4.1 C
Berne
mardi 3/12/2024

Tri poezi nga poetja e re Arsinoi Zengo

« Lule shqerka »

Do harroj një ditë
Mes lotësh e pikëlluar
Buzëqeshjen do ta ngrys
Mallin do ta shuaj!
Lule shqerën do nuhas
Poshtë ndënë lëndinë
Erën do tja marr
Edhe pse ajo më ri e mpirë!
Ç’të bëra që kokën vare
Meraku të paska venitur
Lotët që lagnin petalin
Mua më paskan ikur!
Tashmë nuk do të këpus
As lojën nuk e luaj
Më do a s’më do
Ish një iluzion për mua!
Lulka ime bukur mos më mbaj mëri
Kur të vij çdo ditë më bëj shoqëri
Nëse ndonjë lotkë e sheh që pikon
Bëju si një flutur vrapo më përqafo!
Do harroj një ditë….ndoshta do harroj…!!!

Arsinoi Zengo: “Me ëndje kujtoj ty rini”

Rinia shkoi me pranverën,
shpirtrat shtegtuan.
Malli për të bukurën thërret!
Vajza u bë grua!

Më zgjat dorën moj rini
qeshu bashkë me mua.
Ç’më shkon anash në fshehuri;
harrove që isha e preferuar!

Më vije atëherë, flokët m’i zbukuroje.
Merrje fustanin me lule
mbi shtat sa bukur ma këndoje
Lëkurën e njomë ledhatoje!

Ahhhh moj e bukura rini
e di si të kujtoj?
Me kitarën mbi prehër telat i shkumoj,
vargjet e poetit do të këndoj!

Thonë që rinia është në shpirt
dhe unë këtë besoj.
Po nuk këndove për dashuri
kurrë rini mos jeto!

Rini e bukura rini…!!!

 

« Do pi, do dehem »

Një natë verë për ty do pi
Do dehem do prekem
Heshtrat do ti shkri
Në shpatullat furtunë si veri!
Zjarrllëku më kapi i mjeri ti
u piva u ngjesha as vet nuk di si
Sy bukuri zeshkani i etur në dashni
Rrëmbemë dhe çomë aty ku di ti!
Përzierje aromash unë dhe ti
Këmisha e zezë sa bukur të ri
Tantella mbi gju trurin ta mpin
Kaçurrelja bjondinë pa ty jo nuk ri!
Një natë verë piva për ty
Dashuri dhe pathos kishim në sy
Të prekja të puthja si kurë më parë
thërisje të duaaa e imja Nejadë!
Tani..unë jo nuk e harroj
Nje shishe të kuqe cdo natë do shijoj
dhe dehjen e ëmbël me ty rrezikoj
me dehjen dashnin’ do e provoj!
Zeshkani Bjondina dashurojnë!!!

Derniers articles