12.4 C
Berne
lundi 29/04/2024

I kujt eshte ky “diplomat” qe u kap me droge? Rrobaqepesi i promovuar nga tv kosovare me pasaporte diplomatike arrestohet në aeroportin e Stambollit

Policia e Turqisë dje e ka ndaluar dhe arrestuar në Aeroportin e Stambollit disenjatorin e njohur kosovar Valdrin Sahiti, raportojne mediat kosovare.

Sipas burimeve të KN brenda policisë së Kosovës arrestimi i Sahitit ka ndodhur pasiqë ai është i dyshuar për veprën penale blerja, pranimi, posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë.

Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës.

Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë. Mënjeherë pas kësaj Vadrin Sahiti është arrestuar dhe ndodhet në burg në Turqi.

Kujtojmë se Valdrin Sahiti ishte paisur me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish ministres së jashtme të Kosovës Melisa Haradinaj. Paisja e tij me pasaportë diplomatike ishte bërë nën arsyetimin për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare si dizejnator mode.

Derniers articles

Bernë, ambasadori shqiptar në Zvicër, Mustafa Nano reagon për dëmtimin e bustit të heroit tonë kombëtar « Skënderbeut » në Gjenevë

Bernë, 29 prill -Mbrëmë në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm...

Historia e trishtë e legjendës së futbollit – shqiptarit Hakan Sukur. Dje hero i Turqisë, krahpërkrah me Erdogan dhe Gulen, pasi u shpall « terrorsit »...

Bernë, 29 prill -Hakan Şükür ka lindur në Sapanca, rrethi i provincës Sakarya. Hakan Şükür është me origjinë shqiptare kosovare nga ana e babait...

Filmi “Bota jonë”(Notre monde) nga Luana Bajrami, rrëfen bredhjen e një rinie kosovare të lënë më vete në vitin 2007 para pavarësisë së vendit

“Bota jonë”, e Luana Bajramit, rrëfen bredhjen e një të riu kosovar të lënë më vete në vitin 2007, pak para pavarësisë së vendit...

AAK zgjedh kryetarin e ri për Zvicër, Haradinaj vjen me këto fjalë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të degës. Kështu...

Kryetari i bashkisë së Gjenevës dënon dëmtimin e bustit të Skenderbeut. Reagon edhe Ueli Leuenberger dhe Astrit Leka iniciator i vënies së monomentit

Alfonso Gomez (le Maire de Genève) Kryetari i bashkisë së qytetit nderkombëtar- Gjenevës: Dëmtimi i bustit te heroit te shqiptarëve ne Gjenevë një akt...