Bernë, 25 shtator -Vrasja e policit shqiptar, Afrim Bunjaku, nga Kosova në veri, nga bandat kriminale dhe terroristët serb po flitet nga mbarë komuniteti ndërkombëtar dhe personalitete botërore.
Lidhur me vrasjen e policit kosovar ka reaguar edhe Zvicra, duke dënuar këtë akt qyqar.
Në një reagim dërguar gazetës zvicerane Le Canton27.ch nga DFAE/EDA në Bernë ndër tjera thuhet: «Zvicra dënon fuqishëm sulmin e turpshëm kundër policisë së Kosovës dhe bën thirrje për qetësi dhe përmbajtje». (La Suisse condamne fermement l’attaque odieuse contre la police du Kosovo et appelle au calme et à la retenue…)
Sipas zyrtarit nga Ministria e jashtme, Nicolas Bideau: «ata që janë përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm duhet të sillen para drejtësisë. »