1.5 C
Berne
mardi 10/12/2024

20 vjet pas Marrëveshjes së Konçulit

Sot, pikërisht më datën 20 Maj, bëhen plote dy dekada nga arritja e nënshkrimit të Marrëveshjes së Konçulit. UÇPMB-së mbrojti pragun, nderin dhe dinjitetin e Shqiptarëve

Shkruan: Refik HASANI

Asnjë takim nuk është mbajtur për tu konsultuar, vlerësuar implementimi i këtyre pikave në praktik.Tani edhe pas këtyre viteve, të gjitha anët pozitive dhe negative kemi munduar t’i shohim të ksaj marrëveshje. Për këtë kohë edhe nenet dhe preambulla e çdo kushtetute më të avancuar do të dilte në pah se çka duhet të përmirësohet.Popullata shqiptare ishte ngritur në kryengritje të armatosur dhe përmesë Ushtrisë Çlirimtare për Preshëv,Medvegjë e Bujanoc

Me kërkesën dhe këmbëngulësinë e faktorit politik u vendos që luftimet duhet të ndërpriten se do të garantohen të drejtat individuale dhe kolektive të kësaj Krahine. Me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, në emër të tyre, marrëveshjen e nënshkroi i dërguari i NATO-s, z.Pieter FEITH, i cili ndërmjetësoi vazhdimisht ndërmjet Qeverisë së Beogradit dhe UÇPMB-së.

Kjo marrëveshje ishte rezultat që u arritë duke u konsultuar të gjithë liderët e partive politike, Drejtues politik të Ushtrisë son dhe Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë,Medvegjë e Bujanoc , z.Shefket MUSLIU.

Nga  dy dekada të plota pas, kjo marrëveshje ka shumë arsye të rishikohet, pasi: Beogradi jo që nuk e ka respektuar marrëveshjen e Konçulit, por i ka shtuar forcat e armatosura, paramilitare, forcat e rregullta, forcat policore, grupet e civilëve të armatosur, paramilitarët, gardën kombëtare, Milicinë, Policinë kufitare, rezervistët ushtarakë, Policin ushtarake dhe shërbimet e inteligjencës. Edhe pse jemi dëshmitarë të kohës, deri më sot askush nuk ka kërkuar që kjo marrëveshje të plotësohet, duke u përmirësuar me elemente që me kohë nuk janë paraparë

– Prezenca e forcave serbe është shtuar edhe më shumë në këto zona,

 – Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar,

 – Kemi baza të shumta ushtarake në vendbanime e lokalitete të  kësaj Krahine shqiptare,

 – Forcat e të gjitha llojeve të Beogradit jo që janë tërhequr nëpër kazerma, por edhe më shumë pozicionohen nëpër vendbanime dhe lokalitete shqiptare,

 – Policia Multietnike nuk është instaluar në bazë të përqindjes së popullatës së kësaj Krahine,

 – Shqiptarët në hierarkinë komanduese në policin multietnike nuk janë të përfaqësuar,

Së paku të tërhiqet vëmendeja që pikat e ksaj nuk jan duke u respektuar.Çdo nismë për të filluar që kjo marrëveshje të plotësohet me elemente nga terreni. Vendbanimet dhe lokalitetet shqiptare për çdo ditë ballafaqohen me telashe duke u përballur me vështirësi dhe me padrejtësi të madha.

Kjo të rikthehet edhe një herë në një marrëveshje ose të shpallet botërisht se Qeveria e Beogradit është shkelësi i kësaj Marrëveshje Është në interes të ruajtjes së sigurisë dhe investimin për sjelljen e paqes i faktori ndërkombëtar, përveç që bëri ndërmjetësimin, nuk është e mjaftueshëm, pasi edhe duhet të monitorojë respektimin në tërësi të pikave të kësaj marrëveshje.

Popullata shqiptare nga kjo krahinë tanimë ka krijuar një identitet dhe përvojë, ka ditur të organizojë referendumin më 1 e 2 mars 1992 për një Autonomi Territoriale dhe me të drejtë bashkëngjitjeje me shtetin Amë.

Mbi të gjitha ka ditur ta bartë barrën për organizimin dhe formimin e ushtrisë për çlirimin e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Por, edhe do të marrë përgjegjësit e kësaj ane kanë ditur dhe kanë kërkuar për ndërprerjen e luftimeve dhe uljen në tryezën e bisedimeve dhe kjo të bëhet me një marrëveshje që do ta implementohej dhe që do ta garantonte faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar.

Kur kemi ditur të gjithë këto është momenti pasi pikat e marrëveshjes nuk janë askund duke u respektuar, atëherë duhet të kërkojmë unanimisht të dalim me një qëndrim për këtë marrëveshje. Më së paku përmendët dhe asnjë takim a konsultim nuk është mbajtur as pas dy dekadave të plota.

 Shumë pak zihet në gojë kjo marrëveshje, prandaj të gjithë akterët duhet të kërkojn të rishikohet pasi nuk është implementuar si duhet.

Pala Serbe ishte pyetur, konsultuar edhe për detaje, por nuk kishte pranuar të nënshkruante, prandaj pikërisht kjo palë askund nuk i’u ka përmbajtur pikave të këtij dokumenti çështja e pazgjidhur e Krahinës Shqiptare.

(Autori, përveqë këtij vështrimi ka edhe një punim të prezentuar në konferencë shkencore mbi rolin dhe rëndësin e marrëveshjes së Konçulit).

Derniers articles