« SI JANË RRITUR BINJAKËT » quhet libri i fundit ne gjuhehen shqipe te autorit te njohur ne ballkan Prof.dr. Milutin Gjuirckoviq. Eshte kjo nje veper, permbledhje me tregime humoristike për fëmijë dhe për të rinj. Do theksuar se shrkimtari Gjurickovic eshte autori i mbi 60 librave ne gjuhen serbe. librat e te cileti jane perkthyer ne 40 gjuhe boterore, cka nuk mungojne edhe ato ne gjuhen shqipe. Gjurickoviq sot eshte akadamik ndohsta mei ir ne Sewrbi, njehreit profesort ne Universaitetin e Beogradit. Gjurickoviq eshte edhe anetar i Shoqates se Gazetareve ne Serbi, shkruna gazeta zvcerane ne ship « Le Canton27.ch »
Botues: IWA Bogdani, Bruksel Biblioteka: Pjetër Bogdani Editor: Jeton Kelmendi Redaktor: Lulzim Tafa Recensent: Engjëll I. Berisha Ilustrator: IWA BOGDANI Taulant Berisha Realizimi teknik: Bogdani Edition Florentina Pajaziti © autorja iwabogdani@gmail.com www.iwabogdani.org
MILUTIN GJURIÇKOVIQ: SI JANË RRITUR BINJAKËT Tregime humoristike për fëmijë dhe për të rinj
Bruksel – Prishtinë 2018 Tregime humoristike për fëmijë dhe të rinj Tregimet që po botohen të përkthyera në gjuhën shqipe “Si janë rritur binjakët” , të autorit Milutin Gjuriçkoviq, sjellin një humor të lehtë, me shpoti të kapshme dhe mjaft tërheqëse për lexuesin në përgjithësi, ndonëse u janë dedikuar moshave të reja. Autori me përvojën e tij krijuese, ka ditur mirë ta zbërthejë gjuhën e humorit, duke e vendosur skenën në një familje, prej nga e krijon melodramën rrëfimtare për ta kapur mirë lexuesi, pasi ai me mjeshtri i vë në komunikim personazhet me ngjarjet duke e transmetuar kohën, mentalitetin dhe vizionin. Që të tria, këto janë determinues të zhvillimit të një shoqërie, për edukim dhe premtim. Është lindja, rrita dhe formësimi i njeriut që e krijojnë kategorinë e asaj gjenerate për ta formësuar ardhmërinë prej nga krijohet mentaliteti që mund të lë gjurmë për kohë të gjatë. Binjakët janë kurdoherë personazhe që bëjnë tërheqje, edhe kur janë në realitet. Kjo është esenca e shkrimtarit Gjuriçkoviq, për ta bërë sa më dramatike lëvizjen e tyre, nga lindja deri në kohën kur ata bëhen të vetëdijshëm për ta vrojtuar mendësinë e të tjerëve. Në të vërtetë, ngjarjen paqësore e bën adhurimi i familjes për njëri tjetrin, por dashuria e pa epur shpesh na bën të pa kompromis duke na nxjerr edhe qesharakë për të tjerët. Secili në familje bëhet më autoritativ, ndërsa binjakët bëhen më shumë përshkrues të ngjarjeve. Ky edhe është qëllimi i dedikimit për të rinj, nga vetë autori, për ta nxjerrë mësimin e të qenit autoritetit, që shpesh ia veshim vetit jashtë realitetit që e krijojmë. Janë të shkurtra tregimet, për mendimin tim edhe kjo është e qëllimtë, sa më të shkurtra, – për ta tërhequr lexuesin, për ta bartur kohën më të hershme me atë të renë, në transformim të një mentaliteti të ri, ku, autori tregohet i kujdesshëm që të mos e vejë në sarkazëm, por në një gaz të lehtë bëhet rrëfimtarë edukativ. Format e edukimit janë synim për të gjithë ata që krijojnë, pikërisht për shkrimet që u dedikohen të rinjve. Humori, jo vetëm si zhanër që është kërkuar dhe ka pasur nevojë njeriu në çdo kohë, por, sot po bëhet terapi që na duhet sa buka, për ta shpëtuar mendjen nga përmbytjet që na i bën dinamika kohë. Realiteti shpesh na nxjerrë të përqeshur nga ajo që bëjmë kur jemi emotiv, e kur kemi në përgjithësi veprime të mëdha në shoqëri. Kjo po ndodhë me ne, pikërisht në kohën kur jemi si kurrë më parë në sytë e botës të pa kamufluar, pra, thënë shkurtë jemi të monitoruar pa asnjë mbrojtje. Besoj se, tingëllojnë mirë edhe në gjuhën shqipe këto tregime, duke e gjetur lexuesin me temat universale dhe me motiv tërheqës. Nga redaksia “IWA – Bogdani” Prishtinë, nëntor, 2018.
PREJARDHJA JONË DHE LINDJA
Paraardhësit e mi rrjedhin prej një fshati malor, prej nga para shumë kohe kanë zbritur në qytet. Gjyshi nga ana e babait quhej Petar. Ka vdekur i ri nga një sëmundje e rrallë dhe e panjohur. Ka lënë shtëpinë plotë me fëmijë. Më i rrituri nder ta ishte babai im i cili qysh në fëmijërinë e re duhet që të interesohej për të gjitha. Kur kishte zënë shtat ishte martuar me vajzën nga një vend i afër. Pas një viti të një martese të harmonishme, ishin realizuar ëndrrat e tyre dhe kishin pritur fëmijë. Duhet të qerasesh, je bërë me djalë, – i kishin thënë në maternitet babait tim. Atë ditë të një korrikut ishte shumë i gëzuar dhe shumë i hutuar njëkohësisht . – Natyrisht, – ia ktheu babai, duke u kthyer për dhurata. Pas dhjetë minutave erdhi në maternitet, duke i sjellë dhurata infermieres, e cila e para i kishte dhënë lajmin e gëzuar . – Ke djalë, – duhet të qerasësh, – i tha gruaja e njëjtë me një buzëqeshje të madhe në fytyrë. – E di, më ke thënë, – u përgjigj babai, duke u falënderuar dhe duke ia ofruar dhuratat. – Po, por kjo ka qenë për djalin e parë. E keni fituar edhe një! Babai mbeti i shurdhër dhe kishte ngelur për një çast . – A je e sigurt? – Kishte pyetur i trazuar . – Natyrisht, të uroj! Ke fituar binjakë, kurse gruaja është mirë dhe po këndellet – tha ajo . Pa shumë dilema, babai u kthye edhe për një dhuratë. Ndjehej sikur të ishte me flatra. I qerasi të gjithë me radhë. Kur sërish arriti në maternitet, i drejtohet edhe një herë të njëjtës infermiere: – Më thuaj, a ka edhe ndonjë fëmijë, që të mos kthehem për dhuratë edhe herën e tretë? Gruaja, natyrisht e kuptoi shakanë, duke shtuar se babai im është njeri me shumë fat, sepse nuk është pak të fitosh binjakë. Pas disa ditësh të kaluara në spital, nëna e kënaqur dhe e gëzuar u kthye në shtëpi me dy fëmijë në parzëm. E gjithë familja u trazua dhe u gëzua, dhe kishte medituar për emrat tonë. Secili kishte propozimet e veta për emrat: – Predrag dhe Nenad – tha daja. – Gorçilo dhe Dojçilo – propozoi gruaja e dajës. – Rambo dhe Dambo – shtoi tezja . Edhe pse të gjitha propozimet ishin të mira, megjithatë, vendosen që të pagëzoheshim Sinisha e Sasha. Kjo u pëlqeu të gjithëve, madje për këtë u njoftua edhe nuni. Mirëpo, kthimi i gjyshes nga banja i kishte çrregulluar të gjitha. Meqë ajo ishte më e vjetra në familje, fjala e saj respektohej shumë: – Këta emra nuk më pëlqejnë, sepse jam dhëmbëshkulë dhe nuk mundem t i shqiptojë. U jepni emrat: Milutin e Milan! Kështu, ne të dy definitivisht fituam emrat tonë. Nuni vetëm sa bekoi atë që kishte thënë gjyshja dhe aty më nuk kishte pasur kurrfarë debati. Koha kalonte, e ne të dy u rritem me njeri-tjetrin. Thonë se kemi qenë plotësisht të njëjtë dhe vetëm nëna në bazë të qarjes (vajit) kishte mundur që të na dallonte. – Nëse ky është Milutini, atëherë ky tjetri duhet që të jetë Milani! – E çfarë nëse është e kundërta? – Flisnin familjarët. Pasi që në atë kohë, para dyzet e disa vitesh, karrocat e fëmijëve për binjakët ishin të rralla duhej që dy të ngushtoheshim bashkë! Lodrat, ushqimin dhe të gjitha të tjerët na i blinin gjithmonë për të dytë. Së këndejmi, edhe nuk kishte arsye që të ziheshim dhe të grindeshim për çfarëdo. Familjarët pohojnë se kemi qenë foshnje të mira dhe të rehatshme, e jemi përpjekur që të tillë të mbesim edhe më vonë. Gjyshja na donte dhe na ruante posaçërisht, sepse ishim nipërit e parë të saj. Të gjithë na përkëdhelnin dhe miklonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Fjala e parë që e kam theksuar nuk ka qenë as nënë as babë, – por gjyshe! Kurse fjala e parë e vëllait ishte: të holla! Kur ecnim teksa filluan problemet e para. Hynim në kotecin e pulave, hanim dhe nga saksitë për lule, hapnim derën e makinës së larjes dhe brenda saj pinim ujë, shtrinim macet si hobe, laheshim me qumësht. Gjyshja na mbronte gjithnjë, duke pohuar se akoma jemi të vegjël. Pavarësisht se për çfarë festash dhe mysafirësh bëhej fjalë, përherë ishim në qendër të vëmendjes. Të gjithë flisnin se ne sillnim fat dhe përparim, duke na qerasur e dhuruar begatshëm, e ne kjo na pëlqente shumë, prandaj shkonim te komshiu edhe kur nuk ishin Krishtlindjet Gjyshja shpesh na ka recituar këngë popullore dhe ninulla, nëna rrëfime të shkurtra dhe përralla, kurse baba disa vargje, përmbajtjen e të cilëve nuk e kuptonim gjithaq.
SI KEMI SHKUAR NË KOPSHT TË FËMIJËVE
Kur erdhi koha që të shkonim në kopsht të fëmijëve, të gjithë ishin të lumtur dhe posaçërisht të shqetësuar. Nëna na veshi petka të vogla solemne dhe kollare shumëngjyrëshe, derisa babai na rregulloi frizurat, duke e futur krahërin në ujë të ftohtë Të bukur janë, si babai, e të mençur si babai- fliste me krenari e mburrje. Si jo? – kundërshtonte nëna – e unë, sikur mos t i kisha lindur… Dita e parë në kopsht ishte shumë solemne. Të gjitha buçisnin nga loja dhe kënga. Pranimit të gjeneratës së re të fëmijëve prezantonin zakonisht të dy prindërit, e pas nesh shkonte shpura nga dhjetë e më shumë anëtarë: përbërë nga gjyshja, tezja dhe daja, madje edhe komshitë e parë! Delegacioni ynë familjar zuri pothuaj se gjysmën e kopshtit derisa mysafirët tjerë qëndronin në këmbë. Edukatorja kryesore çuditej, duke shtruar pyetje vazhdimisht: – Pse nuk keni sjellë edhe ndokë tjetër ? Babai këtë nuk e kuptoi më se miri, prandaj edhe kërkonte falje, duke u arsyetuar. – Mos na shihni për të madhe, tjerët ishin të zënë dhe me punë zyrtare. Prandaj, erdhëm në përbërje kështu të vogël … Duke dëgjuar këtë, edukatorja vetëm hapi gojën nga çudia dhe filloi që të bënte kryq. Derisa shkrepnin fotoaparatet nga të gjitha anët, fëmijët individualisht u drejtoheshin të pranishmëve, duke recituar ndonjë vjershë për dashurinë familjare, për dashurinë, për lumturinë… Të gjithë prisnin me padurim paraqitjen tonë. Disa vogëlushë kishin droje, filluan të qanin dhe vraponin u hidheshin në përqafim prindërve. Ne të dy u paraqitem, megjithatë me vetëbesim dhe shumë gjakftohtësi. Qëndruam njeri pranë tjetrit dhe me zërat depërtues bashkërisht si një kor kënduam. Publiku ishte i çuditur! Askush nuk dinte se çfarë po ndodhte. Duke kuptuar se bëhej fjalë për këngë të papërshtatshme, e jo për recitime të çdoditshme për fëmijë, moderatorja kryesore e programit reagoi menjëherë dhe e ndërpreu paraqitjen tonë. Mirë është, mjaft! Le të paraqitet tash tjetri që është në radhë! – tha e acaruar. Por, për befasinë e të gjithëve, për pjesëmarrësit kjo ishte simpatike, prandaj na qerasen me të qeshura dhe me duartrokitje. Moderatorja pa sukses përpiqej që të na tërhiqte nga skena, sepse ne të dy edhe më tej recitonim vargje, derisa nder ata që ishin prezentë edhe më tej jehonin qeshjet e zëshme. – Ju lumtë, djelmosha, – ndërhyri gjyshja . – Ju përqafon babai, – bërtiti babai . – Kukullat e mija, – ngushëllohej nëna. Moderatorja djersitej duke ndërruar ngjyrën e fytyrës, duke na lutur që ta ndërprisnim rrëfimin tonë. Por, ne nuk i kushtonim kësaj vëmendje, përderisa nuk e kryem përfundimisht, duke e recituar edhe vargun e fundit të poezisë së mësuar. Dhe kështu përfundoi prezantimi ynë i parë në kopsht Ballukja e kaltër, që do të mbahet mend për kohë të gjatë. Për familjen tonë ishte edhe ky një sukses në vargun e sukseseve e më vonë kemi marrë vesh se edukatorja kryesore i kishte drejtuar babait kritika të rrepta për shkak të papërshtatshmërisë së vjershës, të cilën e deklamuam gjallërisht. Babai, megjithatë nuk mërzitej shumë për këtë Për çdo ardhje ose shkuarje nga çerdhja angazhohej gjysma e familjes, derisa ne kënaqeshim nga ajo vëmendje dhe begati Më vonë u mor vesh se ata të pestit (gjyshja, babai, nëna, tezja, daja ) të pamjaftueshëm që të na ruanin, u shtrënguan që të kërkonin ndonjë grua e cila do të na ruante në orët e pasdrekes. Ishte ajo një zonjë fine, me moshë mesatare, me syze dhe me flokë të shkurtuara. Quhej tezja Goga, kurse ne shtonim gjyshja Roga . Menjëherë na deshi dhe na pranoi me dashuri të madhe. Tërë ditën, e posaçërisht gjatë fundjavave e kalonte kohen me ne dhe na ushqente. Mirëpo, ky idil nuk zgjati shumë. E tëra filloi një pasdreke dimri, kur tezja Goga doli në tarracë që t i shtrinte petkat e sapo lara. Ndonëse ishte shumë ftohtë doli vetëm shkurtazi, duke e mbyllur derën prapa vetes. Në tarracë ishte shtrëngatë e vërtetë dhe binin flluska të mëdha bore. Ne të dy luanim dhe në një çast, spontan dhe krejtësisht rastësisht mbyllem derën e tarracës, duke vazhduar që ta bënim tonën, pa u brengosur. Se shpejti tezja Goga u përpoq që të hynte nga tarraca në dhomën e fëmijëve, por mbeti pa mend kur e kuptoi se dera ishte e mbyllur! Në fillim na luti urtësisht që ta hapnim derën, pastaj trokiti duke thirrur, e kur filloi që të ngrinte nga të ftohtit, e përfshirë nga paniku grithte derën, si ndonjë mace. Gjatë kësaj kohe, unë dhe vëllai, luanim lojën domino në dhomën e ngrohtë të pavetëdijshëm për gjendjen në të cilën ndodhej dadoja Ç’është e vërteta, deri te ne arrinin thirrjet dhe klithmat e saj, por të joshur nga loja, nuk arrinim ta supozonim seriozitetin e gjendjes se krijuar. Për më tepër, shpesh shkonim në dhomën e ditës, nga as që mund të dëgjohej lutja-kërkesa e saj për ndihmë. Meqë tarraca ishte në katin e tretë dhe e kthyer anës së kundërt të rrugës kryesore, askush nuk mund të shihte, e as ta dëgjonte këtë. Kohë pas kohe, hynim në dhomë, dhe duke e parë përmes xhamit të mjegulluar tezen Goga sesi dridhej dhe kërcente nga acari, e ngrinim dorën në shenjë përshëndetjeje dhe vazhdonim lojën. Nga era e fuqishme nuk i kuptonim fjalët e saja, por na kërcënonte me gisht, kur edhe më shumë u hutua dhe nuk dinim se çfarë duhej ndërmarrë Kjo zgjati gjithsej disa orë, derisa prindërit u kthyen nga puna, kur nëna menjëherë, me të arrirë në shtëpi, hyri në banje që ta hiqte grimin, t’i lante duart, që nënkuptonte edhe mesatarisht 3o minuta shtesë.. Kjo zgjati gjithsej disa orë, derisa prindërit u kthyen nga puna. Anëtarët tjerë të familjes ishin diku mysafirë, kështu që fati i tezes Goga ishte në duart e Zotit. Ku janë fëmijët e mi të artë? – Tha nëna. – A keni qenë të mirë prapë? – Po, nënfushe, – ia kthyem ne të dy me zë të lartë, duke e përqafuar. Ashtu u mikluam dhe u përshëndetem edhe disa minuta, derisa nëna pyeti: – E pse jeni vetëm? Ku është tezja Goga? – Nuk dimë, mami. Kemi luajtur në dhomë me lodrat tona – u përgjigjem sinqerisht dhe pa ndonjë djallëzi . Nëna na lëshoi nga parzma dhe u nis drejt dhomave që ta kërkonte kujdestaren. Kur e vërejti gruan e shtanguar në tarracë, arriti që të bërtiste me zë të lartë dhe menjëherë duke hapur derën. – Pash Zotin fëmijë, çfarë keni bërë ?! – Bërtiti nëna. Shikuam me habi, duke mos kuptuar edhe më tej se çfarë po ndodhte, derisa tezja Goga, e mavijosur dhe e mërdhirë i rrotullonte sytë dhe kërcëllinte dhëmbët, pa arritur që ta thoshte asnjë fjalë! Nëna solli kaloriferin dhe gruan e mërdhirë e mbuloi me batanije. Pastaj ziu çaj kamomili, duke kërkuar falje pandërprerë dhe duke na kërcënuar ne të dyve. – Kuku për ju se çfarë do t’u gjej kur t’ u vjen babai ! – A dëgjove se çfarë të tha mami ?- Më pyeti vëllai. – Nuk më tha mua, po ty, u mbrojta unë. Si ka përfunduar kjo nuk më kujtohet saktësisht, por e di i siguri se tezja Goga nuk na ka ruajtur më dhe se babai ia kishte paguar asaj shërimin në ndonjë ilixhe.