7.5 C
Berne
vendredi 31/03/2023

Këngetarja Albana Azizi nga Zvicra vjen me klipin me te ri « Hajde moj dashnie »

Bernë, 15 shtator -Këngëtarja e re Albana Azizi me origjine nga Lugina e Preshevës e cila jeton dhe vepron qe prej vitesh në Bernë te Zvicrës vazhdon sukseset e saj ne muzikë.

Pas klipit te kënges se titulluar “Sa mirë ta bona” qe beri me shume se johone, zhurme ne mediat e ballkanin duke « dridhur » Serbinë pse kënga ne fjalë ishte realizuar në Kalanë e Novobërdës dhe përmban motive nga trashëgimia jonë kulturore, shkruan gazeta zvicerane ne gjuhen shqipe « LeCanton27.ch »

 

« Hajde moj dashnie »…Cka po paralajmeron Albana me këtë këngë?

Këngëtarja Albana Azizi para pak ditësh ka publikuar projektin e saj më të ri të cilin e ka titulluar “Hajde moj dashnie” dhe ka arritur që menjëherë të merr komente pozitive nga audienca shqiptare. Ne fakt profesioni i Albanës është stomatologjia, por muzika për të është një hobi i madh dhe dashuri e pare qe i flene ne zemer.

ALBANA AZIZI KENGETARJA E JONE QE E DRIDHI SERBINE ME KENGEN « OH, SA MIRE TA BANA!.. »

Këngëtarja shqiptare që jeton dhe vepron në Zvicër, Albana Azizi, me këte kenge ishte bere pak nervoz publikun dhe mediet serbe me video-klipin e saj të xhiruar në Kishën e Shën Nikollës në Novobërdë te cilen e kërcënuan..

Një zë i veçantë dhe karaktristik ne diskografisë shqiptare siç është Albana Azizi edhe kësaj radhe ia ka arritur qellimit me projektin e fundit, klipit te kenges « Hajde moj dashnie” tashme te promovuar.

Pyetjes sone se mos valle titulli « Hajde moj dashnie » mos eshte nje lloj dallandyshe, lajmetari për nje dashur te re te Albanës..Nese po, na e thuaj publikisht, mos mbaje njerezit vjerrë, sepse kolanat e pritjes ne readhe jane te gjata?

« Jo jo pa merak, pa panikë, mos u frikesoni ende zemra ime eshte e lire. Top lista e zgjdhjeve vazhdon..Per me te miret, dihet perparesi kane shqiptaret! .. » ka thëne këngetarja e jone e njohur Albana Azizi për gazeten zvicerane ne gjuhen shqipe « LeCanton27.ch ».

Per fund do perkujtuar se sukseset e Albanes nuk ndalet me kaq. Ajo se fundit ka provuar veten me mjaft sukses edhe në moderim e ftuar si mysafire spacilae në Festivalin për Këndim dhe Vallëzim (Gesang und Volkstanz) ku marrin pjesë këngëtarë dhe valltarë nga mbare bota.

Klipi tash u zhvillu ne Vlorë te Shqiprisë., Muziken e textin e ka berë Flow Musik.

Kenga « Hajde moj dashnie », pa ty me shkoj rinia, më kaloj beqaria! Pra, mos e humbisni këtë klip me te ri pa e shikuar nga Albana Azizi!

 

 

Derniers articles

Berna dhe Tirana nënshkruajnë marrëveshje deri në 2026! Financim e digjitalizimit te KQZ me 1.2 milione CHF

Titane, 24 mars -Në kuadër të bashkëpunimit për dixhitalizimit, Tirana ka nënshkruar sot marrëveshje nje marreveshje me autoritet e Bernes deri në 2026 me...

Historike, emri i Kosovës, për herë të parë pas 20 vitesh, nuk permendet ne raportin e OKB-së anti drogë. Ja cfare thuhet për Shqiperine...

Gjenevë/ UN, 31 mars -Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar këtë të enjte  raportin për prodhimin e kokainës në nivel global. Në raportin...

Sipas raportit të OKB-së, Shqipëria dhe Serbia bëjnë kontrabande të hapur të drogës, Kosova nuk përmendet pas 20 vitesh

Gjenevë/ UN, 31 mars -Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar këtë të enjte  raportin për prodhimin e kokainës në nivel global. Në raportin...

Ramazani ne burgun e Scheveningenit / Nga Haga tregojnë se Thaci, Veseli dhe te tjerët a po agjërojnë…

Hagë, 30 mars -Njerezit, ata te komuniteti muslimanë ne lufte e ne burgje kane mbajtur ramazanin. Edhe në luften e fundit perballe Serbise lufëtarete...

Rekord: Diaspora shqiptare nga Zvicra vitin e kaluar ka dërguar në Kosovë rreth 100 milionë CHF

Prishtinë, 30 mars -Diaspora vazhdon të luaj një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës. Përgjatë një viti nga mërgimtarët dërgohen para të...