8.5 C
Berne
lundi 29/04/2024

Në Gjykaten nderkombëtare ne Hagë: Izraeli po kryen gjenocid në Gazë kundër muslimanëve

Bernë, 12 janar -E akuzuar për “gjenocid”, Izraeli gjendet para drejtësisë ndërkombëtare Seancat që nisin këtë të enjte në Hagë janë në rrezik të lartë për shtetin hebre, i cili do të duhet të mbrohet nga akuzat për qëllime gjenocidi të sjella nga Afrika e Jugut, njdfton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dëgjoi sot pretendimet e Afrikës së Jugut se lufta e Izraelit ndaj Hamasit paraqet gjenocid ndaj palestinezëve. Izraeli e mohon tërësisht këtë akuzë. Ndonëse shqyrtimi dhe vendimi për këtë rast do të zgjasë me vite, Afrika e Jugut po kërkon nga Gjykata e Drejtësisë të urdhërojë pezullim të menjëhershëm të ofensivës ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.

Para Hagës e tha raportuesja e OKB-së znj.Albanese: Në Gaza nuk po bëhet lufte, por masakra dhe spastrime etnike për te shfarosur popullin palestinezë. Kemi te bejme me krime lufte kundër njerëzimit!

Raportuesja e OKB-se me origjine shqiptare Frsnceska Albaneze ne emdiat boterore eshte treguar shume e ashper ndaj okuptatorit te Izraelit e cila flet per gjenocid dhe spastfrime etnike ne Palestine. Raportuesja e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në territoret e pushtuara palestineze, Francesca Albanese, vlerësoi se vuajtja nga uria e popullsisë së rrethuar në Gaza dhe privimi i tyre nga gjërat e nevojshme është krim lufte dhe krim kundër njerëzimit, njofton nga Kombet e Bashkuara gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Presidentja e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Joan E. Donoghue tha se Afrika e Jugut pretendon që veprimet e Izraelit pas sulmit të Hamasit me 7 tetor “kanë karakter gjenocidi” dhe se Izraeli “ka dështuar të parandalojë gjenocidin dhe se po kryen gjenocid.”

“Gjykata po mblidhet sot dhe nesër për të dëgjuar qëndrimet e palëve për padinë Afrikës së Jugut lidhur me konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit në Rripin e Gazës”.

Izraeli i mohon kategorikisht akuzat.

Çështja gjyqësore ndërmjet Izraelit dhe Afrikës së Jugut shkon përtej luftës në Gazë. Ajo paraqet një ndër rastet më të rëndësishme që janë sjellë para gjykatës ndërkombëtare dhe që trajton njërin prej konflikteve më të gjata në historinë e botës.

Gjithashtu, ky proces gjyqësor prek çështjen themelore të identitetit kombëtar të Izraelit si shtet hebre, i krijuar pas gjenocidit nazist kundër hebrenjve. Afrika e Jugut i krahason politikat e Izraelit në Gazë dhe Bregun Perëndimor me historinë e vet gjatë apartheidit në sundimin e pakicës së bardhë deri në vitin 1994.

Ministri i Drejtësisë së Afrikës së Jugut Roland Lamola tha se asgjë nuk e arsyeton shkeljen e konventës.

“Asnjë sulm i armatosur ndaj territorit të një shteti, pavarësisht sa serioz të jetë, edhe në rastet kur sulmi përfshin krime lufte, nuk mund të jetë justifikim për shkeljen e konventës, qoftë në aspektin ligjor apo moral. Përgjigja e Izraelit ndaj sulmit të 7 tetorit e ka shkelur këtë vijë dhe i ka hapur rrugë shkeljes së konventës,” deklaroi ai.

Në sulmin e Hamasit ndaj vendbanimeve izraelite në tetor militantët e këtij grupi vranë 1,200 izraelitë dhe morën peng rreth 240 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me një fushatë bombardimi dhe sulmi tokësor që synon të shkatërrojë Hamasin. Ofensiva e Izraelit ka vrarë mbi 23,000 palestinezë në Gazë, sipas autoriteteve të enklavës që qeveriset nga Hamasi.

“Gaza, që është njëri prej vendeve me popullsinë më të dendur në botë, ku jetojnë rreth 2.3 milionë palestinezë, gati gjysma e të cilëve janë fëmijë. Në këto 96 ditët e fundit, Gaza i është nënshtruar asaj që është cilësuar si një nga fushatat më të rënda të bombardimit konvencional në historinë e luftës moderne. Palestinezët në Gazë po vriten nga armët izraelite, me bombardime nga ajri, toka dhe deti. Ata janë të rrezikuar nga vdekjes si pasojë e urisë, dehidrimit dhe sëmundjeve. Shkatërrimi i qyteteve palestineze, mos-lejimi i ndihmës së mjaftueshme për të shkuar tek popullsia palestineze dhe pamundësia për ta shpërndarë këtë ndihmë të kufizuar ndërkohë që bombat bien, e bën të pamundur sigurimin e kushteve bazë të jetesës,” tha në gjykatë avokatja e Afrikës së Jugut, Adila Hassim.

Në një deklaratë të mërkurën mbrëma, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbrojti veprimet e shtetit të tij dhe këmbënguli se ato nuk përbënin akte gjenocidi.

Ndërkohë që argumentet ligjore po shpaloseshin në gjykatë, përkrahës të dyja palëve protestuan në Hagë.

 

Derniers articles

Historia e trishtë e legjendës së futbollit – shqiptarit Hakan Sukur. Dje hero i Turqisë, krahpërkrah me Erdogan dhe Gulen, pasi u shpall « terrorsit »...

Bernë, 29 prill -Hakan Şükür ka lindur në Sapanca, rrethi i provincës Sakarya. Hakan Şükür është me origjinë shqiptare kosovare nga ana e babait...

Filmi “Bota jonë”(Notre monde) nga Luana Bajrami, rrëfen bredhjen e një rinie kosovare të lënë më vete në vitin 2007 para pavarësisë së vendit

“Bota jonë”, e Luana Bajramit, rrëfen bredhjen e një të riu kosovar të lënë më vete në vitin 2007, pak para pavarësisë së vendit...

AAK zgjedh kryetarin e ri për Zvicër, Haradinaj vjen me këto fjalë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të degës. Kështu...

REAGIME, Kryetari i bashkisë së Gjenevës dënon dëmtimin e bustit të Skenderbeut. Ky akt dënohet edhe nga Ueli Leuenberger dhe Astrit Leka iniciator i...

Alfonso Gomez (le Maire de Genève) Kryetari i bashkisë së qytetit nderkombëtar- Gjenevës: Dëmtimi i bustit te heroit te shqiptarëve ne Gjenevë një akt...

Media franceze pyet: Pse Shqipëria kërkon të hyjë në BE, kur një të tretën e popullatës tashmë e ka në Bashkimin Europian?

Bernë, 28 prill -Një kandidate për integrimin evropian prej gati dhjetë vitesh, Shqipëria është e etur për t'u bashkuar me klubin e njëzet e...