2.6 C
Berne
mercredi 11/12/2024

Shqiptaret ne Aarburg shenoi 16-vjetorin, Diten e Pamvaresise se Kosovës. Folesit falenderuan edhe Zvicren për mbeshtetje deri tek njohja

Aarburg, 19 shkrut  -Me emrin e Allahut (xh.h) Mëshiruesit, Mëshirplotit Të shtunën në mbrëmje, respektivisht më datë 17 shkurt 2024 në ambientet e Xhamisë së Bardhë Aarburg me një program të pasur kulturor dhe shkencor u realizua me sukses manifestimi tradicional kushtuar 16 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Shënimi i përvjetorit i “ 17 shkurtit ” është bërë pjesë tradicionale e aktiviteteve të rregullta të Xhamisë së Bardhë, por kësaj rradhe me një shije të veçantë, me një koreografi impresionuese dhe një program kulturor artistik.

Imami  Nehat V. Ismaili:  Jemi mirohnjohes dhe falenderojme Zvicren për mbeshtetje gajte dhe aps luftes ne Kosovë deri deri tek njohjae pamvresisë

Grupi i recituesve i nxënësve të xhamisë performuan në mënyrë artistike poezi me tinguj të ëmbël të gjuhës shqipe, kushtuar luftës heroike dhe figurës madhështore të Adem Jasharit, trimave dhe luftëtarëve të UÇK-së, Drenicës, Prekazit dhe gjithë atyre që u flijuan dhe martirizuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Prof.dr.Adrian Muhaj, akademik historian, ishte i ftuari special në këtë mbrëmje i cili ligjëroi për një temë shumë të rëndësishme “ Aspirata e drejtë e pavarësisë në rrugëtimin e mundimshëm të historisë” përmes një kronologjie të rreptë shkencore dhe historike elaboroi ecurinë, rrethanat, shkaqet dhe ndodhitë më të rëndësishme të qindëndvjeçarit të fundit deri në aktin formal të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Programi filloi me këndimin e disa vargjeve të përzgjedhura nga Kur`ani fisnik kënduar nga Amar Selmani. Me fjalë përshëndetëse në këtë event u paraqitën kryetari i KMSHZ-së Mehas ef.Alija i cili mes tjerash deklaroi “…në Xhami mësohen vlerat si duhet të ruhet dhe të duhet vatani. Shumica e iniciativave mbarëkombëtare si pikënisje e kanë patur xhaminë, si psh.Lidhja e Prizrenit etj ” në ndërkohë Imami i xhamisë TULIPAN mr. Halil Ademi në fjalën e tij përshëndetëse mes tjerash deklaroi “ Gjaku i familjes Jashari është shkaku që ne të gëzojmë lirinë dhe martirizimi i tyre është akt i cili sot kujtohet dhe nderohet jo vetëm në Aarburg por edhe gjithë diasporën”

Imami i Xhamisë së Bardhë, Nehat Ismaili ishte në rolin bashkëbiseduesit i cili mes tjerash deklaroi “në xhami ruhet tapia e shqiptarisë sepse aty mes tjerash kultivohet edhe gjuha amtare, kultura dhe tradita. Njëkohesisht xhamit tona tashme ne Zvicer jane berë nje vendtakim per debati dhe kultivimin e kulturave dhe traditave tona, duke luftuar e dukurite e zeza, njekohesisht duke edukuar fëmijet tane ne frymen e tolerances dhe rrespektit ndaj njeri tjetrit si shembill integrimi,  duke marrur shembull gjithnje Zvicren…Kur eshtë fjale per Zvicren domsodo do falenderuan kete vend për mbeshtetjen për Kosovën dhe shqiptaret gjate dhe pas luftes.. deri tek njohja e pamaraesisë…”

Gjatë sesionit për pyetje dhe përgjigje, është i rëndësishëm të përmendet edhe konstatimi i dr.Ibrahim Sejdinit, i cili mes tjerash deklaroi ..” Xhamitë nuk janë vetëm institucione fetare por janë edhe institucione arsimore dhe shkencore”, në vazhdën e kësaj përmendi që “patriotizmi nuk duhet të jetë vetëm çështje individuale por çështje institucionale”.

Kryetari i Xhamisë së Bardhë, bëri dekorimin e prof.dr.Ardian Muhaj duke i ndarë një mirënjohje në emër të Xhamisë së Bardhë për kontributin e tij shkencor dhe bashkëpunimin e tij konstuktiv me komunitetin shqiptar. Theksojmë që të githë të pranishmit shijuan ushqimet tradicionale karakteristë e gjitha krahinave shqiptare për këtë i shprehim falenderimet tona gjithë atyre që kishin sjelllë gatime shtëpiake.

Derniers articles