-3.2 C
Berne
vendredi 27/12/2024

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nga Tirana mbajti tribunë në Prishtine dhe ndau çmimet vjetore për gazetarët

Aleksandër Çipa kryetari i UGSH-së nga Sqhiperia ne Prishtine para kolegeve, gazetarëve nga gjitha viset shqiptare ne ballkan

Prishtinë, 28 tetor -Te premtenë e kaluar ne sallën e konferencave të Hotel Swiss Diamond Prishtinë u tubuan dhjetra gazetarë dhe personalitete, dashamire te gazetarisë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, marrin pjesë në forumin me temë «Roli i gazetarisë investigative kundër informalitetit». Tubimin e tribunes e hapi kryetari i AGSH-së z.Aleksandër Çipa gazetar i njohur shqiptar ne Shqiperi dhe ballkan, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

«Me kete rast u ndane edhe çmimet vjetore për gazetarët si dhe fituesit e konkursit « Vangjush Gambeta »- 2022, për gazetarët e ekonomisë. Ishte një veprimtari e shkëlqyer me atmosferë dhe dialogë kolegësh nga Shqipëria prej të 12 qarqeve, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës.. » ka thene nder tjera kryetari i UGSH-së z.Çipa per gazeten zvicerane Le Canton27.ch

Mos prania e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës në këte tribune mediale, ne mesin e mysafireve nga Tirana, vellezerve dhe kolegeve nga Shqiperia dhe trojet tjera shqiptare nga mbare ballkani, nga gazetaret pjesmarres ne kete tubim ne Prishtine u duk misterioz dhe e pahijshem edhe pse ishin te ftuar, përderisa anetaret e kesaj shoqate kosovare kane kohe te shkojne ne Beograd pas nje marrëveshje (2011) mes AGK-së dhe shoqates se gazetareve te Serbisë.

Veprimtaria kryesore e UGSH për nderimin dhe vlerësimin e gazetarëve këtë vit shënon 14 vjetorin e saj. Në këtë edicion të katëmbëdhjetë, ndahen dy çmimet «Karriera»,  »Reporteri i Vitit», «Raportimi më i mirë i vitit»,  »Ismet Bellova» dhe fituesit e konkursit vjetor, « Vangjush Gambeta », të mundësuar nga partneri tradicional, JTI.
Ja kujt ju dhane shperbline nga UGSH

Për shkrimin më të mirë në shtypin e shkruar dhe online në Kosovë, u shpërblye gazetarja e KTV-së Marigona Brahimi.

Çmimi “Reporteri i vitit” iu dha gazetares Ilnica Agolli, ndërsa çmimi raportimi më i mirë i vitit shkoi për gazetarin, Artur Bibe.

Çmimi  “Vangjush Gambeta”, iu dha gazetarit Xhenur Iseni, për shkrimin më të mirë ekonomik në shtypin e shkruar dhe online në Maqedonin e Veriut.

Çmimi për shkrimin më të mirë ekonomik në shtypin e shkruar dhe online në Shqipëri, shkoi për Esmeralda Topin.

Gazetares Elisabeta Dosku, iu dha çmimi për shkrimin më të mirë ekonomik televiziv në Shqipëri.

Çmimi “ Karriera” shkoi për gazetarin Dalip Greca, pas vdekjes, përderisa çmimi karrierës iu dha gazetarit Gëzim Baxhaku nga Kosova, raporton EO.

Kurse gazetari Bashkim Tufa morri çmimin “Ismet Bellova”.

Peut être une image de 4 personnes, personnes debout et intérieur
Peut être une image de 8 personnes, personnes debout et intérieur

Derniers articles