12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Nesër mbahen zgjedhjet në Zvicer per parlamentin e ri në Bernë, ku po garojne edhe 30 kandidat shqiptare për deputetë

Bernë, 21 tetor (Nefail Maliqi) -Nesër qytetarët zviceranë do të zgjedhin parlamentin e ri. Në këto zgjedhje me zvcieranët  pe rnej muaj rresht  ishin ne fushaten edhe 30 kandidatë shqiptarë nga pothuajse secila parti politike që garojnë për ulëse në Këshillin Kombëtar, pra per deputet. Për dallim nga vitet e mëparshme, ky është numri  rekord i kandidatëve shqiptarë. Tashmë gati te gjitha mbi 5 million zarfet me fletëvotime kane arritur permes postes tet Komsion Qendror te Zgjedhjeve në 26 kantonte, njofton gazeta zvicerane ne shqip Canton27.ch

Në Zvicer jetojne dhe veprojne 300.000 shqiptare, prej të cileve mbi 100 mije posedojn pasaporta zvicerane

Gjate vizites se fundit te kryeministrit te Republikes se Kosovës Albin Kurti ne Zvicer, pas takimit me  presidentin e konfederates hlevetike, së bashku me ministrin Hajrulla Çeku, në Ambasadën e  Kosovës në Bern kane takuar kandidatët shqiptarë në zgjedhjet federale te 22 tetorit, te cilet i kane uruar fitore dhe suksese në fushatën zgjedhore dhe ditën e votimit.

Sot ne Zvicer jetojne dhe veprojne 300.000 shqiptare, prej të cileve mbi 100 mije shqiptarë nga gjitha viset e ballkanit, janë të natyralizuar, dmth. që posedojnë pasaporta zvicerane, që më shumë se gjysma e tyre kanë të drejte vote.

Pëderisa migracioni i italianeve ne Zvicer kishte nisur menjëhere pas luftës së II-të boterore ne vitet e 50-ta, ata sot kane disa deputete dhe politikaj ne instiucionet e larta shtetërore. Kurse, shqiptaret nga ballkani, sidomos kosovaret kane nisur te migrojne pak më vonë drejt Zvicres ne vitet e 70-ta për shkaqe te njohura, të politikave diskriminuese dhe presionit nga regjimi serb.

Ndryshe Ueli Leuneberger, themelues i Universitetit Popullor ne Gjenevë dhe « ambasador » i shqiptareve ne Zvicer, për tv ATV ka thëne se “Është koha që një kandidat nga komuniteti shqiptar të ulet në Parlamentin zviceran në Bernë..”

Është nje gje evidente, që nuk mund ta fshehim se Partitë politike në Zvicër në prag të zgjedhjeve, përmes këtyre kandidatëve me origjine nga ballkani, kanë levërdi, kane më shumë për qëllim për të tërhequr votat e shqiptarëve duke ditur numrin e tyre të madh ne territorin e konfederates helevtike.

Sidoqoftë, komuniteti shqiptarë si shembull integrimi në Zvicër e meritojne te kenë jo vetëm pasaportat helevtike, por dhe deputetët e tyre në Bernë

Derniers articles