1.8 C
Berne
mercredi 11/12/2024

Shoqata « Hora e Skënderbeut » në Zvicër, shtatoren e kryetrimit shqiptar ua dhuron vëllezërve arbëreshë në Sicili

Zürich, 17 janar -Komuniteti arbëresh, në krye e bashkiakun Rosario Petta kanë mirëpritur këtë dhuratë vëllazërie të mërgimtarëve tanë, ndaj edhe përmes një letre kanë shpreh gatishmërinë për sigurimin e lokacionit për statujën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu në njërin nga sheshet me të frekuentuara të kësaj qyteze me afro 7 mijë banorë e të themeluar me 30 gusht 1488, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Në Zvicër, kohë më parë u themelua Shoqata Shqiptare « Hora e Skënderbeut », në përputhje me të gjitha normativat ligjore të shtetit helvetik. Ideja për themelimin e shoqatës ishte projekti për dërgimin e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në komunitetin arbëresh në Itali, ku në mbi 50 ngulime ka rreth 30 buste të Gjergjit, por asnjë shtatore. Ndërsa që Heroi Kombëtar në mesin e arbëreshëve prej shekujsh trajtohet si « Mbret i Arbërisë ».

I prirë nga dashuria për Kryetrimin tonë, aktori me banim në Zvicër, Veli Berisha, ishte i pari shfaqi dëshirën duke kontribuar edhe materialisht për këtë monument, vepër e skulptorit të mirënjohur prishtinas, Gëzim Muriqi. Kryesia e shoqatës vendosi që kjo vepër ti dhurohet vëllezërve të një gjaku në Hora të Arbëreshëve në Sicili, që njihet si kryeqendra e identitet arbëror, e ku me dashuri e fanatizëm ruhet gjuha, traditat dhe simbolet kombëtare. Kryesia e Shoqatës sonë vuri që në fillim kontakt me kryetarin e Bashkisë së Horës z. Rosario Petta dhe personalitetet e fushave të artit e kulturës në Hora të Arbëreshëve të cilët këtë lajm e mirëpritën dhe u zotuan edhe për sigurimin e lokacionit.

Shtatorja, me një pamje madhështore prej 3 metrash është relativisht e kushtueshme, ndaj edhe shoqata ka hap një llogari bankare për mjete financiare. Pritet që për këtë të kontribuojnë sa më shumë mërgimtarë, pavarësisht ku jetojnë e ç`shumë paguajnë, që kjo të jetë një vepër të përbashkët për mërgatën më të hershme shqiptare, siç është kjo e arbëreshëve në Itali. Pavarësisht nga shuma çdo kontribut është e mirëseardhur, ndaj edhe do të bëhet edhe publike.

Tash kur po e promovojmë faqen e shoqatës sonë me rastin e përvjetorit të kalimit në pavdekësi të Heroit tonë Kombëtar, Kryesia e Shoqatës « Hora e Skënderbeut », nga nesër deri më 21 janar do ti bëjë një vizitë Horës së Arbëreshëve për të biseduar për veprimet e konkrete rreth dërgimit të shtatores, me që rast pritet të caktohet edhe termini i inaugurimit. Kësaj vizite do ti bashkohet edhe studiuesja e botës arbëreshe, Dr. Ornela Radovicka.

Njoftojmë opinionin se Kryesia e Shoqatës « Hora e Skënderbeut » ka në këtë përbërje: Ramadan Morina, kryetar; Rexhep Rifati, nënkryetar; Adnan Asllani sekretar dhe Veli Berisha anëtarë dhe donator kryesor.

Derniers articles