10.5 C
Berne
mercredi 6/05/2026

Politika e Tiranës dhe e Beogradit bashkojnë mafien shqiptaro-serbe!

Enver Bytyçi
Mediet zvicerane i kanë bërë jehonë të gjerë ekstradimit të një trafikanti shqiptar të drogës të akuzuar për tentavivën e vrasjes së dy personave. Në këto medie përmendet vetëm germa e parë e emrit të trafikantit, K, 37 vjeç. K. vuante një dënim me kusht në Zvicër si i akuzuar për pastrim parash, trafikim droge dhe shkelje të ligjit të armëve.
Ndërsa në mars 2025 Zyra Federale e Drejtësisë në Zvicër lëshoi urdhër arresti për të me qëllim ekstradimin për në Shqipëri. Shqiptari 37 vjeçar kundërshtoi ekstradimin me arsyetimin se ai nuk kishte besim te shteti shqiptar. Të gjitha këto i bën me dije portal i mirënjohur zviceran në Gjenevë, LeCanton27.ch, i cili u referohet mediave në gjuhën frënge në këtë vend.
Por ajo që përmendet në artikujt e botuar në këto medie ka të bëjë me një deklaratë shumë komprementuese për kryeministrin e Shqipërisë. K., i akuzuar për tentativën e vrasjes së dy përsonave, ka deklaruar në gjykatë se “Truri i komplotit të vrasjes është një anëtar i parlamentit nga Partia Socialiste e Shqipërisë, e njëjta parti, së cilës i përket kryeministri Edi Rama”. Ai thoshte se politikani në fjalë besonte se të dy viktimat që duhej të vriteshin kishin vrarë vëllain e tij. Kjo deklaratë është vetëm një prej dëshmive se si janë bërë një krimi i organizuar dhe qeverisja në Republikën e Shqipërisë.
Në një vend, ku kryeministri pret në zyrën e tij drejtuesit dhe përfaqësuesit e Sinaloas meksikane, deputeti i partisë në pushtet është i motivuar 100 fish të planifikojë dhe urdhërojë vrasje. Në Shqipërinë e Edi Ramës, ku policia merr peng dhe torturon rivalët e biznesit për tendera shtetërorë, është e natyrshme që vrasësit, trafikantët dhe kriminelët të motivohen nga këto veprime. Në një vend ku kryeministri i rekomandon një prej bizneseve që të shpërblejë kapon e njërës prej bandave kriminale, është krejt normale që aktet kriminale të legalizohen si përditshmëri. Në një vend ku strategjiku (Gjoka) urdhëron gjithashtu vrasje, pasi me ndihmën e shtetit ka grabit qindra hektarë tokë në bregdet, gjithnjë nën kujdesin e kryeministrit, natyrshëm që ky vend sundohet nga mafia në krye të shtetit.
Por ajo që duhet ta shqetësojë më shumë opinionin shqiptar është lidhja që politika qeverisëse e Tiranës dhe ajo e Beogradit kanë krijuar midis mafies shqiptare dhe asaj serbe. Në mediet ndërkombëtare dhe ato shqiptare çdo ditë e më shumë po flitet për një koordinim perfekt midis këtyre dy karteleve mafioze. Nuk ndodh në rastet e tjera kur mafia e dy vendeve në konflikt me njëra-tjetrën të bashkëpunojë ngusht si në rastin konkret, kur mafiozët shqiptarë dhe serbë janë bërë bashkë për të shtuar fuqinë e tyre financiare dhe ndikuese te shtetet përkatëse, të Shqipërisë dhe të Serbisë. Arsyeja kryesore e këtij bashkëpunimi vjen nga mirëkuptimi që organiztata kriminale kanë gjetur te liderët përkatës të të dy vendeve, kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Serbisë.
Por shqetësimi më i madh nuk është bashkëpunimi për të shtuar paratë e drogës e të trafiqeve. Rreziku dhe kërcënimi më i madh lidhet me faktin se këto para shërbejnë e do të përdoren për të rritur fuqinë komprementuese me qëllim rrënimin e shtetit të Kosovës. Jo rastësisht janë bashkuar serbët dhe shqiptarët mafiozë në trafiqet ndërkombëtare. Ata u bënë bashkë, sepse me kohë është bërë bashkë politika e të dy vendeve. Ndërsa mafia e shfrytëzon hapësirën në fjalë për pastrimin e parave, politika e Tiranës dhe ajo e Beogradit përdorin mafien si instrument për qëllimet antishqiptare e sidomos anti-Kosovë. Motivet e bashkëpunimit kriminal midis organizatave mafioze e kriminale shqiptaro-serbe janë të njëjta me ato të politikës në Tiranën zyrtare dhe në Beograd. Njëra palë pastron paratë, pala tjetër manipulon opinionin public. Ky është një rrezik serioz, me të cilin shteti i Kosovës dhe shqiptarët në Ballkan do të duhet të ballafaqohen gjithnjë e më shumë në kohët e ardhshme.
Bashkëpunimi i mafies shqiptaro-serbe në rrjetin ndërkombëtar të trafiqeve nuk rrit vetëm fuqinë financiare të krimit të organizuar, por forcon edhe lidhjet midis mafies dhe dy autokratëve të të dy vendeve ballkanike. Paratë e mafies pastrohen me kushte politike. Kushti i parë është dhe mbetet ajo që tashmë dihet: – Kontributi që mafia dhe krimi i organizuar japin për të garantuar në jetëgjatësi pushtetin e Aleksandër Vuçiq dhe të Edi Ramës. Por ka edhe një adresë tjetër të kontributeve financiare e mafioze. Kjo adresë tashmë do të jetë Kosova. Paratë e krimit mafioz, me porosi të dy drejtuesve kryesorë të operacioneve për pastrimin e parave të mafies, do të përdoren për qëllime politike. Momenti i parë i kësaj përballje janë zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë. Shteti i Kosovës, kryeministri, parlamenti, presidentja, drejtësia, policia, administrata publike duhet të përgatiten për të parandaluar zbarkimin e thasëve me paratë e drogës që do të hyjnë në Kosovë e do të shpërndahen për blerjen e votave në favor të forcave politike kundër shtetit e pro Vuçiq, si dhe pro-Rama.
Po bëhen përpjekje të shumta që modeli i Shqipërisë në blerjen, grabitjen, manipulimin dhe tjetërsimin e vullnetit të sovranit të shtrihet edhe në Kosovë. Nëse ndodh kjo, atëherë nuk merr fund vetëm demokracia, por rrezikohet seriozisht edhe shtetësia e Kosovës. Qytetarët dhe shteti duhet të mobilizohen seriozisht për ta parandaluar këtë projekt politico-mafioz të Tiranës dhe Beogradit!

Derniers articles