16 C
Berne
dimanche 1/10/2023

Ministrja Rozeta Hajdari priti nje delegacion nga Zvicra

Prishtinë, 4 tetor -Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me kolegët nga kabineti i saj, pritën në takim delegacionin e parlamentit zviceran që ka përcjell bisedimet e Republikës së Kosovës me vendet e EFTA-s, të përbërë nga Anëtari i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Hans-Peter Portmann, Anëtarët e Këshillit të Shteteve të Zvicrës, Benedikt Würth dhe Hannes Germann, Zëvendëssekretarja e delegacionit, Myriam Bertsch si dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly dhe Zv. Ambasadorja Pauline Menthonnex-Gacaferri.

Kosova dhe Zvicra janë të përkushtuara për finalizimin sa më të  shpejtë të marrëveshjes EFTA (Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë), e cila ka rëndësi të madhe për Kosovën, pasi shkëmbimet tregtare me vendet e EFTA-s, veçanërisht me Zvicrën, janë vazhdimisht në rritje dhe kanë një bilanc të dukshëm pozitiv tregtar.   EFTA si organizatë rajonale tregtare dhe zonë e tregtisë së lirë, përbëhet nga katër shtete evropiane: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.

Ministrja Hajdari i mirëpriti me ngrohtësi delegacionin parlamentar zviceran, duke çmuar raportet e mira dhe miqësore në mes  Kosovës dhe Zvicrës. Ajo i njoftoi për prioritetet e qeverisjes së tanishme “punësim dhe drejtësi”, për progresin e shtetit tonë në raportet ndërkombëtare, për treguesit në rritje të sundimit të rendit dhe ligjit, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik.

Delegacioni zviceran u njoftua më gjerësisht për politikat industriale, konkretisht për përparësitë konkurruese të sektorëve industrial, me shembuj suksesi në ‘business process outsourcing’, për shkathtësitë e të rinjve tanë në inovacion dhe ndërmarrësi, si dhe për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimeve ekonomike në fushat me interes reciprok mes dy vendeve, përmes nënshkrimit të marrëveshjes EFTA.

Qeveria e Kosovës synon të zgjerojë bashkëpunimin me vendet e EFTA-s, në fusha me rëndësi të veçantë për të zgjeruar marrëdhëniet e tyre tregtare, siç janë flukset e investimeve, duke përfshirë transferimin e njohurisë dhe teknologjisë, politikën dhe ligjin e konkurrencës, prokurimin publik, tregtinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe çështje dhe politika të tjera të lidhura me tregtinë, duke përfshirë tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, bashkëpunimin doganor dhe të drejtat e pronësisë intelektuale.

Republika e Kosovës ka lansuar negociatat me vendet EFTA gjatë muajit qershor 2022, gjersa ka përfunduar raundin e parë të negociatave në fund të muajit gusht 2022 .

Derniers articles

Nese nuk na besoni neve…Atëherë lexoni dhe besoni mediave boterore. Ja se çfarë shkruan gazeta gjermane per Edi Ramen..

Berne, 1 tetor /Frankfurter Allgemeiner Zeitung: Edi Rama është padyshim kryeministri më i mirë që ka pasë Serbia që prej kohës së Nikolla Pashiq! FAZ:...

Mediat zvicerane: Vazhdon terrori nga manastiret serbe, dje ne Kosovë, sot ne Serbi…Një krijesë misterioze me hiram të zi në një manastir, që...

Berne, 1 tetor -Nje video  me rrjete sociale ka tmerrusr qytetaret ne Serbi, ku verejet nje krijese misterioze po shkaktob frikë dhe terror në Serbi,...

Kisha te Manastiri serbe ne Banjska dikur ishte xhami. Ja cili hoxhë shërbente aty!

Banjska në Zveçan, aty ku krimi serb vrau një polic kosovar e tentoi të destabilizonte veriun, paska qenë dikur një fshat tipik shqiptar, e...

Mergimtaret ne Zvicer bënë homazhe për nder të heroit te sovranitetit, policit Afrim Bunjakut

Berne 30 shtator -Dje dhe sot edhe ne Zvicer gati ne gjitha kantonet dhe qendrat  ku veprojne institucionet e Republikes se Kosoves mergimtaret tane...

Ne diten e stome 30 shtator 1912 nisi mobilizimi për luftën e parë ballkanike. Serbia kishte okupuar tokat shqiptare, Kosoven dhe Maqedonine

Luftërat Ballkanike janë emri i dy luftërave ndërmjet shteteve ballkanike në vitet 1912 dhe 1913. Luftërat u motivuan nga dëshira e shteteve ballkanike për...