24.5 C
Berne
samedi 10/06/2023

Në Dubai pos flamurit shqiptar, valon edhe ai Kosovës në mesin e 192 vendeve anëtare të OKB-së

Dubai, 14 tetor -Ne qytetin e bukur turistik në Dubai te Emirateve te Bashkuara Arabe eshte hapur expozita nderkombëtare Expo Dubai 2020, panair ky i parë botëror në Lindjen e Mesme, ku po marrin pjese 192 vende anetare të Kombeve te Bashkuara, përfshirë këtu edhe Shqiperinë dhe Kosovën, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch nga Dubai

Dubai pret rreth 100 milionë vizitore ne Ekspozitën botërore Expo Dubai-2020 në një hapësirë ​​prej 438 hektarësh

Kjo është një ekspozitë universale e hapur në Dubai nga 1 tetori te këtij viti, do qendroje e hapur për gjashte muajt e ardhshëm, deri më 31 mars 2022. Në fakt ekspozita ne fjalë ishte planifikuar të mbahej vitin e kaluar, por për shkaqe tashme te njohura, të pandemisë, ajo eshte hapur kete vit. Sipas organizatoreve Dubai, qendra e turizmit, tregtisë dhe biznesit në rajon, shpreson të rrisë ekonominë e saj , ku pret 100 milionë vizitorë.

Ekspozita botërore në Dubai nën sloganin “Lidhja e mendjeve dhe krijimi i së ardhmes”, perfshinë një hapësirë ​​prej 438 hektarësh.

Sikur Shqipëria edhe Kosova janë të pranishëm në Dubai me pavijonet e tyre njëra pran tjetrës, përkundër asaj se pavijonet tjara janë të vendosura sipas shkronjave të alfabetit.
Expozita Dubai-2020 u hap me nje ceremoni madhështore te cilës i priu princi cheik Mohammed bin Rashid Al Maktum, në te cilin evenement moren pjese edhe përfaqesues nga ambasada e Shqiperisë dhe e Kosovës këtu në Dubai.

Prania e Kosovës në këtë ekspozitë ndërkombëtare ka një rëndësi të veçantë, ku vendi yne për herë të parë, po merrë pjesë në një eveniment të këtij karakteri, flamuri i se cilës po valon paralel me flamujt e 192 vendeve tjera botërore, anëtare të OKB-së.

Përfaqësuesesit e Shqipërisë dhe Kosovës gazetarit te gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch i kane thenë se pavijonet e dy shteteve shqiptare ne Dubai kanë zgjuar interesim të madh, ku për cdo ditë vizitohen rreth 400-500 vizitorë shqiptare dhe të huaj.

Aty po ekspozohen perveq resurve ekonomike dhe te arriturat nga sefra e kulturës dhe sportive si dhe tema nga e kaluara jone e lavdishme nga ilirët, pastaj arkeologjike, arshivave deri tek veshjet kombëtare dhe turizmi.ImageImage

Derniers articles

Ismajl Kadare: Tirana dhe Prishtina duhet jo vetëm të shqetësohen, por të veprojne me shumë për shqiptaret e diskriminuar në Luginën e Preshevës

EKSKLUZIVE - Prishtinë, 8 qershor -Shkrimtari yne i njohur me renome botërore, z.Ismajl Kadare po merr pjesë në edicionin e 23-të Panairit të Librit...

Stano nga BE ja ben « dardhe » Edi Ramës rreth nje far drafti të tij për Kosovën. Brukseli i përgjigjet Ramës se « Falemnderit, por ne...

BE vlerëson kontributin e Shqipërisë, por për Asociacionin vetëm në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Lidhur me përgatitjen e draft-statutit për Bashkimin e...

Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark në Prishtinë: Ështe e drejtë e Kosovës që të forcojë sovranitetin e saj dhe të kontrollojë veriun si...

Prishtinë, 9 Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, ne bisede me redaktorin per marëdhënie nderkombëtare te gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka thënë...

Nefail Maliqi: Me Vokrrin ne seline e UEFA-s, punuam bashk me vite te tera derisa ja arritem qellimit. Ai mbetet ambasador i futbollit kombetar...

Para pese vitesh (3 maj 2016) gazetari yne Nefail Maliqi kumton lajmin i pari nga selia e UEFAs, rrespektvisht nga Asambleja e Pergjtishme e...

Pas terrorit në Serbi kundër fëmijeve, vazhdon në Francë. Terroristi me kryq n’qafe Abdalmasih H. bërtiti « Në emër të Jezu Krishtit », pasi masakroi fëmijet...

Gjeneve, 9  qershor -Katër fëmijë, në veçanti, u plagosën me thikë gjatë një sulmi, të enjten, 8 qershor, në Annecy (Haute-Savoie). Pas terrorin kunder...