12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Nga aktiviteti i shkrimtareve te Lugines: Karvani nga Presheva në Tërnavë

Preshevë, 22 prill -Karvani i Shkrimtarëve i Luginës, në vazhdën e aktiviteteve të saj, sot vizitoi paralelen e ndarë të sh.f. “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Tërrnavë, ku u mirëprit nga nxënësit e klasave të pesta me profesorin z. Rrahman Zeqiri
Shoqata “Feniks”, shënoi Ditën Botërore të librit dhe të drejtës autoriale. Për këtë ditë të shënuar për librin, foli Bilall Maliqi, kryetar i Sh. Sh. “Feniks”, ku bëri thirrje sidomos te nxënësit që të lexojnë më tepër libra të autorëve të ndryshëm, në mënyrë që ta shtojnë diturinë.
Më pas pjesë e Karvanit ishte edhe ora letrare me ciklin e lartë shkollor ku poetët e pranishëm: Bilall Maliqi, Avni Shaqiri, Nehat Ramizi, Valbona Hasani dhe Maida Salihu, lexuan poezitë e tyre, enkas për grupmoshë të nxënësve.
Pati edhe lexime dhe deklamime vargjesh nga nxënësit e kësaj shkolle…
Më pas me kërkesën e profesorit Hamdi Fejzullahu, Karvani i shkrimtarëve i Luginës mbajti edhe një orë letrare po në këtë shkollë me nxënës të përzier, nga klasa e gjashtë deri në të tetën, ku poetët e pranishëm lexuan poezitë e tyre autoriale, por edhe nxënësit lexuan dhe deklamuan poezitë e mësuara përmendësh gjatë procesit edukativo arsimor.
Kjo është hera e parë që mbahen dy orë letrare dhe në të njëjtën ditë e në të njëjtën shkollë, falë profesorit, z. Hamdi Fejzullahu.
Interesimi i nxënësve për ta dëgjuar fjalën e bukur poetike ishte në nivelin e duhur..
Bilall Maliqi, kryetarMay be an image of Bilall M. Maliqi

Derniers articles