Bayern, 24 maj -Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nëndega në Augsburg mbajti një takim mobilizues me strukturat e AAK-së në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 7 Qershorit, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Në këtë takim morën pjesë kryetari i AAK-së për Gjermani, z. Ukë Blakaj, kryetari i AAK-së për Bayern, z. Selim Hoti, së bashku me koordinatorin Fatmir Qufaj, kryetarin e AAK-së për Regensburg, Ilir Rasaj, si dhe anëtarin e kryesisë në München, Kujtim Gërvalla. Të pranishmit i përshëndeti kryetari Kushtrim Neka, njëherësh nikoqiri i këtij takimi, duke i uruar mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve.
Në fjalën e tij, Selim Hoti theksoi rëndësinë e organizimit dhe mobilizimit të strukturave tona në Bayern, për të fuqizuar angazhimin dhe mbështetjen në këtë proces zgjedhor, në përkrahje të figurës emblematike të UÇK-së, z. Ramush Haradinaj, si dhe kandidatit për kryeministër, z. Ardian Gjini. Me unitet, përkushtim dhe punë të palodhshme drejt sukseseve ! Urime Aleancë dhe na priftë e mbara! S.Hoti

