26.4 C
Berne
mercredi 27/05/2026

Një grua shqiptare gjendet e vdekur në Francë. Burri i saj arrestohet. Policia thote se cifti është nga Kosova dhe Shqiperia

Një grua 36-vjeçare u gjet e vdekur në Besançon (FR) në kufi me Zvicrën, kurse partneri i saj, i cili më parë ishte dënuar për dhunë në familje, është arrestuar dhe gjendet në paraburgim.  Një hetim për vrasje është hapur njoftoi zyra e prokurorit të mërkurën, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCasnton27.ch duke ju referuar burimeve nga policia franceze.

Gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch ka mesuar se cifti jane nga Kosova dhe Shqipëria, kanë disa fëmijë. Ishte partneri 50-vjeçar i të ndjerës që telefonoi shërbimet e urgjencës, i shoqëruar nga vajza e tij. Ai ishte personi i fundit që e pa atë gjallë dhe pretendon se nuk kishte të bënte fare me vdekjen e saj.

Sipas gjetjeve fillestare, e ndjera dukej se vuante nga asfiksia, e cila mund të shpjegohet « ose nga ilaçet ose nga përfshirja e një pale të tretë », sipas zyrës së prokurorit të Besançon. Burri ishte dënuar më parë për dhunë në familje kundër saj. Megjithatë, ai nuk i nënshtrohej një urdhri kufizues që e ndalonte të kontaktonte me të.

« Asnjë shenjë përleshjeje » Zyra e prokurorit, e cila ka hapur një hetim për « vrasje të bashkëshortit/bashkëshortes », specifikoi se aktualisht ka « shumë pak prova që sugjerojnë femicid: asnjë shenjë përleshjeje në apartament, as ndonjë shenjë goditjesh » ose gjak në viktimë, përveç një shenje të vogël në qafën e saj, e cila nuk është përfundimtare.

Autopsia, e planifikuar për të enjten në mëngjes, si dhe analizat toksikologjike, do të japin më shumë informacion në lidhje me shkakun e vdekjes.

Derniers articles