13.1 C
Berne
mardi 21/05/2024

Njihuni me shqiptarin më të moshuar në Zvicër me 100 vite, kurse “Skënderbeu” i tij në Gjenevë i bëri 27 vjet « azil » në Zvicër! (VIDEO)

Profesor Astrit Leka, autor i vepres se bustit te Skenderbeut ne Gjenevë në bisede me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin

Gjenevë, 30 prill -Ky është njeriu me një shekull jetë!..Ai sot ecen me kembet e veta! Mendjen e ka top, syrin shqiponjë e zërin pushkë!..

Zvicra aktualisht ka mbi 300.000 shqipatre. Profesor Astrit Leka, sivjet mbushi një shekull jetë dhe veprimtarie. Pra, Astrit Leka (i lindur në vitin 1024) eshte shqiptari më i moshuar në Zvicër i cili sot ka bërë 100 vjet, kurse “Skenderbeu” i tij i ka bërë 27 vjet « azil » në Gjenevën nderkombëtare, që i bënë krenar jo vëtëm mërgimtaret të ketij kantoni, por edhe mijera shqiptarë nga 26 kantone tjera të Zvicrës, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Mediat zvicerane: Astrit Leka, ambasador dhe një hero i rezistencës shqiptare!

Mu keto dy shifra « 100 » vjet te profesor Lekës dhe « 27 vite » te Skenderbeut në Gjenevë ka bërë që t’i troket në derë Astrit Lekës, redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi (një gazetar i njohur, njëherit bashkëpunëtor shumëvjeqar dhe mik i profesor Lekës) i cili përkundër viteve, nje shekull jetë, ai e priti gazetarin tonë në këmbë, me buzeqeshje bile edhe i ofroi kafe. Ja ky është Astrit Leka, ky « djal i ri azgan » i cili eshte me sy mirë dhe me mendjen top, që sivjet po mbush plot 100 vjet, që ju bëri rrezistence dje regjimit komunist, stuhive e shume sfidave tjera e sot edhe viteve që nuk ju dorëzohet lehtë i cili më shumë rrinë në karrigë duke e lexuar, kurse shtratin e perdor vetëm natën, për gjumë. Kto 40 vite e profesor Lekes ne Gjenevë, ata ku ka pas tubim konferanca nderkombätre apo forume boterore qe eshte folur per Kosovën apo shqipatret si ne Davos, Crans Monatna, Bernë, Bruksel, Paris, Rome, Vienë, New York, Prage e ku jo se..ata e ke pasur Astri Lekën. Jo vetem kaq, madje edhe në cdo organizim, qofte humanitar apo kombëtar, aty ku ka pasur protesta për Kosovën, për Shqipërinë, per Maqedoninë.. apo per Luginën e Presheves,  aty e ke pasur Astri Lekën me plis ose me flamur në dorë!

Astri Leka gjate ketyre 100 viteve ka bërë më shumë se 100 vepra të mira për kombin tonë, komunitetin shqiptarë në Zvicër, por njera me kulminante eshte ajo e vuarjes së bustit te Skenderbeut me 1 Nëntor 1997 në parkun William-Rappard, buzë liqenit (Lac de Leman) në Gjenevën nderkombëtare, vetëm disa metra përballë zyrave të OKB-së, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Po ashut  një kontribut të jashtëzakonshëm ka edhe të Z. Ueli Leuenberger, themelues i Universitetit Popullor Shqiptar të Gjenevës dhe deputet i shumë legjislaturave në Parlamentin e Zvicrës, po ashtu edhe veprimtarin tjeter te ceshtjes kombetare Zaim Jashari (nga Kumanova) qe kishte financuar venien e busit te heroit tone kombëtar ne Gjenevën nderkombëtare.

Vënia e bustit te Skdnerbeut ne Gjenevë u mirpite nga mabre shipatre ne kanon dhe Zvcier, qe beri jehone te madhe edhe ne mediat zvicerane. « Astrit Leka, ambasador i shqiptareve ne Zvicër » (Astrit Leka, l’ambassadeur des Albanais en Suisse); « Astrit Leka, heroi i rezistencës shqiptare » (‘Astrit Leka, heros de la resistance albanais‘,) jane keta vetëm disa titull te gazetave zvicerane qe shkruajtën për jetën dhe veprimtarine e profesor Astrit Lekës.

Astrit Leka ne bisesedë me redaktorin e gazetes zvicerane  ne shqip Le Canton27.ch ka thënë se « përkundër vështërsive, që me pengoni serbët, rusët dhe grekët, por megjithatë shumë autoritete kantonale dhe zvicerane kanë mbeshtetur iniciativën time për ngritjen e bustit të heroit tone kombëtare në Gjenevë. Njera nder to ishte edhe znj. Micheline Calmy-Rey, e cila kur ajo ishte kryetare e konfederatës zvicerane, na kishte mbështetur si shoqatë për ngritjen e bustitm te heroit tonë legjendar në Gjenevë. »

Italianët në Romë shikojnë çdo ditë monumentin e heroit kombëtar shqiptar në “Piaca di Skënderbeg”. Janë bërë përpjekje për ngritjen e bustit të Skënderbeut në Londër, Paris, Nju Jork e deri në Gjermani ku jetojnë qindra mijëra shqiptarë. Dhe ndoshta një ditë ne ose brezat tanë të ardhshëm do ta shohim këtë ëndërr të realizohet.

« Ne shqiptarët, ndoshta më tepër se të tjerët, kemi nevojë të promovojmë vlerat tona më të mira, sidomos në kushtet aktuale, ku duhet thënë se imazhi ynë kombëtar kurres nuk ka qne me i mire, ku shqipatrer sot ne Zvicer jane shembull integrimi dhe suksesi. Gjatë punës shume vjeqare në drejtimin e shoqatës ndërkombëtare për solidaritet dhe zhvillim të vendeve të lindjes, “Solidest”, me seli në Gjenevë ia arritëm qëllimit tonë, duke ngritur bustin e Skendrebeut ne këte metropol evropian… »ka thënë në vazhdim z.Leka

Veterani i nderuar i lufës deh paqes Prof. Dr. Astrit Leka ne vazhdim për gazten zvcierane ne shqip Le Canton27.ch shprehet: “Në fillim vendosëm bustin e Skënderbeut në Gjenevë. Pas përgatitjes së një projekti për ngritjen e bustit të Skënderbeut në Gjenevë, bust bronzi që e kisha paguar në vitin 1991 në Tiranë, mora iniciativën, duke iu drejtuar për këtë fillimisht autoriteteve zvicerane, deri sa më në fund ia arrita qëllimit, duke siguruar miratimin e këtij projekti pas gjashtë vitesh. Kështu, busti i Skënderbeut u përurua në Gjenevë më 1 nëntor 1997. Më tej vijuam me projektet për ta ngritur atë edhe në metropole të tjera, ku sytë e shqiptarëve e kërkojnë e krenohen me bustin e Skënderbeut.”

Skënderbeu në krye të një vendi të vogël përballoi një ushtri të madhe perandorake, – folën prijësit e Gjenevës. – Ai na jep forcë që ne të përballojmë duke luftuar”.

Skënderbeu u bë frymëzues për luftën mbrojtëse të gjenevezeve dhe qyteti u mbrojt. Këtë të vërtetë historike e nxori nga arkivi veterani dhe patrioti model Astrit Leka, ose siç është quajtur nga gazeta zvicerane si “Vënësi i busteve të heronjve nëpër botë”.

Astrit Leka, i vlerësuar si Nderi, jo vetëm i Gjenevës por i gjithë Zvicrës, e meriton të quhet “Njeriu i Shekullit të Pavarësisë”. Para pesëmbëdhjetë vjetësh, kur imazhi i popullit tonë kishte rënë poshtë, për shkak të trazirave të vitit 1997, Astrit Leka, ky luftëtar shembullor, bmrojti UCK-ne ne aren dnerkobmëatre, i cili me pas loboi edhe per Kosoven deri në pamaveresinë e saj, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Dhe ky busti i Skënderbeut, sipas profesor Astrit Lekës eshte i vetmi hero kombetar qe vlersohet lart nga autoritet helvetike.

Ky bust, një mrekulli e duarve të arta të Odise Paskalit të pavdekshëm, është vendosur në pragun e madh që quhet  William Poppard, buzë liqenit Leman në metrolin ndekrombëare ne Gjenevë, me shikim nga liqeni, kjo vepër arti skalit madhështinë e historisë tonë kombëtare dhe vlera të mëdha arti. Në këtë park të madh që qarkon liqenin, busti i Skënderbeut rrezaton nga larg e flet për një komb sa të vjetër aq heroik.

Busti i heroit kombëtar të Shqipërisë është përuruar në Gjenevë më 1 nëntor te vitit 1997 nga veprimtare te shquar Astrit Leka. Bustin e heroit tone kombëtar e mundësoi Zvicra ne shenje falënderimi dhe respekti ndaj kombit dhe komunitetit shqiptar në territorin helvetik, numri i te cilëve besohet se është mbi 300.000.

Në përurimin e bustit te “Skenderbeut” morën pjesë qindra persona, ne mesin e tyre edhe shume veprimtarë të çështjes kombëtare nga komuniteti shqiptar dhe shumë personalitete nga Tirana dhe Prishtina si dhe autoritete kantonale dhe zvicerane.

Paria gjeneveze, e ndodhur para sulmit të Dukës së Savojës, francezit Charlie Emanuel i Parë, më 12 dhjetor 1602 u mblodh dhe vendosi të mbrohet ashtu si luftoi populli shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut.

           Kush është ASTRTI LEKA?

Astrit Leka, i cili aktualisht jeton prej gati 40 viteshnë Gjenevë në Zvicër, është kryetar i shoqatës « Solides » për zhvillimin e vendeve të lindjes, kryetar nderi i bashkimit të Intelektualëve shqiptarë në Zvicër dhe zvkryetar i Konfederatës Evropiane të Veteranëve të Luftës. Në vitin 1939 del vullnetar kundër pushtimit fashist. Në ‘41-n braktis shkollën e mesme në Firence dhe kthehet në atdhe për të mbështetur luftën. Pas Çlirimit ka punuar si bashkëpunëtor i Institutit të Shkencave që nga 1947-1954 me vendim qeverie. Ka kryer studimet e larta në Fakultetet Gjuhë-Letërsi, Histori-Gjeografi dhe Fakultetin Ekonomik.

Është pushuar nga puna më 8 mars 1967 për veprimtari armiqësore. Humbi të drejtën e punës intelektuale deri më 1990, por ka dhënë mësime private frëngjisht, italisht, spanjisht, portugalisht. Në maj të ‘90-ës doli jashtë shtetit në Amerikë, Kanada, Evropë dhe u vendos në Gjenevë. Gjatë kësaj kohë është marrë me botime në gjuhë të huaj për çështjen shqiptare.

Dëmtimi i bustit të Skënderbeut/ Reagon njeriu që e vuri bustin dhe kryetari i bashkisë së Gjenevës: Dënojmë aktin vandal. Solidaritet me shqiptarët!

Ditën e premte (26 prill 2024)  në orët e vona të mbrëmjes është dëmtuar busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm disa metra përballë zyrave të OKB. Policia ka nisur hetimin në lidhje me rastin, raporton gazeta zvicerane në gjuhën shqipe Le Canton27.ch. Autoritetet e larta zvicerane kanë bërë reagimet e para.

Komuniteti shqiptar në Gjenevë ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rastin, ndërsa thonë se kjo nuk është hera e parë që dëmtohet busti i Skënderbeut.

Për dëmtimin e bustit të Skënderbeut ka ardhur një reagim edhe nga Ueli Leuenbeger, themelues i Universitetit Popullor Shqiptar dhe ish-Këshilltar Kombëtar (deputet) i cili ka ka qenë ndër kontributorët e vënies së bustit buzë liqenit të Gjenevës.

“Unë e dënoj në termat më të ashpër të mundshëm këtë akt vandalizmi. Shpresoj se nuk janë motive politike ato që i kanë frymëzuar vandalët dhe shpresoj që policia dhe drejtësia të kapin autorët. Komuniteti shqiptar në Gjenevë duhet të jetë në gjendje të llogarisë në mbështetjen e autoriteteve të Gjenevës”, është shprehur ai.

Astrit Leka, iniciator i vënies së monumentit të Skënderbeut ne Gjenevë: Dëmtimin e bustit të heroit tonë,  shqipatret dhe zvicerane bashakrisht e dënuan!

Më erdhi shume keq, kur dëgjova se është dëmtuar busti i kryeheroit tonë kombëtar Skënderbeut, aq më tepër në Gjenevën tonë ndërkombëtare. Të prekësh Skënderbeun do të thotë se ke prekur jo vetëm shqiptarët, por tërë Europën duke ditur mirëfilli rolin dhe kontributin e tij. E dënoj këtë sulm, ketë akt të lig dhe qyqar nga ata që e bënë me qëllim apo pakujdesia. Besoj se autoritetet zvicerane do ta ndriçojnë rastin dhe t’i ndëshkojnë autorët që e kanë dëmtuar bustin”, ka thënë Astrit Leka për Le Canton27.ch.

 

 

Derniers articles