3.6 C
Berne
samedi 9/12/2023

« Jo masakra ne emrin tonë » !… Policia amerikane arrestoi 300 hebrenjë në Capitol Hill të cilët kërkuan paqe në Gaza

Washington, 19 tetor – Qindra protestues pro-palestinezë u mblodhën në kompleksin e Kapitolit të SHBA të mërkurën, duke kërkuar një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, njoftoj e mrdiat amerikane, percjell gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Kaosi shpërthen ndërsa protestuesit pro-palestinezë kërkojnë armëpushim në Kapitol; të paktën 3 policë të dyshuar sulmues (Chaos erupts as pro-Palestinian protesters demand ceasefire at the Capitol; at least 3 allegedly assault cops) eshte ky titulli i gazetes amerikane New York Post

La police américaine a arrêté 300 femmes juives au Capitole qui réclamaient la paix à Gaza

Rreth 300 hebrenj janë arrestuar nga policia pasi protestuan në Capitol Hill, duke kërkuar armëpushim në luftën izrael – Palestinë.

Raportohet se 400 persona u mblodhën brenda ndërtesës.Mediat në ShBA theksojnë se protesta u organizua nga dy grupe hebrenje anti-sioniste.

Ata u udhëhoqën nga 25 rabinë, të cilët lexuan dëshmi nga palestinezët në Gaza dhe thonin lutje.

Po ashtu edhe qindra pjesëmarrës të tjerë jashtë ndërtesës brohoritën “Armëpushimi tani”.

Ligji nuk i lejon protestat në ndërtesën e Capitol Hill.

Policia e Capitol Hill, nuk e ka komentuar numrin e të arrestuarve, përveçse akuzoi se tre nga protestuesit e kishin sulmuar një oficer të policisë.

Ndërkaq rabinja nga Filadelfia Linda Holtzman, tha se ishte e shqetësuar për dhunën që po intensifikohej kundër civilëve në Gaza.

Ajo theksoi se gjyshja e saj i mbijetoi Holokaustit dhe se ajo ishte mësuar të luftonte për gjithë jetën njerëzore.“Aty ku nuk ka drejtësi, unë duhet të jem një zë për drejtësinë”, tha ajo.

Ndërkaq, Yasir Barakt, i cili ishte shpërngul nga Gaza në Shtetet e Bashkuara rreth 18 vite më parë, mori pjesë në emër të familjes së tij, ku më shumë se dy milionë njerëz po mbeten pa ujë, ushqim dhe energji elektrike.

Ai tha se kishte pasur kontakte të kufizuara me familjen e tij për shkak të kushteve dhe fajësoi Shtetet e Bashkuara për atë që ai e përshkroi si financim të dhunës kundër palestinezëve.

Derniers articles

Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të njolloset

Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të njolloset 08 dhjetor 2023| 00:27 Publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e...

Amerika i kthen shpindën. Ukraina i kthet Zvicres.. Ignazio Cassis dëshiron të rindërtojë Ukrainën

Brrne, 8 dhjetor -Këshilli Federal dëshiron të kontribuojë në rindërtimin e Ukrainës në shumën prej gjashtë miliardë frangash. Por ndryshe nga sa ishte planifikuar,...

OKB, UNESCO e njeh traditën e iftarit të Ramazanit si trashëgimi kulturore

Gjeneve, 8 dhjetor -Agjencia kulturore e OKB-së e njohu të mërkurën iftarin, vaktin që prish agjërimin gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, në...

Një gazetar shqiptar zgjidhet anëtar i komitetit të Shoqatës së Gazetarëve Ndërkombëtar (APES) në Gjenevë

Photo: Pierrem Virot (APES) Gjenevë, 8 dhjetor -Shoqata e Gazetarëve të huaj në Zvicër dhe Liechtenstein-APES (The Foreign Press Association in Switzerland and Liechtenstein) me...

Zvicër, Këshilli Federal vendos të përgatisë një mandat negociues me Bashkimin Evropian

Bernë, 7 dhjetor -Këshilli Federal udhëzon FDFA të zhvillojë një mandat negociues me Bashkimin Evropian Në mbledhjen e tij të 8 nëntorit 2023, Këshilli...