24.1 C
Berne
mercredi 17/07/2024

Dr. Aurita Arifi, një mjeke nga Presheva « pa gojë », që flet më shumë puna e saj dhe qytetarët e Luginës. Ajo, për dy vjet ishte në vijën e parë të frontit, në « luftë » përballë Covid-19

Dr. Aurora Arifi: Ta bartësh mantelën e bardhë është më shumë se fat, është privilegj por edhe përgjegjësi !. Kuptohet eshte kënaqesi te jesh ne mision, shërbim te qytetarëve me ket profesion human
Preshevë, 19 janar -Redaksia e gazetes zvicerane Le Canton27.ch ditë me parë kishte trokitur ne dyert e Shtëpise se shëndetit ne Presheve pasi kishte degjuar shpesh nga qytetaret e Lugines se aty qenka nje mjeke me emrin Arurora Arifi qe mirëpret paciantet.
Kemi degjuar shpesh se dielli eshte i shendetshem. Por aty ku nuk hyne dielli, hyn mjeku, eh kjo eshte mjekja nga Presheva Aurora e cila i pret me fjale te mira dhe buzeqeshje dhe eshte ne sherbim te tyre. Pse thone mjekët sherojne edhe me fjalë. Me keto fjalë nis intervistën gazeta zvicerane Le Canton27.ch me Dr.Aurita Arifin nga Presheva, mjeke kjo e njohur dhe e suksesshme në Luginë qe vepron ne Shtepine e Shendetit në Preshevë, ku ajo me koleget dhe motrat po benin nje pune te medhe për qytetare te Lugines ne ket dimer plot gripe dhe gjate kohes së Covidit-19

Aty ku nuk hynë dielli hyn mjeku. E kjo eshte Dr. Aurora Arifi mjeke nga Presheva qe qytetaretr kane fjlaë te mira

Le Canton27.ch: Fillimisht zonjusha doktoreshe  Aurita Arifi, mund te na thoni per shkollimin tuaj, studimet…deri tek punesimi ne Shtepine e Shendetit ne Presheve ?

Dr.Aurita ARIFI:  Se pari, ju faleminderit per vizitën ne Preshevë dhe për interesimin e shtëpine tone te shendetit. Sa i perket shkollimit tim, mund t’ju them se shkollen fillore e kam mbaruar ne vendlindje, shkollen e mesme ,ne Gjimnazin “Skenderbeu” ne Presheve.

Kam mbaruar studimet universitare dega Mjekesi e Pergjithshme, prane Fakultetit te Mjekesise se Universitetit te Tiranes, ku jam diplomuar si “Mjeke e Pergjithshme”. Jam mjeke e licensuar ne Shqiperi dhe po ashtu ne Serbi, ku edhe punoj aktualisht. Endrra ime gjithmone ishte qe te studioj mjekesine. Arsyeja pse kam zgjedhur kete profesion eshte se une dua te jem nje njeri human, nje njeri me zemer te gjere e gatshme per te qene ne sherbim te personave te cilet kane nevoje per tu sheruar fizikisht dhe mentalisht, po ashtu deshiroj te jem afer tyre cdo here qe ndjejne nevoje per te zbrazur dhimbjen, problemet qe ata kane dhe ne nje fare menyre te behem pjese e ketyre dhimbjeve qofte edhe per nje cast.

Deshiroj gjithashtu te ju ofroj mbeshtetje, force, kurajo, te ju rris shpresen per te jetuar qe te shikojne jeten ne kenvdeshtrime te ndyshme. Si cdo fillim edhe une i kisha veshtiresite e mia. Por, tashme i kam kapercyer dhe jam shume e kenaqur me vendin e punes ku punoj aktualisht dhe me koleget me te cilet punoj. Punen si mjeke e fillova ne vitin 2020 ne Shtepine e Shendetit ne Presheve ku dhe aktualisht punoj. Gjatë pandemise COVID 19 kam punuar ne disa sherbime. Për gjtha keto suksese falenderoj ne renda te parë prinderit e mi, pastaj profesortet , koleget dhe tash, stafin,  ekipin tim te shkëlqyeshëm ketu ne Shtëpine e shendeti ne Presheve qe jemi nenstop ne sherbim te qytetareve.

Le Canton27.ch: Meqe jemi ne kohe dimri, e nderuar mjeke mund te na thoni pacientet per cka ankohen me se shumti,pervec kollitjes?Kemi me shume femije apo pleqe?

Dr.Aurita ARIFI:  Në këtë periudhë të vitit, shqetësimi më i madh për shëndetin tonë është si të parandalojmë apo luftojmë gripin. Sëmundja prek të gjitha grup moshat. Gripi ёshtё gjendje akute infektive e sistemit respirator e cila shkaktohet nga virusi A, B dhe C. Përhapet lehtë dhe lajmërohet nё epidemi tё mёdha ose tё vogla nё sezonёn e dimrit. Ftohja e zakonshme ёshtё inflamacion akut kataral i mukozёs sё hundёs e cila herё herё e pёrfshin edhe fytin e cila nё shumicёn e e rasteve shkaktohet nga virusёt.

Gripi ka ngjashmëri tё mёdha me ftohjen e zakonshme. Kёto janё gjendje të cilat japin simptoma lokale nga hunda, fyti dhe veshi, si edhe simptoma të përgjithshme, temperaturë dhe ethe. Ftohja e zakonshme dhe gripi mund të paraqiten në disa forma, duke filluar nga ato më lehtat deri te format e rënda. Te ftohja e zakonshme, simptomat e para paraqiten në fyt dhe mbesin si simptoma kryesore. Ndërsa te gripi dominojnë: ethet, dhimbja e trupit, mundimi në stomak, plogështia, si edhe simptomat tjera të përgjithshme.

Ftohja e zakonshme ёshtё njёra nga sёmundjet mё tё shpeshta tё njeriut e pёrhapur nё tёrё botёn dhe zakonisht i prek tё gjitha moshat. Shkaktarёt e ftohjes sё zakonshme janё llojet e ndryshme tё viruseve respiratore. Mё tё shpeshtёt janё rinivirusёt, koronavirusёt, virusi i parainfulencёs, etj.

Ftohja e zakonshme transmetohet me anë të teshtitjes apo kollitjes, me kontakt direkt, me inokulim tё shkaktarit nё konjuktiv dhe mukozёn e hundёs.

Sёmundja paraqitet gjatё tёrё vitit me njё shpeshtёsi mё tё madhe gjatё dimrit pёr shkak tё rezistencёs mё tё vogёl tё mukozёs sё organeve tё frymarrjes dhe qёndrimit mё tё madh tё njerёzve nё hapësira tё ngushta dhe afёr njёri-tjetёrit pёr shkak tё motit tё ftohtë.

Inkubacioni te ftohja e zakonshme ёshtё i shkurtë dhe zgjat 1-3 ditё, pas tё cilit fillojnё simptomat e sёmundjes qё janё shumё tё lehta. Simptomat e përgjithshme të ftohja e zakonshme mungojnë, por rrallë mund tё paraqiten: lodhje, kokëdhimbje, mialgji, dhembje muskujve..

Le Canton27.ch: Kemi degjuar fjale te mira per ju nga qytetaret, nga pacientet, sidomos gjate fazes dyvjaqeare të Covid-19 keni qe ishit ju me ekpin e juaj nestop  ne sherbim te qytetareve. Mund te themi se kemi fituar luftën kunder koronavirusit ?

Dr.Aurita ARIFI: Falemnderit zoteri gazetar për fjalët. Ta bartësh mantelën e bardhë është më shumë se fat, është privilegj por edhe përgjegjësi !. Kuptohet eshte kënaqesi te jesh ne mision, shërbim te qytetarëve me ket profesion human. Sa i perket  Covid-19 eshte një pandemi me shumë të panjohura. Duhet kohë të vërtetojmë qëndrueshmërinë e luftës. Na duhet kohë të kuptojmë nëse është fituar kjo betejë.

Përvojat historike na deshmojne se pandemitë ndalen nga ndërthurja e faktorëve. Çdo virus i ri pandemik është një histori në vetvete, kështu që është e vështirë të gjesh një shembull në histori që mund të jetë një model për ne, ose që mund të shërbejë si një model për të luftuar pandeminë. Në këtë kuptim, SARS-CoV-2 është i pashembullt në ndërthurjen e tij. Transmetohet shumë lehtë, shkakton një gamë jashtëzakonisht të gjerë simptomash, përhapet në mënyrë asimptomatike, ka disa veti të sezonalitetit, prek më së shumti të moshuarit dhe të sëmurët.

Megjithatë, në dy shekujt e fundit, njerëzimi ka pasur përvoja me disa pandemitë kryesore që më në fund janë ndalur. Para ardhjes së vaksinës, pandemitë përfunduan kryesisht falë masave sociale dhe zhvillimit të imunitetit kolektiv të krijuar nga tejkalimi i sëmundjes. Disa kombinime të masave sociale, vaksinat, ilaçet dhe imuniteti kolektiv na mbrojnë. Ekspertët sot bien dakord që vaksinat janë e vetmja zgjidhje e vërtetë afatgjatë për pandeminë COVID-19.

Le Canton27.ch: Dokotoreshe, mund te konstatojme se Covid-19 ka lene pasoja tek qytetaret?Tek kush me shume, tek ata te pavaksionuar apo te vaksionuarit ?

Dr.Aurita ARIFI: Dukurite me te shpeshta jane levizja e tensionit arterial ne shifra dukshem me te rritura se ato te zakonshmet ,ne individe pa mjekim ose me mjekim.Keto te shoqeruara me ankesat e zakonshme,por qe iu shtohet edhe ana emocionale e cila eshte shkaktare e clirimit te katekolaminave qe rrisin tensionin e gjakut dhe rrahjet  e zemres ,gjithashtu perdorimi i kortizonikeve ne mjekim,pergjegjese per rritjen e shifrave te sheqerit ne gjak.

Jane shtuar ne menyre te dukshme rastet me semundjen e diabetit dhe se tek ata qe e kane diagnozen e diabetit eshte renduar semundja si pasoj e marrjes se barnave shtese per kurimin e saj. Ndikimi i COVID 19 eshte shfaqur edhe ne ndryshime te sjelljes se atyre qe e kane kaluar kete semundje.

Ne kabinetin e kardiologjise jane konstatuar dhe vertetuar me vizita klinike e aparatura fenomene te aritmive tendryshme,te marrjes se frymes nga komplikacionet qe shkakton virusi mbi zemren,sic eshte zmadhimi i zemres,te shoqeruara me likid(leng) ne cipat e zemres.

Kemi edhe shfaqje te trombozave te vazave te medha si ne tru,ne zemer,ne mushkeri,gjymtyre dhe lekure qe kerkojne mjekim shtese pasi rrezikojne jeten apo invalidizojne njeriun,duke shkaktuar pasoja psikologjike, financiare, kohore neate vete dhe familjen e shoqerine.

Pse është i rëndësishëm vaksinimi? Sepse shpëton jetë. Sot kemi në dispozicion vaksina për t’u mbrojtur nga të paktën 20 sëmundje të ndryshme, siç janë: difteria, tetanozi, paraliza e fëmijëve, gripi, fruthi, kanceri i qafës së mitrës, kolera, Covid-19, hepatiti, parotiti, meningjiti, etj. Së bashku, këto vaksina shpëtojnë 3 milionë jetë njerëzish çdo vit, sidomos në vendet e pazhvilluara.

Nes eshtrohet pyetja, a janë të sigurta vaksinat? Vaksinimi është i sigurt dhe efektet anësore nga një vaksinë janë zakonisht të vogla dhe të përkohshme, si p.sh. dhembje krahu dhe ethe. Efektet anësore më serioze janë të mundshme, por janë jashtëzakonisht të rralla. Çdo vaksinë e licencuar testohet me rigorozitet në të gjitha fazat e hulumtimeve klinike para se të miratohet për përdorim. Meqenëse vaksinat janë testuar tek nga vera e vitit 2020, nuk e dijmë kohëzgjatjen e saktë të mbrojtjes që ofrojnë.

Le Canton27.ch: A e parandalojnë vaksinat bartjen e virusit te personat e tjerë apo e parandalojnë vetëm vdekjen dhe hospitalizimin e personave me Covid-19?

Dr.Aurita ARIFI: Personat e vaksinuar kanë më pak gjasë se sa ata të pavaksinuar të transmetojnë infeksionin tek personat e tjerë. Në një studim të kryer në Izrael, të vaksinuarit me vaksinën Pfizer / BioNTech kishin për 90% rrezik më pak për infeksion asimptomatik, krahasuar me ata që nuk ishin vaksinuar.

Në Izrael, rastet e Covid-19 tek fëmijët u zvogëluan ndjeshëm me rritjen e përqindjes së vaksinimit tek të rriturit. Kjo sugjeron për një dobi shtesë të popullatës nga  imunizimi masiv, sepse ulen rastet e sëmundjes.

A të mbron vaksina 100% nga infeksioni? Siguisiht jo. Asnjë vaksinë nuk është 100% efikase, prandaj nuk mund të themi se vaksinat plotësisht e zhdukin rrezikun e infektimit dhe sëmundjes simptomatike. Efektet anësore të lehta janë ndjeshmëria në vendin e injektimit, dhimbje në vendin e injektimit , dhimbje koke dhe lodhje, dhimbje të muskujve dhe shqetësim, temperature, dhimbje të kyçeve, mundim, të vjella, diarre, skuqje dhe ënjtje në vendin e injektimit, të shoqëruara me ethe. ënjtje të nyjave limfatike, ulje e oreksit, maramendje, përgjumje, djersitje e tepërt, kruajtje dhe skuqje e lëkurës. Efektet tjera anësore janë shumë të rralla: mpiksja e gjakut, miokarditi, perikarditi

Pse hezitojne, ngurrojnë apo frikesohen disa qyetatre për t’u vaksinuar? Lidhur me kete pyetje mund te thjemis e sisa janë në parim kundër vaksinimit. Tjerët frikësohen nga efektet anësore, siç është mpiksja e gjakut, e cila është regjistruar shumë rrallë (4 raste mpiksjesh në 1 milionë të vaksinuar). Por në anën tjetër rreziku i mpiksjes së gjakut te përdorimi i pilulave kontraceptive është deri 1200 raste në 1 milionë gra; apo 1763 raste në 1 milionë duhanxhinj dhe së fundmi 165.000 raste të mpiksjes ndodhin në 1 milionë pacientë të cilët janë të sëmurë me kovid. Efekte anësore ka çdo ilaç, madje edhe paracetamoli. Të gjithë e dijmë se duhani vret dhe ky mesazh shkruan në çdo paketim të cigareve. Duhani vret 6 milionë njerëz në botë brenda një viti! Pijet e sheqerosura që shkaktojnë diabet, sëmundje kardiovaskulare e obezitet (si psh. Coca-cola) shkaktojnë 184.000 vdekje në vit në mbarë botën! Rreziku për të humbur jetën nga kovidi është shumë më i madh sesa vaksina!

Le Canton27.ch: Për fund dr. Arifi, cfare jane kushtet e punes ne Shtepine e Shendetit ne Presheve? Sa mjek,sa motra ,sa personel keni?Ndihet mungesa e kuadrit professional?

Dr.Aurita ARIFI: Sa i përket kushteve te punes ne shtpéine tone te shendetit jane deri diku te mira, ka vend per permirsimin e tyre, avancimin e proceseve per sherbim sa me te mire te pac. Kemi mungese te pajisjeve,mungese te aparaturave te ndryshme, te mjeteve  te sofistikuara të teknikës moderne per diagnsotifikimin e semundjeve.Kemi mungese te nje Sherbimi Spitalor ne Presheve! Gjat pandemise COVID 19 kemi pasur shume transporte te pacienteve ne qendrat rajonale, terciare spitalore si ne spitalin e Vranjes ashtu edhe ne Surdulice, Nish dhe Krushevc.

Per nje kohe te gjate ne vendin tone nuk kishte punesime te reja,qe nga fillimi I pandemise COVID 19 ne mars te vitit 2020,rreth 50 punonjes shendetsore dhe bashkpuntore te tjere,te cilet kane punudar gjat pandemise  se COVID it kane marre vendime pune ne kohe te pacaktuar.

Mjeket dhe motrat ne foto, nga e majta: Sadbere Fejzullahu, Besmira Sefedini, Selvije Ajeti, Dr. Aurita Arifi, Lumnije Ramadani dhe Medina Limani

 

Derniers articles