18.1 C
Berne
mardi 22/10/2024

JANARI I PËRGJAKUR

Shkruan: Selim PACOLLI

Serbia, zakonisht e motivuar nga dehja e bozhiqeve, (pikërisht në këtë festë fetare), nxitëshin në zbatimin e elaborateve shfarosëse ndaj Shqiptarve, shkruan Selim Pacolli ne nje opinion publikuar ne gazeten zvicerane Le Canton27.ch

Ishte 12 dhjetori i vitit 1877, dhe pikërishtë Janari i acartë, i vitit 1878, kur filloj dëbimi masiv i Shqiptarve nga sanxhaku i Nishit, duke vrar, masakruar, plaqkitur e dëbuar me qindra mijëra Shqiptarë nga trojet e veta shekullore.

Dhjetor 1912, sidomos Janar 1913 e deri vonë në vjeshtë, Gjatë marshimit drejt detit nëpër Shqipëri, në luginën e Lumes, serbët vranë njerëz të paarmatosur dhe të pambrojtur, gra e burra, fëmijë dhe foshnja në gji.

Me 6-11 Janar 1921 u vranë, masakruan deri në shfarosje totale fshatrat e Gollakut, Prapashtica, Keçekolla, Sharbani dhe Ballabani!

Nga 5 Janari deri me 05 shkurt 1943 mëse 9200 Shqiptarë u shfarosen në Bihor, të Mal të Zi.

Me 11 Janar 1984 bien heroikisht në dy luftim Rexhep Mala e Nuhi Berisha.
Me 22 Janar 1998 sulmohet familja e Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Me 31 janar 1997 bien heroikisht Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu
Me 11 Janar 1999 tinzisht vritet gazetari dhe themeluesi i QIK-ut, Enver Maloku.

Me 15 Janar 1999 në Reçak të Shtimjes u vranë e u masakruan në mënyr më barbare 45 Shqiptar.

Kush e di se, sa e sa Janare mizore përjetoi ky Komb!!!

Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të Lirisë që dhanë jetën për këtë vend të shumëvuajtur.

Derniers articles