10 C
Berne
mardi 28/03/2023

Presidentja e Kosovës Dr. Vjosa Osmani takon zyrtaren zvicerane Isabelle Moret, flasin për rolin e diasporës kosovare

Prishtinë, 10 Nëntor -Presidentja e re Republikës se Kosovës dr. Vjosa Osmani (pasardhese e Hashim Thacit i cili eshte ektsradfuar ne Hagë), njëherësh kryetare e Kuvendit të Kosovës, aktivitetin e e saj diplomatik se pari e ka filluar me Zvicrën. Ajo sot ka pritur në takim kryetaren e Këshillit Kombëtar zviceran znj. Isabelle Moret, njofton nga Prishtina korrespendentja e gazetës zvicerane ne gjuhen shqipe “Le Canton27.ch”.

Osmani në një konferencë për media pas takimit tha se vizitën e Moret e shohin si afirmim të miqësisë së jashtëzakonshme ndërmjet popullit të Kosovës dhe të Zvicrës.

Ajo ka falënderuar Zvicrën për rolin dhe mbështetjen historike që i ka dhënë Kosovës para , gjate dhe pas luftes duke strehuar mijera refugjate ne kohrat me te veshtira.

Znj. Osmani po ashtu ka folur edhe mbi rolin e diasporës në Zvicër, për suksesin jo vetëm nga ekonomia deri në futboll, por edhe se si mund të shërbejnë ata si një urë lidhëse mes të dyja vendeve.

Ndërkaq, presidentja e Këshillit Kombëtar Zviceran, Isabelle Moret, deklaroi se « nga 180-250 mijë kosovarë që jetojnë në Zvicër investojnë në Kosovë dhe marrin pjesë në jetën politike në Zvicër… » transmeton gazeta zvicerane ne gjuhen shqipe « Le Canton27.ch »

“Zvicra është vend i dytë si invesitori më i madh në Kosovë dhe sigurisht që kjo duhet të theksohet dhe ndihma e madhe që diaspora i dërgon ekonomisë dhe familjeve këtu në Kosovë. Zvicra vazhdon të promovojë stabilitetin dhe një paqe të vazhdueshme të një perspektive më të mirë në Kosovë”, ka thenë znj.Isabelle Moret.

Ambasada zvicerane në Kosovë për takimin:

 Presidentja e Parlamentit Zviceran (Këshillit Kombëtar) Isabelle Moret e shoqëruar nga deputeti Mauro Tuena dhe ambasadori Thomas Kolly, u mirëprit ngrohtësisht nga Presidenti i Përkohshëm dhe Kryetari i Asamblesë Vjosa R. Osmani.

Ata folën për lidhjet e forta njerëzore midis Zvicrës dhe Kosovës dhe zonja Moret theksoi se Zvicra është krenare për diasporën kosovare, e cila ka kontribuar në zhvillimin ekonomik të Zvicrës për disa dekada dhe merr pjesë aktive në jetën politike dhe sportive.

Ajo gjithashtu uroi zonjën Osmani për vendosmërinë e saj për të promovuar rolin mbikëqyrës të Parlamentit mbi institucionet në politikën e brendshme dhe të jashtme.

Derniers articles

Momenti kur ish-nxënësja hyn me kallash në nje kishe-shkolle katolike dhe vret 6 persona, prej tyre tre femije

Tre të rritur e tre fëmijë të moshave 8-9 vjeç u vranë gjatë të shtënave me armë në një shkollë private të krishterë në...

Zgjedhjet parlamentare ne Zvicër. Me 2 prill ne Kantonin e Gjenevës garojne për deputetë edhe 13 kandidatë shqiptarë

Gjenevë, 28 mars (ATV: Nefail Mlaliqi ) -Ne muajin prill te ketij viti ne disa kantone te Zvicrës do mbahen zgjdhjet parlamentet. Sikur ne...

Policia-drejtesia, Poggia dhe Bonfanti: Zero tolerance perballe krimeve në kantonin e Gjenevës!

Këshilltari Shtetëror Mauro Poggia dhe Komandantja e Policisë së Gjenevës Monica Bonfant Gjenevë, 27 mars  (Nefail Maliqi) -Statistikat e policisë tregojnë një rritje prej 15%...

Gjykata federale i merr pasaporten zvicerane nje kosovari, me ket arësye..

Nerne 27 mars -Gjykata Administrative Federale konsideron se një kosovar ka fshehur fakte gjatë natyralizimit të tij të zakonshëm. Mesohet de kosovari u fut në...

Presheva i ankohet ambasadorit amerikan Hill, për politikat antishiptare te Beogradit ne Luginë, si dikur Kosova ne kohen e Miloshevicit!

Preshevë, 27 mars -Deputeti i vetem shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar sot në Bujanoc me ambasadorin e SBA-ve në Serbi, Christopher...