18.5 C
Berne
mardi 30/04/2024

Shqiperia qe do udheheq per nje muaj KS te OKB nuk eshte merite as sukses i saj, por rotacion, short qe ju ka rene fatkeqesisht edhe Rusise dhe Serbise?!

Shkruan: Nefail MALIQI

Shqipëria në krye të KS-OKB-së, gjate nje muaji, edhte ky lajm i fites dje dhe sot madje dusa mefia te Qevrise Rama po perpiqen ze bejne fushate, thuajse edhte merite apo sukses i Shqiperise e jo rotacion apo shirt we i ka rene asaj.

Ketij lajmi a duhet gezuar apo jo. Per mua si nje gazetar shqiptar qe 20 vite ne OKB me shume eshte i mire si lakm por jo edhe si veprim meqe nuk eshte ne favor te shqiptareve dhe do ndryshone asgje per Shqiperine e as per Kosoven e hiq e me hiq per shiotaret ne Serbi (Luginen e Presheves) ku shqiptaret aty jane nje popull me i varfur dhe me i duskriminuar ne ballkan dhe Evrope, shkruar redaktori per amaredjine nderkombetare i gazetes zvicerane Le Canton27.ch

Se do te behet fjale gjate ketij muaji, kur Shqiperia do te udheheq KS te OKB-se, ecoranoi edhe ambasadori shqiptar ne Kombet e Bashkuar z.Ferit Hoxha, sipss te cilit nuk do behet fjale per Kosoven echiq e me hiq per diskriminimin e shqiptareve ne Serbi edhe pse prioritet i kesaj organizate nderkombetare eshte mu kjo: shkelja e vete drejtave te njeriut ne bote, pra edhe ne Serbi!

Shqiperia qe do udheheq per nje muaj KS te OKB, gje kjo qe nuk eshte merite as sukses i saj, por i rotacionit, shortit qe ju ka rene fatkeqesisht edhe Rusise dhe Serbise?! Do perkujtuar se ne shtatorin e vitit 2012 deri në shtator 2013, serbi Vuk Jeremic kryesoi sesionin e 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së i cili prr nje vit e shfytezoi mire OKB-ne ne favor te Serbise. Do shofim se sa Shiperia do te beje dicka te mire per shqiptaret ne ballkane, se paku per te avancuar te drejtat e dikskriminuara te 200 mije shqiptareve ne Serbi!

Ka filluar sot presidenca e Shqipërisë me Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), e cila do të zgjasë përgjatë muajit shtator. Shqipëria, si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit, mban për herë të dytë presidencën e KS-OKB-së, pasi kishte mbajtur këtë rol edhe në qershor të vitit të kaluar.

Presidenca e Shqipërisë vjen në një kohë lufte në Evropë, trazira të shumta në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, por edhe emergjenca humanitare në vende të ndryshme të botës.

Për herë të dytë Shqipëria do të kryesojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në një kohë lufte në Evropë dhe emergjencash humanitare në mbarë botën.

Sipas diplomacise shqiptare, gjate oresidences se KS te OKB-se paska dy priorite (për ndryshimin e mekanizmave të shpërndarjes së ndihmës në kohë krizash nëpër botë dhe lufta Rusi-Ukrainë dhe pasojat e saj politike, të sigurisë dhe humanitare në botë) por jo edhe Kosova apo shqiptaret e diskriminuar dhe spastrimet etnike te shqiptareve ne Serbi?!

Sipas rregullores së Këshillit, presidenca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është me rotacion dhe mujore. Ajo sigurohet me radhë nga secili prej anëtarëve të Këshillit, sipas renditjes alfabetike angleze të emrave të vendeve.

Më 1 shtator fillon presidenca mujore e rradhës e Tiranës e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Me këtë rast gazeta zvicerane Le Canton27.ch shpjegon se si funksionon ky organ dhe çfarë reformash priten. Rusia mbështet idenë e Uashingtonit për zgjerimin e saj, por kundërshton atë të kufizimit të të drejtës së vetos së anëtarëve të përhershëm.

Shqipëria mban presidencën e rradhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që nga 1 shtatori, rol i cili alternohet çdo muaj nga 15 anëtarët e këtij institucioni. Presidenca vjen mes spekulimeve mbi nevojën për të reformuar Këshillin.

Çfarë është Këshilli i Sigurimit i OKB-së?

Këshilli i Sigurimit (KS) përbëhet nga 15 anëtarë, pesë prej të cilëve janë të përhershëm: Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Dhjetë të tjerët zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së për një mandat dy-vjeçar duke filluar nga 1 janari, me pesë që zëvendësohen çdo vit.

Aktualisht, anëtarët jo të përhershëm janë Shqipëria, Brazili, Ekuador, Gaboni, Gana, Japonia, Malta, Mozambiku, Zvicra dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Si sigurohet presidenca e rradhës e Këshillit të Sigurimit të OKB-së?

Kryesia e Këshillit sigurohet nga secili prej 15 anëtarëve me radhë për një muaj. Rrotullimi bëhet sipas rendit alfabetik të emrave zyrtarë të Shteteve Anëtare në anglisht.

Ky rregull i rotacionit ekziston që nga krijimi i organizatës në vitin 1946 dhe Kryetari i Bordit konsiderohet zëdhënës i saj.

Kombi kryesues ka për detyrë të koordinojë veprimet e Këshillit të Sigurimit, të vendosë një axhendë dhe të zgjidhë mosmarrëveshjet politike, ndonjëherë duke vepruar si diplomat ose ndërmjetës midis grupeve konfliktuale. Kryetari i KS te OKB-se është i autorizuar t’u bëjë thirrje palëve në konflikt që të « tregojnë vetëpërmbajtje ».

Çfarë është reforma e Këshillit të Sigurimit?

Reforma e Këshillit të Sigurimit përfshin të paktën pesë çështje kyçe:

Kategoritë e anëtarëve çështja e kufizimit të së drejtës së vetos të pesë anëtarëve të përhershëm përfaqësimi rajonal madhësia e një Këshilli të Sigurimit të zgjeruar dhe metodat e tij të punës marrëdhëniet ndërmjet KS dhe Asamblesë së Përgjithshme.

 

 

Derniers articles

Mediat botërore: Pse të rinjt po ikin nga Shqipëria masivisht, më shumë se nga vendet që janë në luftë?!..

Një kandidate për integrimin europian prej gati dhjetë vitesh, Shqipëria është e etur për tu bashkuar me klubin e njëzet e shtatë të BE-së....

Dy motra zvicerane me flamurin e Shtetit Islamik, planifikuan një sulm kundër OKB-së

Gjenevë/UN, 30 prill - Dy të pesëdhjetat nga Vaud do të gjykohen më 7 maj nga Gjykata Penale Federale në Bellinzona, Ticino. Ata akuzohen...

Ky është shqiptari më i moshuar në Zvicër me 100 vjet, kurse “Skenderbeu” i tij në Gjenevë i bëri 27 vjet « azil » në Zvicër!...

Profesor Astrit Leka, autor i vepres se bustit te Skenderbeut ne Gjenevë në bisede me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefaiol...

Kreu i Komunitetit musliman shqiptar në Zvicër, imam Mehas Alija dënon dëmtimin e bustit te Skënderbeut në Gjenevë

Bernë, 29 prill -Te pemtene  kaluar në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë...

Ja cfarë rrezikon teniseri serb Gjokoviç pas deklaratës së tij për Kosovën. Mund të « kapitulojë » karriera e tij në sport, sikur Serbia ne vitin...

Bernë, 29 prill -“Kosova është zemra e Serbisë – ndaloni dhunën”... Këto fjalë të shkruara nga Novak Gjokoviç në objektivin e kamerës pas fitores...