12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Shqipëtarët, nga viset arbërore tek diaspora shqiptare në Selanik

Selanik, 3 prill -Shqiptarë nga mbarë Diaspora, e vjetër dhe e re janë bërë bashkë kokë më kokë në një aktivitet unik. Ka qenë një ndërthurje harmonike e plotë e kulturës shqiptare, koncerti i ditës së djeshme në Selanik “6 shekuj mall”, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Për herë të parë grupi “Vëllezërit Arbëreshë” ka interpretuar për publikun shqiptar në Universitetin “Aristoteli” Selanik-Greqi

“Shpalosje kulturore Arbërore- Shqipëtare- Greke me emocione të bukura she të përbashkëta arti, muzike, literature, në rrugëtimin e emigrimit, integrimit, vëllazërimit mes popujve” shkruhet në njoftimin e shoqatës “Fari” në Selanik, organizatore e këtij eventi. Pjesë e koncertit ka qenë edhe interpretimet e pianistes shqiptare me banim në Zvicër Ermira Lefort si dhe shumë artistëve të tjetër.

Për herë të parë në Greqi, na nderon me pjesëmarrjen e tij grupi artistik « VËLLEZËRIT ARBËRESHË » Kalabri – Itali, të cilët kanë dhënë koncerte në mbarë botën. Ishte ky nje një festivitet të rrallë artistik, në kuadrin e trashëgimisë dhe traditës shqiptare !

Edhe me joshese, impozonte e bere atmosferen prezentimi i shkelqyeshen i artistes, pianistes se njohur Ermira Lefort, mysafire speciale nga Gjeneva, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Bukurinë e koncertit do ta shtojnë këngët, vallet, krijime poetike, që u bashkëprezantohen nga Artistë Shqiptarë dhe miqtë tanë atiste grekë! Arti bashkon popujt nga Shoqata « FARI » e drejtuar nga Kryetarja Shqiponja Dodaj Pepkolaj.

Aty mori pjese edhe z. Z.Mimmo Imbrogno drejtues i Grupin “Vëllezërit Arbëreshë “ nga Kalabria, njeherit President i Shoqatës. “Ishte njevkoncert fenomenal kunDelamikunbashkoi te gjithecadtistet e viseve tona etnike. Me siguri ne si grupe muzikore e ruajmë kulturën arbëreshe mbi të gjitha me muzikë, sepse gjatë shekujve në përgjithësi traditat e gjuhës dhe kulturës janë transmetuar gojarisht nga nëna tek fëmijët…” ka the z. Imbrogno per gazeten zvicerane Le Canton27.ch

 

Derniers articles