15.6 C
Berne
lundi 5/06/2023

OKB raporton mbi viziten e Nënsekretarit te Përgjithshëm te Kombeve te Bashkuara z.Lacroix ne Kosove

Gjeneve/UN, 17 maj -Nënsekretari i Përgjithshëm për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix, përfundoi vizitën e tij në UNMIK (Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë). Pas mbërritjes së tij më 11 maj në Prishtinë, z. Lacroix mori pjesë në një ngjarje për të shënuar përpjekjet e ndërtimit të besimit ndërmjet komuniteteve në Kosovë, e cila paraqiste hapjen e qendrës së dialogut me komunitetin Barabar – një nismë e përbashkët multietnike nga dy OJQ (jo organizatat qeveritare) nga Prishtina dhe Mitrovica e Veriut për të nxitur dialogun ndërkomunal, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve te OKB-se, vizite kjo e cila u fol sot ne konferencen e shtypit ne Kombet e Bashkuara.

Ai gjithashtu u takua me një numër organizatash të shoqërisë civile dhe udhëheqës fetarë anembanë Kosovës, ku UNMIK-u punon së bashku me partnerët lokalë si pjesë e përpjekjeve më të gjera për të ndërtuar kohezionin social dhe besimin ndër-komuniteti në përputhje me mandatin e tij.

Gjatë vizitës së tij, z. Lacroix takoi mes liderëve të tjerë presidenten Vjosa Osmani  dhe kryeministrin Albin Kurti, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun e lehtësuar nga BE-ja si dhe mbështetjen e OKB-së për ndërtimin e paqes dhe besimit në mes të komuniteteve të Kosovës. Ai u takua me stafin e UNMIK-ut, Ekipin e OKB-së në Kosovë dhe partnerët ndërkombëtarë.

Më pas ai shkoi në Beograd, ku zhvilloi diskutime me kryeministren Ana Brnabiq, zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Jashtëm Ivica Daçiq për të diskutuar procesin e normalizimit, stabilitetin rajonal dhe punën e UNMIK-ut për ndërtimin e besimit. Në takimin e tij me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes, z. Vuçeviq, z. Lacroix falënderoi Serbinë për kontributin e saj në paqeruajtjen e OKB-së në nivel global.

Zyrtari i larte i OKB-se Lacroix gjste vizites ne Kosove ne twiter per hsrmonine fetare. « Me harmoni fetare dhe respekt të ndërsjellë. Mirënjohës që u udhëzova nëpër Xhaminë e Madhe të mrekullueshme nga Myftiu Tërnava & Manastirin e Graçanicës nga peshkopi Ilarion dhe për të shkëmbyer me peshkopin Teodosije. Përkushtimi i tyre për të promovuar bashkëjetesën paqësore është përulës… » ka shkruar Lacroix, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Derniers articles

Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në ballkan dhe Evropë ato në Shqipëri. Zvicra ka emër në Shqiperi. Hoteli « Mövenpick » në Lalez Durrës me...

Ky është hoteli me modern shqiptar «Mövenpick» në Lalez Durrës vetem 20 minuta nga kryeqyteti shqiptar Tiranës, me i preferuari për shqiptarët e diasporës! Pushimet vjetore në...

Me Xherdan Shaqirin nuk ka krizë për Zvicrën

Kur është Xherdan Shaqiri në formë padyshim se nuk ka krizë edhe për lojën e kombëtares së Zvicrës. Zvicra po përgatitet për dy sfidat e...

Zvicra fton tre shqiptarë në krye me kapitenin Granit Xhaka

Treneri i kombëtares zvicerane Murat Yakin, gazetarit shqiptar te Le Canton27.ch: Jemi gati për kualifikuese të Kampionatit Evropian. Zviceta gati edhe perballe Serbisë Selektori i...

Në fjalimin e parë nga Zyra Ovale, Presidenti Biden flet për shmangien e kolapsit financiar

Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim të premten në mbrëmje pas miratimit të ligjit për ngritjen e tavanit të borxheve që mund të marrë...

Zelensky për Putinin: Më shumë i ngjan modelit sesa presidentit

Vladimir Putin, për shkak të dëshirës së tij të vazhdueshme për t’i treguar botës diçka, duket më shumë si një manekin sesa një udhëheqës...