22.2 C
Berne
jeudi 18/07/2024

Presidentja e Zvicrës Viola Amherd ka uruar presidenten Kosovës me rastin e 16-vjetorit të pamvarësisë

Bernë, 20 shkurt – Autoritetet e Kosovës si presidenca ashtu edhe qeveria kane prnauatr urime nga katetr anet e botes, madje edhe nga ato shtete qe  prtien t anjohin shteitn me te ri ne Evropë -Kosovën. Me rastin e përvjetori i 16-te i pamvaresisë së Kosovës urmet e para ishin nag ata fende te cilat edhe e njohen Kosovën dhe ishin aletae te vneit tone. Nje urim ne adrese te presidentees se KosovësV josa Osmani  ishte edhe nga presidentja e Zvicres Viola Amherd e rrethar nga mbi 300.000 shqiptarë, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canotn27.ch

« Presidentja e Konfederatës, Viola Amherd, ka uruar Presidentin e Republikës së Kosovës me rastin e festes kobëtare, 16-vjetoriun e pamvarësisë… » (La Présidente de la Confédération, Viola Amherd, a félicité le Président de la République du Kosovo à l’occasion de la fête nationale, le 16e anniversaire de l’indépendance…) thuhet ne njoftimin nga kabineti i presidentes helevtike derguar redaaksise se gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ne kete urim te presidentes se Zvicres drejtuar autoriteteve kosovare ne Prishtine thuhet nder tjera se Zvicra dhe Kosova do vazhdojne ket bashkepunim te mire mes veti.

Zvicra është një nga vendet e para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës, që u shpallur më 17 shkurt 2008. Zvicra, pas Shqiperisë dhe Amerikës ishte nder vendet e para qe ka njohur shetin e Kosoves me 27 mars 2008.

Kryeministri shqiptar i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në nje takim kreun e Departamentit Federal të Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sporteve (DDPS) znj.Viola Amherd, presidente aktuale. Me këtë rast Kurti ka shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e Zvicrës dhënë Kosovës para, gjatë dhe pas luftës, e pas pavarësisë së Kosovës. Ndersa, shefja e DDPS znj.Amherd dhe sot presidnet, ka thene se « Zvicra dhe Kosova ndajnë vlera të përbashkëta. » Ajo potencoi rëndësinë e mërgatës së madhe nga Kosova, që kontribuon në ekonominë e Zvicrës.

Prania e Forcës së Kosovës (KFOR) mbetet e nevojshme në këtë vend për shkak të situatës së brishtë atje dhe tensionimet e speshta ne Veri te Kosovës, kane deklaruar zyrtaret nga Berna për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch. Ndryshe Ministrja e Mbrojtjes Viola Amherd ka folur për një kontekst « të qetë dhe të qëndrueshëm », « por tensionet mbeten ». Prandaj, Këshilli i Shteteve votoi për të zgjatur praninë e Swisscoy në Kosovë deri në vitin 2026, duke thënë se angazhimi i tyre është i nevojshëm për të ruajtur paqen në rajon.

Ne intervisten e fundit për gazeten zvicerane Le Canton27.ch ambasadori zviceran Prishtine z. Thomas Kolly, ka thëne se “Zvicra sot eshte investitori i dytë më i madh në Kosovë – Zvicra ka ofruar ndihmë thelbësore për Kosovën që nga viti 1998. Ajo deri më tani ka ofruar më shumë se 500 milionë CHF për Kosovën dhe mbetet partneri i tretë bilateral i zhvillimit të Kosovës. »

 

Derniers articles