4.6 C
Berne
mardi 28/11/2023

Ambasada Zvicerane shpalos platformën për punësimin e të rinjve

Qeveria Zvicarane po zhvillon platformën për punësimin e garantuar për të rinj, në kuadër të bashkëpunimit me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Financave.

Kjo platformë është donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe projektit EYE për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Ministri Hekuran Murati priti në takim përfaqësuesin e Ambasadës Zvicerane Christophe Favre dhe përfaqësuesit e projektit EYE, për të parë bashkërisht prezantim e platformës së punësimit. Gjatë takimit, Ministri Murati theksoi se punësimi është prioritet kyç i Qeverisë.

“Në kuadër të bashkëpunimit të suksesshëm në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Zvicarane është zhvilluar platforma për punësimin e garantuar për të rinj. Kjo platformë është donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe projektit EYE për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve. Për këtë qëllim, Ministri Hekuran Murati priti në takim përfaqësuesin e Ambasadës Zvicerane z. Christophe Favre dhe përfaqësuesit e projektit EYE, për të parë bashkërisht prezantim e platformës së punësimit.

Gjatë takimit, Ministri Murati theksoi se punësimi është prioritet kyç i Qeverisë, e këtë po e dëshmojmë përmes politikave që në qendër kanë punësimin e qëndrueshëm për të gjitha kategoritë. Në anën e tij, z. Christophe Favre u shpreh entuziast për projektin në fjalë, dhe konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e Qeverisë zvicerane për nisma të tilla që synojnë zhvillimin ekonomik e ngritjen e mirëqenies sociale. Platforma për skemën e punësimit të garantuar për të rinj do të lancohet së shpejti nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.

Derniers articles

Në Vienë po mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit – Feston edhe 100-vjetorin e themelimit të saj

Gazetari Nefail Maliqi nga Austria / Nga i derguari yne special ne Asamblene gjenerale te Iterpolit ne Viene Vienē, 27 nentor (Nefail Maliqi) -Organizata më e...

Në Kosovë është hapur Zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane. Ne kete evenment, filantropi Lazim Destani bashkon krerët e shtetit e Kosovës me liderët...

Prishtinë, 25 nëntor -Pas aktiviteteve dyditëshe në Samitin e III-të të Diasporës në Tiranë, ne Kosovë eshte hapur Zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane...

Cila është historia e vërtetë e BLACK FRIDEY? E premte e zezë”?

Berne, 24 nentor - Black Fridey ka rrënjë më të errëta nga sa mund të imagjinoni. BLACK FRIDEY (E premtja e zezë) jo vetem...

Zvicra dhe Kosova në të njejtin vit (2030) mbajne Lojerat Olimpike

Brrne, 24 nentor -Një “po” e qartë nga Parlamenti Sportin ju dha për Lojërat Olimpike Dimërore 2030 në Zvicër. Ndryshe edhe Kosova pi at...

Tri poezi per Nanën nga poetja e re Ferdane F.Sahiti

Ferdane F. Sahiti A ma ban Hallall oj Nanë Nanë u nisa sot edhe unë nanë u nisa nanë drejt ksaj rruge që kurrë se kam dashtë. Nanë, u nisa...