0.2 C
Berne
jeudi 26/12/2024

“Diaspora nuk duhet parë vetëm si infuzion ekonomik”- LVV e bindur në mbështetjen e mërgimtarëve, ka një paralajmërim

Kanë mbetur edhe disa muaj deri te zgjedhjet e reja parlamentare, ndërsa partitë tashmë para fushatë janë duke bërë. Ajo se çfarë bie në sy në këtë para fushatë, është angazhimi i partive politike te mërgimtarët.

Nuk kalon ditë pa raportuar se zyrtarë si nga VV, PDK, LDK e AAK të cilët kanë qëndruar në vende të ndryshme të Evropës, me  ç’ rast kanë zhvilluar edhe takime e tubime nga më të ndryshme.

Analistët thonë se votimi jashtë vendit mund të ketë ndikim substancial në rezultatet e zgjedhjeve dhe si pasojë në jetën politike brenda shtetit.

Sipas tyre, diaspora ka rëndësi në zgjedhje, sidomos kur është në pyetje fitorja absolute.

Statovci: Ne presim një mbështetje akoma më të madhe nga diaspora

Image

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, thotë se ata presin një mbështetje akoma më të madhe nga diaspora.

Sipas saj, çështja nuk është se a do të dalin më të votuarit edhe në diasporë, por a do të ketë shumë më tepër pjesëmarrje nga diaspora.

Kanë mbetur edhe disa muaj deri te zgjedhjet e reja parlamentare, ndërsa partitë tashmë para fushatë janë duke bërë. Ajo se çfarë bie në sy në këtë para fushatë, është angazhimi i partive politike te mërgimtarët.

Nuk kalon ditë pa raportuar se zyrtarë si nga VV, PDK, LDK e AAK të cilët kanë qëndruar në vende të ndryshme të Evropës, me  ç’ rast kanë zhvilluar edhe takime e tubime nga më të ndryshme.

Analistët thonë se votimi jashtë vendit mund të ketë ndikim substancial në rezultatet e zgjedhjeve dhe si pasojë në jetën politike brenda shtetit.

Sipas tyre, diaspora ka rëndësi në zgjedhje, sidomos kur është në pyetje fitorja absolute.

“Po, votuesi plotësisht i pavarur nga ndikimet e pushtetit politik partiak, gjendet në diasporë. Këta votues janë idealistë, dhe i ndjekin zhvillimet në Kosovë shpesh herë më shumë se vet ne. Në të kaluarën ata kanë pasur pengesa të mëdha për të votuar, jemi munduar t’i zvogëlojmë këto pengesa, por një vendim i KQZ-së e minimizoj mundin tonë, meqë nuk u morën pothuajse fare parasysh rekomandimet e MPJ-së. Megjithatë, ne presim një mbështetje akoma më të madhe nga diaspora, dhe çështja nuk është se a do të dalim më të votuarit edhe në diasporë, por a do të ketë shumë më tepër pjesëmarrje nga diaspora”, shprehet deputetja Statovci.

E pyetur rreth programit të tyre për diasporën, ajo thotë se diaspora nuk duhet parë vetëm si infuzion ekonomik peridoik në Kosovë, por si pjesë kulturore, politike dhe inovative e shtetit.

“Programi dhe ideja jonë për diasporën bazohet në idenë se ne nuk duhet të shkëpusim, por duhet të avancojmë lidhjet e Kosovës me diasporën. Diaspora nuk duhet parë vetëm si infuzion ekonomik periodik në Kosovë, por si pjesë kulturore, politike dhe inovative e shtetit tonë. Andaj fokusi do të vazhdojë të jetë që ata të mos trajtohen ndryshe nga qytetarët tjerë të Kosovës që jetojnë brenda, dhe lehtësimi për investim, kontribut burimesh njerëzore, dhe forcim lidhjesh do të vazhdoj edhe në mandatin e ardhshëm”, përfundon deputetja.

Faktori diasporë dhe ndikimi i saj në zgjedhje

Kurse, analisti politik, Ali Hertica, thotë se diaspora është e madhe, por përqindja e atyre që votojnë nuk është aq e madhe.

Por, sipas tij, ata mund të jenë faktor për ta shtyrë vendin që të vendos kush do të jetë në pushtet./ B.S

Derniers articles