29.4 C
Berne
lundi 25/05/2026

Sivjet ne haxhë (Qabe-Mekë) janë shkuar mbi 5000 shqiptare nga ballkani dhe qindra tjere nga diaspora…

Meka, 25 maj -Pelegrinazhi i Haxhit në vitin 2026 është planifikuar të kryhet gjatë muajit maj, me Ditën e Arafatit që pritet rreth datës 26 maj. Për shkak të kalendarit hënor, Haxhi do të zhvillohet gjatë muajve të pranverës për 10 vitet e ardhshme, duke shmangur kështu temperaturat ekstreme të verës. Sipas gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch sivjet kane udhëtur në Meke edhe Medina për ta kryer Haxhin mbi 5000 shqipatrë nga ballkani dhe qindar tjere nga diaspora. Nga Kosova 1576 besimtarë, nga Shqipëria (525), nga Maqedonia e Veriut (2020), nga Lugina e Presheves dhe sanxhaku rreth 500.

Thëne shkurt: Dita e Arafatit është dita e mëshirës, faljes dhe pranimit të lutjeve.”

Sipas Bashkeisë Islame ne Shqipëria, sivjet nga Sqhiperia pritet të shkojnë rreth 525 haxhilerë kane udhëtur në Meke edhe Medina për ta kryer Haxhin. Sipas të dhënave të Bashkesisëislame te Kosovës, sivjet nga Kosova në Haxh në Meke kane shkuar gjithsej mbi 1,700 haxhilerë.

Grupi i parë i besimtarëve është nisur më 15 maj 2026 nga Aeroporti “Adem Jashari” drejt Saudi Arabia, ndërsa udhëtimet po zhvillohen në disa grupe gjatë ditëve të fundit.

Siç bën të ditur Bashkësia Islame e Kosovës, në pritje të tyre dolën zyrtarë nga Drejtoria e Haxhit e BIK-ut, të cilët u uruan mirëseardhje dhe u kujdesën për orientimin e tyre drejt Mekës.

Sipas organizatorëve, pas mbërritjes në Mekë, haxhinjtë do të fillojnë menjëherë me kryerjen e umres

“Pas mbërritjes së tyre në Mekë, ata menjëherë do të fillojnë edhe kryerjen e umres”.

Sivjet nga Kosova do ta kryejnë obligimin e haxhit gjithsej 1576 besimtarë, të cilët do të udhëtojnë në grupe drejt vendeve të shenjta gjatë ditëve në vijim.

Ata së bashku me haxhilerët e tjerë nga e mbarë bota kryer njërin prej pesë obligimeve të Islamit, haxhin. Ata u shprehen tejet të lumtur që shkuan të kryejnë haxhin, teksa edhe përshkruajnë ndjenjat e tyre.

Haxhilerët nga Kosova thonë se gjatë qëndrimit në vende të shenjta, kanë bërë lutje për veten, familjen dhe në veçanti për Kosovën.

Nga Maqedonia e Veriut – 2020 haxhilerë

Në Mekë afërsia me Qaben 700 m. – Medinë menjiherë te obori i Xhamisë së Pejgamberit a.s. – Kohëzgjatja në vendet e shenjta deri më 25 ditë. – Standart i nivelit të lartë. Udhëheqësia – Kryesia qëndrore me Kryetar – Koordinator në krye tē çdo Muftinie – Këshilli – Stafi udhëheqës- i hoxhollarëve, çdo udhëheqës fetar në 30 haxhinjë Ekipi mjekësor – mjek dhe mjekesha Komplet barnat për haxhilerët. Program të vizitave gati. 3000 kandidat në pritje dhe deri në vitin 2028 është i mbushur. Haxhiu bartetet nga çdo qytet dhe kthehet në të njejtin vend, ka thënë për gazeten zvicerane ne shqip LeCanton27.ch Reis ul Ulema Shaqir Fetahu, Kryetar i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut.

Nesër  Dita e Arafatit

Dita e Arafatit konsiderohet një nga ditët më të mëdha dhe më të shenjta në Islam.
Agjërimi i kësaj dite, për ata që nuk janë në Haxh, sipas haditheve fal mëkatet e një viti para dhe një viti pas.

Është dita kur miliona haxhinj mblidhen në Arafat pranë Masjid al-Haram për kulmin e Haxhit. Profeti Muhammad ka thënë: “Haxhi është Arafat.” Besimtarët e kalojnë këtë ditë me lutje, pendim, agjërim dhe ibadet.

Thëne shkurt: Dita e Arafatit është dita e mëshirës, faljes dhe pranimit të lutjeve.”

    • Shqipëri: Çmimi i përcaktuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH) për këtë sezon ishte 6,400 euro. Regjistrimet janë zhvilluar në Zyrën e Haxhit pranë KMSH-së.
    • Kosovë: Sipas organizimit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), çmimi i aranzhmanit të Haxhit për këtë vit është 6,650 euro.
    • Maqedonia e Veriut: Për besimtarët që nisen nga ky vend, çmimi për realizimin e këtij obligimi ka qenë rreth 6,550 euro

 

Derniers articles