Gjenevë, 6 shtator -Gjeneva me mbi 30 mijë shqiptarë, ndërsa Zvicra me mbi 300 mijë. Këto nuk janë thjesht shifra. Janë dëshmi e një pranie që tashmë është bërë pjesë e pandashme e shoqërisë zvicerane. Pra, ku ka kuantitet, ka edhe kualitet. Por mbi të gjitha, ku ka integrim të vërtetë, ka edhe përgjegjësi qytetare.
Shqiptarët nuk janë më vetëm një komunitet emigrantësh. Ata janë punëtorë, sipërmarrës, profesionistë, artistë, sportistë, gazetarë dhe politikanë, që kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin e Zvicrës. Dhe pikërisht këtu qëndron suksesi i integrimit: të bëhesh pjesë e shoqërisë pa e humbur identitetin.
Nuk është rastësi që zyrtarë zviceranë, nga niveli komunal e kantonal deri te qeveria federale, e vlerësojnë komunitetin shqiptar si një shembull të integrimit dhe të kontributit në shoqëri.
Sot, shqiptarët në Zvicër si ne vendlindje, po i kontribuojne proceseve integruese bashkekombasve dhe te huajve edhe ne vendin ku jetojne dhe veprojne. Humanizimi i tyre eshte deshmuar disa here ne veper.
Kur eshtë fjala për hamanizëm, shembull konkret ne Gjenevën nderkombetare kemi znj.Mirheme Terziu Ibrahimi e cila eshte një grua të përkushtuar, punëtore dhe me një rrugëtim të pasur profesional e humanitar e ardhur në Zvicër, Aj sot ne Gjenevë eshte me shume se nje shembull integrimi dhe suksesi e cila po i kontribuon integrimeve jo vetëm vedore por edhe te komuniteve huaja.
Karrierën e vazhdoi në Spitalet Universitare të Gjenevës, HUG, duke u zhvilluar dhe specializuar më tej në fushën e kujdesit dhe të shëndetit. Me vullnetin për të mësuar dhe për t’u përmirësuar vazhdimisht, sot po zgjerohet profesionalisht edhe në fushën administrative.
Ajo në moshë të re, ajo i kapërceu me vendosmëri vështirësitë e integrimit dhe të vazhdimit të shkollimit. Ajo formua në fushën e kujdesit shëndetësor dhe ndërtoi një karrierë të gjatë në institucione të rëndësishme shëndetësore në Gjenevë, veçanërisht në kujdesin intensiv.
Gjatë rrugëtimit të saj profesional, Mirheme Terziu Ibrahimi pati mundësinë të kontriboj në një projekt humanitar të realizuar në bashkëpunim me Shoqatën “Nëna Terezë” në Lucern dhe Klinikën Shëndetësore në Gjakovë. Në kuadër të këtij projekti, pacientë nga Kosova u trajtuan për probleme dhe ndërhyrje në zemër në Hôpital de La Tour në Meyrin. Përmes përkthimit, komunikimit dhe mbështetjes së vazhdueshme, ajo qëndroi pranë pacientëve dhe familjeve të tyre në një periudhë veçanërisht të vështirë.
Krahas angazhimit profesional, ajo kontribuon prej vitesh në jetën kulturore të komunitetit shqiptar në Gjenevë, si sekretare e Ansamblit « Gëzuar ». Përmes punës së saj të palodhur dhe me shumë përkushtim, ajo ndihmon në ruajtjen dhe përcjelljen e kulturës, traditave dhe identitetit tonë kombëtar te brezat e rinj.
Edhe angazhimi i saj në nismën “Zëri i Gruas LIRA” është tejet i çmuar dhe pasqyron gatishmërinë e saj të pa kusht për t’i mbështetur gratë, për të nxitur solidaritetin dhe për të kontribuar në të mirën e përbashkët.
Bashkëshorte e Remziut (eskperte informatikes ne nje organizate nderkombëtare) dhe aktivisht i nhur i ceshjes kombëtare. Sikur t’mos ishin ukseset e ketij cifit, njk do te ekzisotonte as as thenie « Pas çdo gruaje të fortë qëndron një burrë i fortë ». Ata jane pèrinder të dy fëmijëve, që dëshmon dashurinë për vendin e saj përmes veprave dhe shërbimit ndaj komunitetit në mërgatë, sjrkuan gazeta zvcerane ne sqhip Lecanton27.ch
Pra, Kjo është fytyra e re e diasporës shqiptare: jo më vetëm një komunitet që kërkon të integrohet, por një komunitet që tashmë është integruar dhe po krijon ura mes Zvicrës, Kosovës dhe Shqipërisë.
