12.3 C
Berne
jeudi 23/03/2023

Shefi i OKB-së uron presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, të hënën uroi, Joe Biden, për fitoren e presidencës së SHBA-së dhe popullin amerikan për një « ushtrim të demokracisë ».

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden dhe zëvëndëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris po vazhdojnë të marrin urime nga liderë të ndryshëm botërorë pavarësisht faktit se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk e ka pranuar humbjen dhe po i konteston zgjedhjet.

« Ai (Guterres) përgëzon presidentin e zgjedhur dhe zëvendëspresidentin e zgjedhur dhe riafirmon se partneriteti midis Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara është një shtyllë thelbësore e bashkëpunimit ndërkombëtar të nevojshëm për të adresuar sfidat dramatike me të cilat përballet bota sot », tha zëdhënësi i Guterresit, Stephane Dujarric, përmes një deklarate, pa i përmendur me emër, Joe Biden dhe Kamala Harris.

Dujarric nuk shpjegoi pse Guterres priti dy ditë për të bërë urimin e tij

Diplomatët që folën për AFP në kushte anonimiteti thanë se Guterres, mandati i të cilit mbaron në fund të vitit 2021, nuk po planifikonte të kërkonte një mandat të dytë nëse Trump do të rizgjidhej president.

Nga e shtuna, dhjetra udhëheqës botërorë dhe krerë të organizatave ndërkombëtare i shprehën urimet e tyre për Biden dhe Harris.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, i cili ishte një nga udhëheqësit e parë botërorë që uroi Bidenin pasi u shpall fitues i zgjedhjeve amerikane më 7 nëntor, foli me presidentin e zgjedhur në telefon më 9 nëntor.

« Ne kemi punuar me njëri-tjetrin më parë dhe jemi gati të trajtojmë sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen dy vendet tona », shkroi Trudeau në Twitter. Ai tha se kishin diskutuar për pandeminë e koronavirusit, ndryshimin e klimës dhe marrëdhëniet me Kinën.

Presidenti amerikan në largim, Donald Trump, nuk e ka pranuar ende rezultatin zgjedhor dhe ka filluar procese gjyqësore në një përpjekje për të ndryshuar rezultatin.

Udhëheqësit e Kinës, Rusisë, Brazilit dhe Turqisë ende nuk e kanë uruar presidentin e zgjedhur Biden.

Kina, Rusia dhe Brazili kanë thënë se do të presin derisa të zgjidhen sfidat ligjore në SHBA që lidhen me zgjedhjet.

Statement attributable to the Spokesperson for the Secretary-General – on the U.S. elections 

The Secretary-General congratulates the American people for a vibrant exercise of democracy in their country’s elections last week. 

He congratulates the President-elect and Vice President-elect and reaffirms that the partnership between the United States and the United Nations is an essential pillar of the international cooperation needed to address the dramatic challenges facing the world today. 

Derniers articles

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli: Kenia ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës!

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Republika e Kenias ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës Pacolli ka shtuar se Kenia...

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

Kirv, 23 mars -Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, me mesazhin që Ukraina “të pastrohet nga e...

Edhe kjo ndodhe: OKB përshëndet një marrëveshje te paarritur?! Në vend qi t’i bëj presion Vucicit qe refuzoi te nënshkruajë marreveshjen mes Kosoves dhe...

Stop the caressing of the UN and the EU towards Serbia and Vucic!.This also happened: The UN welcomes an unreached agreement?! Instead of putting...

EULEX demanton disa media se Sylejman Selimi qenka marrur ne pyetje

Prishtine, 22 mars -Sot ne disa media është raportuar se Sylejman Selimi, ish-komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qenka intervistuar sot nga...

Pasi, Vucic tha se do ta pengoj Kosoven në OKB, zyrtaret e kësaj organizate nderkombëtare tregojnë se kush vendos për antetarësimin e Kosovës ne...

New York -Çështja e perspektivës së Kosovës për anëtarësi në BE dhe OKB është ringjallur me nisjen e dialogut politik në vitin 2012. Në...