2.8 C
Berne
lundi 9/12/2024

Rusët paqësor protestojne para OKB-së ne Gjenevë kunder rusëve te Putinit

Gjenvë, 26 shtator -Ruset e paqes në Gjenevë dje ju nebe thirrjes së kundërshtarëve rusë për luftën në Ukrainë. Ata denoncuan veçanërisht mobilizimin e pjesshëm të dekretuar nga Vladimir Putin, i cili, sipas tyre, vetëm sa do ta zgjasë konfliktin, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Demonstruesit u mblodhën herët pasdite para selise se OKB-së. Disa folës morën fjalën në rusisht ndërsa pankartat shpallnin: « Jo luftës, jo mobilizimit », « Putini shkon në Hagë » apo edhe « Putin terrorist ».

Në një deklaratë për shtyp, organizatorët denoncuan mobilizimin e pjesshëm, me 300 mijë rezervistë, të shpallur më 21 shtator. Kjo masë nuk do të ndryshojë asgjë në fund të luftës, besojnë ata. Nga ana tjetër, do të zgjasë konfliktin, do të shkaktojë humbje shtesë njerëzore dhe do të rrisë dëmet ekonomike, ka raportuar ATS

Në vetë Rusinë, këtë fundjavë u zhvilluan demonstrata në disa dhjetëra qytete kundër këtij mobilizimi. Sipas OJQ-së OVD-Info e specializuar në arrestime, të paktën « 707 persona janë arrestuar tashmë të shtunën në 32 qytete », gati gjysma e tyre në Moskë.

Derniers articles