1.4 C
Berne
jeudi 30/11/2023

Mike Tyson sqaron se përse Floyd Mayweather nuk mund të quhet ‘Mbret i Boksit’

Mike Tyson ka reaguar rreth atyre që e vlerësojnë Folyd Mayweatherin si mbreti i boksit. Iron Mike ka thënë se amerikani nuk mund të cilësohet si më i miri në boks edhe pse ka rekordin prej 50 fitoresh dhe asnjë disfatë.

“Floyd është një luftëtar i mrekullueshëm, mos më keqkuptoni, Ai ka fituar 50 duele”, ka thënë Tyson. “Dëgjoni, Sugar Ray Robinson kishte 40 meçe. Ai humbi një, atëherë ai pati një seri fitoresh me 78 luftime”.

“40, humbi një, pastaj një seri fituese me 78 luftime. [Julio Cesar Chavez Sr] kishte rekordin 89-0 para se të humbte”. “Mos më trego për ‘Ju jeni luftëtari më i madh’, me 50-0. Ju jeni i shkëlqyeshëm, pa dyshim për këtë, por 50-0? Chavez kishte 90″.

“Ai po luftonte si, çfarë? Tetë herë në vit? Kundër kujtdo që ishte në renditje. Ai nuk po zgjidhte, ishte, Kush dëshiron, ejani”, ka shtuar më tej legjenda e boksit. 

Derniers articles

Poetja e re Cerazela Kondi vjen me tri poezi te reja nga libri i ardhshem i saj

Nga nektari i poezisë - Cerazela Kondi Ku je? Jam aty ku ti kurre nuk kerkove. Atje ku ti humbe. Jam loti qe ti nuk qave. Jam vuajtjet qe ti kurre si...

Presheva bëhet edhe me një kuadër në perendim. Shega Behluli nga New Yorku, në Austri poliglote, shembull integrimi dhe suksesi

Shega Behluli nga New Yorku, në Austri poliglote, shembull integrimi dhe suksesi. Ajo posa ka diplomuar në Fakulltetin e Steyr, që quhet Controlling, Rechnungswesen...

Specialja nga Haga nuk e komenton protesten. Ata thone se dihen qendrimet tona: Ne nuk jemi kunder UCK-se por individeve!

Hagë, 30 Nëntor -Vizita e djeshme e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, nuk u prit mirë nga nje grup i vogël në Kosovë. PSD...

Krerët e Interpol-it shqiptar në Asamblenë e Përgjithshme në Vienë flasin për ATV pas takimit me presidentin e INTERPOL-it gjeneralmajor Ahmed Naser Al-Raisi

Pëllumb Seferi, drejtor i departamentit te policise se shtetit shqiptarë për Marëdhenieve nderkombëtare, në bisede me gazetarin Nefail Maliqin, te derguarin tonë tone ne...

Jeta dhe cmimet me ne Shkup, megjithate dallojne nga ato ne Tiranë, Beograd apo Zagreb

Berne, 29 nentor -Më pak të famshëm se Spanja apo Tajlanda, kryeqytetet e Evropës Juglindore po e gjejnë gradualisht vendin e tyre në "listën...