13.1 C
Berne
vendredi 26/04/2024

Lajçak, gjatë takimit me Kurtin: Dialogu Kosovë-Serbi per normalizim të marëdhënieve drejt BE-së

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, është takuar gjatë të mërkurës edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ku gjatë këtij takimi Lajçak foli për rëndësinë dhe nevojën e vazhdimit të Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Ai tha se dialogu i lehtësuar nga BE-ja paraqet një proces serioz i cili ka dy qëllime bazë: normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë dhe afrimin e dy vendeve pranë e në BE.

“Pra, dialogu mes tyre si proces dhe marrëveshja përfundimtare si produkt janë të lidhura ngushtë me të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Në këtë drejtim, nuk mund të ketë vakum, por ose përparim ose prapakthim”, shtoi Lajçak.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Duke qenë proces i një rëndësie të tillë ai duhet të jetë i përgatitur mirë, me parime e qëllime të qarta, me qeveri legjitime dhe kredibile, kornizë të dakorduar paraprakisht nga palët e përfshira, dhe përfshirje e aprovim të vazhdueshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Të dy u pajtuan të mbesin në kontakt në funksion të mirëmbajtjes dhe avancimit të bashkëpunimit të deritanishëm”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Në zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kryetari i saj, Albin Kurti, i shoqëruar nga ish ministri i Shëndetësisë dhe anëtari i kryesisë, Arben Vitia, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Arbërie Nagavci, dhe deputetja Fitore Pacolli Dalipi, mirëpriti Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák, tre këshilltarët e tij, Ana Maria Boura, Katharina Kandt dhe Umerr Al-Khatib, dhe Shefin e Zyres së BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomáš Szunyog.

Takimi ishte në kuadër të vizitës së z. Lajčák në Kosovë dhe takimeve të tij me liderë politikë e institucionalë. Përgjatë tij, kryetari Kurti dhe Përfaqësuesi Special Lajčák ndanë qëndrimet dhe këndvështrime e tyre sa i përket procesit, qëllimeve dhe zhvillimeve në Dialog. Në fillim të fjalës, z. Kurti e falenderoi z. Lajčák për ftesën e tij për t’u takuar. Ai e njoftoi për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen VETËVENDOSJE! i cili tashmë ka përfunduar në rreth 10% të pikave tona, për Qeverisjen Alternative dhe pesë shtyllat e saj, si dhe anëtarësimin në Aleancën Progresive së fundmi. Kryetari Kurti gjithashtu foli edhe për katër rastet të cilat tashmë e sa kohë janë në trajtim të Gjykatës Kushtetuese e për të cilat ende nuk ka ndonjë verdikt nga ky institucion pavarësisht se ato do të duhej të trajtoheshin me prioritet marrë parasysh rëndësinë dhe ndjeshmërinë e tyre.

Në anën tjetër, z. Lajčák foli për rëndësinë dhe nevojën e vazhdimit të Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se dialogu i lehtësuar nga BE-ja paraqet një proces serioz i cili ka dy qëllime bazë: normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë dhe afrimin e dy vendeve pranë e në BE. Pra, dialogu mes tyre si proces dhe marrëveshja përfundimtare si produkt janë të lidhura ngushtë me të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Në këtë drejtim, nuk mund të ketë vakum, por ose përparim ose prapakthim, shtoi Miroslav Lajčák.

Në fund, kryetari Kurti u pajtua se dialogu është shumë i rëndësishëm. Duke qenë proces i një rëndësie të tillë ai duhet të jetë i përgatitur mirë, me parime e qëllime të qarta, me qeveri legjitime dhe kredibile, kornizë të dakorduar paraprakisht nga palët e përfshira, dhe përfshirje e aprovim të vazhdueshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Të dy u pajtuan të mbesin në kontakt në funksion të mirëmbajtjes dhe avancimit të bashkëpunimit të deritanishëm. /Telegrafi/

Derniers articles

Policia zvicerane në akison, sërish arreston 10 shqiptarë dhe serbë në klube nate

Bernë, 26 prill -Gjatë një bastisjeje në një klub në Sennwald SG, policia kantonale e St. Gallen arreston dhejte persona, përfshirë drejtorin menaxhues. Të...

Para hundëve të Serbisë, prishet xhamia e ish-presidentit te Turqise Kenan Evren (me origjine shqiptare) nga Bilaçi u Lugines së Preshevës

Preshevë, 26 prill -Në një fshat afër Bujanocit, banorët e kanë rrënuar nje xhami ter vjeter e dnertuar qe nga koha e Turiqsie kur...

Mercenari serb ka një problem me Putinin. Rusia i jep para për të vrarë ukrainas, por nuk i jep pasaportën ruse Aleksandar Jokiçit

Bernë, 26 prill -Mercenari serb kërcënohet papritur me burg - pavarësisht se ka punuar për Rusinë në luftën në Ukrainë. Edhe para se të...

Stoltenberg: Kina duhet të ndalojë së mbështeturi Rusinë nëse kërkon lidhje të mira me Perëndimin

Kina duhet të ndalojë së mbështeturi luftën e Rusisë në Ukrainë nëse dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Perëndimin, tha Sekretari i Përgjithshëm...

Zvicra ndihmon Ukrainën me pesë miliardë CHF

Bernë, 26 prill -Zvicra pritet të kontribuojë me pesë miliardë franga në rindërtimin e Ukrainës deri në vitin 2036. Banka Botërore ka vlerësuar shumën...