
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkatdhetarët janë pjesë e rëndësishme në çdo proces për vendin. Haradinaj në vazhdën e vizitës në Gjermani, ka takuar sot strukturën e nëndegës së AAK-së në Bavari.
Ukë Blakaj, kryetar i AAK-së për Gjermani: Dispora shqiptare mbeshtet Aleancen për zhvillim ekonomik, për një Kosovë më të sigurtë, përkrah Amerikës dhe botës demokratike
Gjatë fjalimit te kryetarit te AAK-së ne Gjermani z.Ukë Blakaj, ndër të tjera theksoi se « sikur në Kosovë edhe në Gjermani dhe në vende të tjera të Evropës dhe botës, bashkatdhetarët tashmë e kanë të qartë se Aleanca me partnerët e koalicionit është nevojë urgjente për Kosovën, për zhvillimin e saj ekonomik, për një Kosovë më të sigurtë dhe të zhvilluar, përkrah Amerikës dhe botës demokratike. »DIASPORA NË MBËSHTETJE TË ALEANCËS
Para një viti isha pjesë e punimeve të Kuvendit Zgjedhor të Aleancës për Bavari. Që nga ajo kohë kryetari i kësaj dege, Selim Hoti, me bashkëpunëtorë ka krijuar një atmosferë pune që ka ndikuar në mobilizmin e strukturave të Aleancës në Gjermani dhe afrimin me bashkatdhetarët tanë.
Sot, në takim me bashkatdhetarë, organizuar nga Këshilli i degës së AAK-së për Bavari, në Nuremberg, përjetova një pritje tejet të ngrohtë. Me ta, pata kënaqësinë që të flasim për zhvillimet në Kosovë dhe proceset që na presin muajt vijues.
Aleanca është partia me mbështetjen më të madhe në Gjermani falë angazhimit e përkushtimit të strukturave të saj. Mbështetja për koalicionin e prirë nga Aleanca është e jashtëzakonshme dhe po rritet çdo ditë.
Për mua dhe Aleancën, bashkatdhetarët janë pjesë e rëndësishme në çdo proces për vendin. Ashtu siç kishin rolin e tyre jetik për lirinë e Atdheut, shtetformimin e shtetndërtimin, ata janë pjesë e jona e pandarë në përkushtimin tonë për ta sjellë ndryshimin dhe për ta orientuar Kosovën drejt zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik.

