Redaktori i gazetes zvicerene ne shqip LeCanton27.ch gjate konferences se fundit ne OKB
Gjenevë / UN, 4 maj -Në Pallatin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë sapo kanë përfunduar punimet e sesionit të 117-të të Komitetit për Eliminimin e Diskriminimit Racor, ku u diskutua edhe për diskriminimin e shqiptarëve etnikë në Serbi nga regjimi serb, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Ky Komitet i OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor konfirmon shqetësimet që prej kohësh janë ngritur për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në takimin e fundit, Komiteti i OKB-së miratoi vërejtjet dhe rekomandimet drejtuar Serbisë.
Raporti i OKB-së konfirmon diskriminimin sistemik ndaj shqiptarëve në Luginë, pezullimin e adresave dhe gjuhën raciste në mediat
OKB kritikon Serbinë për diskriminimin e shqiptarëve etnikë në Luginën e Preshevës, për pezullimin e adresave dhe për gjuhën raciste në mediat serbe.
Në fillim të këtij raporti të OKB-së thuhet se: “Komiteti i OKB-së është i shqetësuar për raportet e zbatimit diskriminues të Ligjit për Rezidencë dhe Vendbanim të Qytetarëve, që rezulton në pezullimin e adresave të përhershme të anëtarëve të grupeve të pakicave etnike, veçanërisht të pakicës etnike shqiptare në jug të Serbisë.” (The Committee is concerned about reports of discriminatory application of the Law on Residence and Residence of Citizens resulting in the suspension of permanent addresses of members of ethnic minority groups, particularly Albanian ethnic minorities in the south of…), citon gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Edhe më shqetësuese, sipas OKB-së, është heqja e tyre nga regjistri i popullsisë, gjë që kufizon gëzimin e të drejtave të tyre të mbrojtura sipas Konventës, veçanërisht të drejtave politike dhe civile, dhe i pengon ata të rinovojnë dokumentet e identitetit dhe pasaportat.
Komiteti është gjithashtu i shqetësuar për mungesën e njoftimit me shkrim për individët e çregjistruar, gjë që i pengon ata të kenë akses në mjete juridike efektive.
Komiteti rekomandon që shteti palë të hetojë raportet e zbatimit diskriminues të Ligjit për Rezidencë dhe Vendbanim të Qytetarëve kundër anëtarëve të pakicave etnike dhe të sigurojë që të gjitha vendimet për pezullimin e adresave të përhershme të jepen me shkrim, në mënyrë që të prekurit të kenë akses në mjete juridike efektive.

Urrejtja dhe racizmi në Serbi, sidomos ndaj shqiptarëve, është një shqetësim tjetër i OKB-së. (Widespread racist hate speech and dissemination of negative stereotypes of members of ethnic minority groups, particularly the Albanian ethnic minority in the media, on the Internet and on social media), citon LeCanton27.ch
Kështu, sipas Komitetit të OKB-së: “Gjuha e urrejtjes raciste dhe përhapja e stereotipeve negative kundër pakicave etnike, veçanërisht ndaj shqiptarëve, në media, në internet dhe në rrjetet sociale, është e papranueshme.”
Ne mediat serbe dhe ne rrejte scilaet sdjpesh kemi degjar dhe elxuar fyerje ndja shipatreve me zhargnin e epokes se diakotrit serbe Slobodan Misovevi si “Shqiptari”, “Kosovo i Metohija”, “terroristë”, “arabë”, “shkoni në Shqipëri apo Arabi”, etj.).
Komiteti i OKB-së i rekomandon Serbisë që:
- Të miratojë masa për të siguruar bashkëpunimin midis bashkive dhe Këshillit Kombëtar Nacional dhe të ndajë burime të mjaftueshme njerëzore, teknike dhe financiare për funksionimin normal të këshillave kombëtare, në këtë rast të shqiptarëve.
Kur është fjala këtu, duhet shtuar se diskriminimi ndaj shqiptarëve nuk kufizohet vetëm në aspektin politik, por shtrihet edhe në atë ekonomik dhe financiar, ku Serbia jo vetëm që nuk financon, por edhe pengon financimet, siç është rasti i fundit me miliona euro të Qeverisë së Kosovës, dedikuar shqiptarëve të Luginës, të cilat janë bllokuar nga Serbia.
- Të miratojë masa për të siguruar përfaqësim të drejtë dhe të barabartë të grupeve të pakicave etnike në sektorin publik, në gjyqësor, në agjencitë e zbatimit të ligjit, në organet e zgjedhura dhe në pozicione vendimmarrëse dhe të larta, veçanërisht në rajonet e banuara kryesisht prej tyre;
- Të sigurojë zbatimin efektiv të kuadrit legjislativ, në veçanti të Ligjit për Përdorimin Zyrtar të Gjuhëve dhe Shkrimeve, për të garantuar përdorimin e gjuhëve të pakicave etnike në procedurat administrative dhe regjistrimin e emrave të të porsalindurve në shkrimet e tyre.
Vazhdojne spastrimet etnike ne Serbi dje ndaj shqiptarëve ne Kosovë, sot ndaj atyre ne Luginen e Preshevës
Sipas gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch ky raport i OKB-së për diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës vjen pas reagimeve dhe kritikave nga Këshilli Evropian, Bashkimi Evropian nga Brukseli dhe nga Uashingtoni ditë më parë në adresë të Beogradit.


