Kiev, 9 shtator -Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendoi se ushtria e vendit ka rimarrë më shumë se 2,500 kilometra katrorë territor që nga fillimi i muajit.
Zyrtarët ukrainas thonë se ushtria ka arritur përfitime të mëdha në një kundërofensivë në rajonin verilindor të Kharkivit, me presidentin Volodymyr Zelensky që pohon se një qytet kyç në rajon është rimarrë nga forcat ukrainase dhe se ofensivat ruse në të gjithë vendin po zmbrapsen.
“Në këtë kohë, në kuadër të aksioneve aktive që nga fillimi i shtatorit, tashmë janë çliruar rreth 2500 kilometra nga territori ynë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës të shtunën.