirë, po edhe aktorë të shkëlqyer!

Aktorja e njohur e kinematografise boterore, e Holliwood-it Sofia Loren me gazetarin shqiptar Nefail Maliqi ne Gjeneve

Gjeneve, 8 mars -Aktorja e mirënjohur botërore, Sofia Loren, fituese e çmimit Oskar, ka marrë pjesë në themelimin e një Fondacionit shëndetësor që i vjen në ndihmë të sëmurëve në Gjenevë, ku ndërmjet shumë personaliteteve e aktorëve zviceranë dhe botërorë ishte ftuar edhe gazetari i mirënjohur shqiptar në Gjenevë, z.Nefail Maliqi. Loren konsiderohet si aktorja më e suksesshme italiane dhe gjithashtu simbol i bukurisë në botë.

« Cher Monsieur ku bie kjo Presheva, në Shqipëri a në Serbi? »

Gazetari shqiptar fton Sofia Loren për kafe në Preshevë për ta vizituar këtë qytet dhe njohur banorët e tij dhe gjuhën e tyre.

Pas këtij evenementi, gazetari shqiptar ka qëndruar për disa minuta bashkë me tre kolegë duke bashkëbiseduar dhe pirë kafe me yllin e kinematografisë botërore, Sofia Loren, e cila i njihte mirë shqiptaret, por siç dukej jo edhe aq kufijtë, gjeografinë e Ballkanit. Themi kështu sepse qysh në fillim, kur Maliqi u prezentua si gazetar shqiptar, ajo e pyeti me politesë: « Cher Monsieur, ku është kjo Presheva? Në Shqipëri a në Serbi? » dhe gazetari duke qeshur iu përgjigj: « Pyetni Beogradin dhe Tiranën t’ua tregojnë! »

Me këtë humor ka nisur biseda e gazetarit Maliqi me aktoren e njohur italiane të Hollywood, Sofia Loren. Maliqi e ka ftuar Sofia Loren për kafe në Preshevë, për të vizituar qytetin dhe njohur gjuhën që flasin banorët e tij.

Sofia Loren, pavarësisht moshës së shtyrë, është ende vitale dhe dinamike dhe vitet e fundit, e angazhuar në fushata humanitare, duke ndihmuar gjeneratat e reja të aktorëve, por edhe në ndihmë të shëndetësisë, sidomos fëmijëve në spitale të ndryshme në botë në rajonet në konflikt.

« Ju shqiptarët jeni racë e mirë dhe aktorë të shkëlqyer, si italianët. Ballkani duhet të krenohet me ju! »

Sophia Loren Photo Print (8 x 10)Gjatë takimit të gazetarit Maliqi me aktoren e madhe italiane, Loren, ajo është pyetur edhe për shqiptarët dhe doli se kishte mjaft informacione si për zhvillimet kulturore, po ashtu edhe për zhvillimet tjera në Shqipëri e Kosovë.

Sofia Loren gjate kesaj bisede me redaktotin e gazetes zvicerane Le Cantin27.ch Nefail Maliqit, ka shprehur përshtypjet për zhvillimet e mbara në rajon. Duke folur për artistët ndërkombëtarë, ajo deklaroi se “shqiptarët kanë dëshmuar se janë aktorë të shkëlqyer, si në filmat e tyre ashtu edhe në kinematografinë botërore.”

“Ju shqiptaret jeni jo vetëm racë e mirë, por edhe aktorë të shkëlqyer, si italianët; sigurisht Ballkani krenohet me ju..” tha Loren në fillim të bisedës dhe Maliqi e falenderoi për vlerësimin.

Meqënëse vizita e saj në Gjenevë ishte e natyrës humanitare në sferën e shëndetësisë, Sofia Loren përmes cazetsrit shqiptare ne Gjeneve dha një mesazh të qartë drejtuar shtetit shqiptar duke shtuar se “Shqipëria, si edhe vendet tjera në botë, do të ishte mirë t’i përkushtoheshin më shumë shëndetësisë, sidomos shëndetit të fëmijëve, përmirësimit të kushteve në spitale, sepse fëmijët janë e ardhmja e çdo kombi. Kur kemi fëmijë të shëndoshë, padyshim do të kemi edhe shoqëri të shëndoshë”, u shpreh ikona e kinematografisë botërore, Sofia Loren, tashmë edhe një humaniste e madhe.Sophia Loren #sexy #celebs #backintheday https://t.co/WuFirXOFR6 | Flipboard

Derniers articles

Ne diten e stome 30 shtator 1912 nisi mobilizimi për luftën e parë ballkanike. Serbia kishte okupuar tokat shqiptare, Kosoven dhe Maqedonine

Luftërat Ballkanike janë emri i dy luftërave ndërmjet shteteve ballkanike në vitet 1912 dhe 1913. Luftërat u motivuan nga dëshira e shteteve ballkanike për...

Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit: Largo trupat nga brezi kufitar me Kosoven!

Shkruan Edit HARXHI, diplomate Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit të largojë trupat dhe armatimet e rënda nga...

Europol mbeshtet BE per nje hetim mbi sulmin e terroristeve serbe ne Kosove

Berne, 29 shtator -Deshtimi i invasioni te Serbise ne Kosove permes nje grupi terroristesh te dielen e kaluar ka shqetesuar mbare komunitetin nderkombetar, perfshire...

Zyrtare nga Haga: Kontribuesi me i madh i gjykates speciales SHBA-te dhe Zvicra. Rusia dhe Serbia nuk japin asnje cent. Kosova ja cfare po...

Per te funksionuar normal Gjykata soeciale per krime ne Kosove padyshim nevoitet nhe buxhet te majme, kuptohet nga komuniteti nderkombetar. Po cilat vende jane...

Berne, Mbrojtja ajrore e blinduar me nje kupolë hekuri mbi Zvicer

Berne, 28 shtator -Raporti ushtarak zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast sulmi. Një dokument i ushtrisë zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast të...