18.2 C
Berne
samedi 20/07/2024

Edhe nje suksese i Grupit te biznesit familjar Destani, kompania Next.e.Go Mobile në Gjermani behet pjesë e Bursës NASDAQ në Nju Jork

Berlin, 21 tetor -Për Grupin e biznesit tonë familjar dita e djeshme shënoi një moment të veçantë. Me këtë rast filantropi Lazim Destani nuk e fsheh gëzimin tim që Next.e.Go Mobile, kompania për prodhimin e veturave elektrike me bazë në Gjermani, tashmë është pjesë e Bursës NASDAQ me seli në Nju Jork, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Listimi i Next.e.Go Mobile në këtë bursë amerikane dhe shpallja e djeshme e bërjes publike përbën kulmin e një pune të madhe e me përkushtim të një ekipi të tërë.

Kjo arritje është dhe fillimi i kapitullit tjetër në rrugëtimin e Next.e.GO Mobile.

Z.Lazim Destani per gazeten zvicerane Le Canton27.ch se «Nasdaq gjithmonë ka qenë qendër për inovacionin dhe ne jemi vërtet të lumtur që jemi pjesë e këtij ekosistemi me aq shumë ndikim.»

Kompania e njohur «Next e.GO Mobile » e familjes së Lazim Destanit ka promovuar me 5 maj te vitit 2022 në Berlin veturën e parë elektrike të markës ‘e.GO’. Në ceremoninë promovuese, krahas shumë figurave e artistëve të shquar, prezent ishte edhe njëri nga yjet e futbollit botëror, braziliani Neymar, njifton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Next e.GO Mobile është njëra nga kompanitë e biznesit të familjes Destani ku bëjnë pjesë një numër sipëmarrjesh që operojnë nën ombrellën e ‘nd Group’ me seli në Holandë, themeluar nga Nazif Destani. Ecolog International është gjithashtu pjesë e këtij grupi dhe përbën shtyllën kryesore të tij.

Kjo sipërmarrje për prodhimin e veturave elektrike u themelua vitin e kaluar në Gjermani dhe tashmë, për një kohë të shkurtër, doli kontingjenti i parë i veturave. Sipas projektit, në fazën fillestare është parashikuar prodhim vjetor prej 30.000 automjetesh.

Next e.GO Mobile ka nisur me shtrirjen e linjave të prodhimit edhe në rajonin tonë. Pas arritjes së marrëveshjeve me qeverinë greke dhe me qeverinë bullgare tashmë ka nisur ndërtimi i fabrikave në këto vende. Bisedimet janë në zhvillim e sipër që së shpejti të nis prodhimi edhe në Kosovë, Shqipëri e në mbarë trojet tona, ku sigurisht paraqet dhe kontribut për vende të reja pune.

Derniers articles